Ndaj dhunës së përdorur në protestë ka reaguar edhe faktori ndërkombëtar, ndërsa ish-komandantë shqiptarë të ish-UÇK (Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare) të luftës së vitit 2001 në Maqedoni, kanë paralajmëruar se nuk do të rrinë duarkryq dhe i kanë kërkuar Ali Ahmetit që të braktis qeverinë e Nikolla Gruevskit.
Hamdi Ndrecaj, i njohur në luftën e vitit 2001 si komandant Panteri ka kërkuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti që sa më shpejtë të largohet nga qeveria Gruevski.
“Unë, komandant Panteri, do të vihem në mbrojtje të popullatës shqiptare në IRJM dhe do të veproj për organizimin e një guerileje të ngjashme me atë të vitit 2001. Armëpushimi i vitit 2001 nuk vlen më”, tha “Panteri”.
Hamdi Ndrecaj, i njohur në luftën e vitit 2001 si komandant Panteri ka kërkuar nga Ali Ahmeti që sa më shpejtë të largohet nga qeveria Gruevski.
“Unë, Hamdi Ndrecaj, komandant Panteri ish-komandant operativ i batalionit të parë, Brigada 112 Mujdin Aliu, kërkoj nga Ali Ahmeti dhe BDI, që duke parë situatën në IRJM dhe eskalimin e saj në disfavor të popullit tim shqiptar, që urgjentisht të tërhiqen nga qeveria e Gruevskit”, ka shkruar “Panteri”, transmeton “tetova1”.
Ai ka thënë se do të vihet në mbrojtje të popullatës shqiptare.
“Unë, komandant Panteri, do të vihem në mbrojtje të popullatës shqiptare në IRJM dhe do të veproj për organizimin e një guerileje të ngjashme me atë të vitit 2001. Armëpushimi i vitit 2001 nuk vlen më”, tha “Panteri”.
“Nëse shteti i Maqedonisë vazhdon të sillet kështu, në mënyrë çnjerëzore kundër shqiptarëve, ne do të vihemi në mbrojtje të popullatës shqiptare në trojet e Iliridës dhe do të riaktivizojmë një forcë ushtarake të ngjashme me atë të vitit 2001”, ka thënë në fund Panteri.
Protestuesit sulmojnë selinë e BDI-së
Në ditën e dytë të protestave në Shkup, ka pasur pjesëmarrje më të ulët. Kësaj radhe protestuesit janë përqendruar në zonat e banuara kryesisht me shqiptarë.
Ata kanë për disa minuta kanë gjuajtur me gurë selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Çair dhe Komunën e Çairit.
Të rinjtë kanë bllokuar rrugët në zonën e Çairçanjës dhe më pas janë nisur drejt Komunës së Çairit, ku janë përplasur me policinë.
Policia edhe gjatë së shtunës ka përdorur granatat tronditëse, për të shpërndarë protestuesit. Ndërkohë në të gjitha rrugët e Shkupit, me theks të veçantë para institucioneve shtetërore, vërehet prani e shtuar e forcave speciale policore.
















