Jo shume kohe me pare, Zija Çela, prozatori yne modern, nder me te shquarit e letrave shqipe ka botuar romanin ” Apokalipsi sipas Shen Tiranes”. Une kam shkruar nje artikull per romanin ne fjale dhe, kesaj rradhe nuk do te merrem me vlerat e padiskutueshme te kesaj proze. Kesaj here, me shprese se edhe lexuesit do te me mirekuptojne, deshiroj vetem te citoj nje paragraf. Pastaj, le te bashkebisedojme rreth paragrafit, te shohim se ku do te na coje profecia e Zija Çeles. Ja edhe paragrafi.
” … E verteta ishte marre vesh vone, kur as Dhori T. nuk jetonte me. Vrasjen e pare e kishte kryer per llogari te Stilian Strazimirit, duke i marre gjysmen e shumes si kapar, dhe gjysmen pas punes. Per te dyten e angazhoi perseri zoti Strazimiri,por jo per llogari te vet. Dhori u pagua njelloj,gjysmen e shumes kur pranoi te ishte dorasi, gjysmen kur i thane te lumte dora( pistoleta me silenciator). Pasi kaloi viti dhe u duk se zoti Strazimiri e kishte harruar tashme,Dhori T. u thirr per vrasjen e trete. Kesaj here vuri kushte te reja, shtatedhjete e pese perqind te shumes ne dore,pjesen e mbetur pas plumbit. Kur kreu edhe vrasjen e gjashte ( tani i kishte prere marredheniet me Stilian Strazimirin), u be diktues ndaj klientit,kerkoi dyfishin e cmimit dhe kapar tetedhjete perqind. Vrasjen e tete e kreu ne rrethana qind per qind i parapaguar. Pastaj u be aq maniak, sa filloi te vriste edhe pa pagese,kot fare,per te mos e lene armen te ndryshkej. Vecse tani, nuk e zgjidhte viktimen, zgjidhte vetem shkallen me te larte te veshtiresise. Ne nje fare menyre, vinte veten ne prove per distancen dhe mundesite qe kishte policia per ta kapur.” ( Apokalipsi sipas Shen Tiranes, faqe, 254, Botimet Toena, 2011)
Tani le ta marrim pak fryme. Se edhe gjaku i Artan Santos nuk eshte thare ende. Dhe se, po ashtu si ne prozen e Çeles te botuar tre vjet me pare, vrasesi i Santos po ashtu e ka kryer krimin mu nen hundet e policeve. Dhe, deri me sot, ende nuk eshte kapur . O zot, them me vete, cfar proze brilante shkruan Zija Çela. Po kush e lexon se? Kjo eshte ceshtja. E sigurte, eshte qe e lexojne me mijera,por eshte e po kaq e sigurte, mendoj, se mjaft njerez te ligjit,perfshire edhe ministrin e brendshem aktual as qe kane pike sensibiliteti ndaj prozes se Çeles. Se, po te kishin, e pakta qe do te duhej te benin, eshte te kishin bllokuar rruget nga ka kaluar vrasesi lirisht. Por, te thuash sikurse thote ministri Tahiri se vrasesi “…ka dashur te beje zhurme”, kjo tregon se zoteria ne fjale ka ego te shquhet si burre i zoti qe di te beje metafora dhe te qese kunja. Po une kam nje pyetje: ne ate post ku eshte per cfar paguhet? Per metafora e kunja,apo per te dhene siguri per jeten e njerezve,kushdo qofshin keta: bankiere, punetore, ministra, femije, gra, burra, te rinj , te moshuar. etj, etj. ? Edlhe ne paragrafin e prozes se Çeles, sado qe autori ve ne levizje logjiken dhe fantazine e shkrimtarit, ka megjithate nje grime nuance te ligjerimit ligjor. Ndersa shkrimtari Zija Çela thote per vrasesin se ai “…Ne nje fare menyre vinte veten ne prove per distancen dhe mundesite qe kishte policia per ta kapur.”, krejt e kundert shfaqet qasja e nje ministri te brendshem kur thote se ai, vrasesi pra, “…ka dashur te beje zhurme”. Zhurme per cfar? Ka dashur prishe namin e mire qe ka Blloku per “qetesine apostolike” diten per diell? Ka dashur t’i terheqe vemendjen kryeministrit nje qind metra me larg kur ai ndoshta ka qene duke postuar ndonje cicerime ne Tweeter? Apo ka dashur t’i thote Barrosos ” Miresevjen ne vendin e Mafias”?
Cilatdo qofshin pergjigjet e ketyre pyetjeve, nje gje duket e qarte si drita e diellit, se me amatorizem, me propagande, me kunja ironie, me akte delirante, me fodullek e me tangerllek, me injorance e me bishtin perpjete, as ligji zbatohet, as rendi e siguria e jetes nuk plotesohet,as Shqiperia nuk mberrin ne Europe. Une nuk po flas fare nese keta qe kane pushtetin sot kane vullnet per t’i realizuar gjithsa premtuan. Kjo , natyrisht eshte shume e rendesishme,por une po e anashkaloj. Une, shoh edhe nga larg, se fjala vjen, ne fushe te sigurise se jetes, ka se paku nje paaftesi te dukshme nga organet kompetente ligjore. E pershendes aksionin e policise ne Lazarat. Por, ne fund te fundit, eshte krejt e ligjshme pyetja: sa para u sekuestruan nga aksioni policor, cfar llogarish bankare iu kapen boseve te prodhimit apo te transportimit te droges? Keto nuk i sheh kush, keto nuk behen te ditura.
Te shkaterrosh parcelat me bime narkotike eshte nje gje relativisht me e thjeshte se sa te kapesh fijet se ku shkon dhe si pastrohet paraja e piste e droges qe prodhohet apo tranzitohet. Kjo eshte ceshtja. Por lajmet, ato te kronikes se zeze shqiptare, pothuajse perdite thone se ketu apo atje iu vodhen ketij apo atij pese mije euro, apo dhjete mije dollare. Ne Amerike, edhe nje mije dollare te terheqesh nga banka ku ke depozituar parate e tua, te fusin neper vrime te gjilperes. Jo me te mbash shuma kolosale parash jashte banke, sikurse quhet normale ne Shqiperi. Kjo eshte totalisht e papranueshme. Ne nje shtet ligjor, ne rradhe te pare e mbi te gjitha, shteti e ka per detyre te kontrolloje si leviz paraja, per t’i prere rrugen asaj paraje qe nuk taksohet. Dhe paraja qe nuk taksohet, eshte sikurse dihet, gjithmone para e piste: para droge, para prostitucioni, para e perdorur nga vrases me pagese, etj, etj.
Dhe per t’i mbyllur keto pak rradhe, tamam si ne prozen profetike te Zija Çeles, vrasesi i te ndjerit Santo, ka qene aq i sofistikuar , sa duket ka dashur te vere ne prove, jo vetem ate policin te banka, jo vetem bosin e policit,por edhe bosin e bosit te policit.Doktor Berisha ka shtruar alternativen se ne rastin e Santos, ate ose e vrau qeveria ose shteti nuk ekziston. Alternativa e dyshimit te tij mbetet per t’u provuar nga prokuroria dhe gjykata qe do ta zbardhin deri ne fund vrasjen. Por , une mendoj, se kesaj garniture pushteti duket se i pelqen ta kerceje valsin me mafian. Me ate mafie, se ciles Zija Çela, ia ka analizuar rruazat e gjakut jo vetem si shkrimtar i klasit te pare, por sikur te ishte nje jurist qe paguhet per ta zbuluar dhe shperbere, njesoj sic shperbehen me rrezet lazer metastazat e kancerit…
Zoti, Minister i Brendshem, se paku, lexoje Apokalipsin e Zija Çeles…
Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha
Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...



















