Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shpjeguar arsyet e dorëheqjes së Jusuf Thaçit nga pozita e Drejtorit të Arsimit në Komunën e Prishtinës.
Sipas shpjegimit të publikuar në rrjetin social Facebook, Thaçi largohet siç ishin marrë vesh kur ishte emëruar në këtë pozitë.
Ja reagimi i plotë i Shpend Ahmetit (pa asnjë ndërhyrje apo korrigjim të gabimeve gjuhësore):
“Meqenëse u bë publike para konferencës së përbashkët me Jusufin dua ti them ca fjalë.
Jusufi ka bërë punë të mrekullueshme në drejtorinë e arsimit. Kur e kam ftuar që të bëhet drejtor ka pranuar pas shumë takimeve, vetëm për të kontribuar ne përmirësimin e situates, sepse në fakt projekti i jetës se tij është Atomi ku punon në identifikimin e nxënësve të talentuar dhe avancimin e tyre.
Për 6 muaj Jusufi ka vendosur standarde të reja në transparence, vleresim, drejtesi e sundim te ligjit.
Së bashku kemi vendosur që pas përfundimit te vitit shkollor të bëjmë ndryshimin tani për me i dhene kohë drejtorit të ri për tu përgatitur për vitin e ri shkollor. Jusufi do të na ndihmoj edhe në këtë tranzicion.
Falemnderit Jusuf Thaçi
P.S. me spekukime tjera as që mirrem. As në fillim kur ka ardh e as tani Jusufi as që ka biseduar për gjëra tjera pos arsimit dhe punës në arsim”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.
















