Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook dhe Twitter, ka bërë të ditur se shteti afrikan Togo e ka njohur Kosovën, duke u bërë kështu shteti i 107 që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
“Një lajm tjetër i mirë për Kosovën. Shteti afrikan Togo sapo e ka njohur pavarësinë e Kosovës duke arritur 107 njohje. 107 falënderime. Urime qytetarëve të Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. Togo është shtet afrikan me një popullsi prej 6.64 milionë banorë dhe një sipërfaqe tokësore prej 56,785 km2. Gjuha zyrtare në këtë shtet është frengjishtja. B.S.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















