• Latest
  • Trending
  • All

Na vranë për të mos u kthyer më në shtëpitë dhe tokat tona

02/07/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Na vranë për të mos u kthyer më në shtëpitë dhe tokat tona

02/07/2014
in Kulture

Rrëfimi rrëngjethës i 87-vjeçares që erdhi 16 vjeç nga Çamëria për të mos u kthyer më kurrë në shtëpinë e saj.

Ajo është tashmë 87 vjeç. Është e fundit fëmijë që mbeti nga ata që 70 vite më parë erdhën së bashku me të nga Çamëria drejt Shqipërisë, për të mos u kthyer më kurrë në shtëpinë ku u lind dhe ku kaloi 15 vitet e para të jetës. Ajo ka flokë shumë të bardhë, që i mbulon me shami të bardhë. Edhe sytë i ka të bardhë, sy që lotojnë shpesh. Quhet Halide Mergjyshi, por të gjithë e thërrasin Mana. Në greqishten e vjetër Mana do të thotë “nënë”. Dhe kjo thirrje nga të gjithë ata që e njohin është ndër të paktat gjëra që i kujtojnë vendin e saj dhe masakrën brenda shtëpisë ku lindi. Ka shumë pak gjëra që e ngacmojnë për t’i sjellë ndër mend atë kohë. Ka disa foto që ia kanë sjellë fqinjë kur kanë shkuar në Greqi, pranë shtëpisë së saj, emrin që si për ironi e thërresin në greqisht dhe kujtimet.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

E shohim të përlotet kur na rrëfen se si e kanë përzënë nga shtëpia dhe se nuk e di nëse do të donte të kthehej ndonjëherë të jetonte atje. Por, ajo thotë se kështu do t’u lotojnë të gjithëve kur të mbërrijnë në moshën e saj. Refuzon të thotë se po loton për të pafundën herë për të njëjtën histori, atë të jetës së sa, për dëbimin nga shtëpia e saj 70 vite më parë. Ajo vetëm tund kokën duke dashur të justifikohet se e kanë dëbuar nga ai vend sepse kështu kanë dashur ta ndërtojnë historinë, popujt dhe ata që udhëhoqën dje dhe ata që udhëheqin sot.

Mban mend kur ke ardhur në Shqipëri? 

Sigurisht, që e mbaj mend. Nuk është një kujtim që të largohet as duke shkundur kokën e as duke u plakur. Ishte nëntori i vitit 1944 kur kemi ardhur në Shqipëri, nga Saranda, në Qafë Botë. Mbaj mend si kemi ecur me këmbë zbathur, jo vetëm unë, por shumë si unë. Datën e saktë nuk e mbaj mend. Kam qenë 16 vjeç dhe ditët e fundit në vendin ku linda dhe ku kisha kaluar deri atëherë jetën time kanë qenë të ngarkuara dhe me ngjarje të tmerrshme. Kur mbërritëm në Shqipëri dhe duhet të regjistroheshim, shumë prej nesh, të mbijetuarve nuk mbanim mend as ditëlindjet tona. Shumica e çamëve kanë një ditë lindjeje tjetër nga ajo e vërteta. Unë njoh shumë çamë që e kanë ditëlindjen për Vitin e Ri, më 31 dhjetor sepse kështu janë regjistruar, pasi nuk mbanin mend ditëlindjen e tyre. Nuk është e thjeshtë të ikësh nga shtëpia me rrobat e trupit dhe të vetmen gjë që mund të marrësh nga vendi yt është një gur. Unë as një gur nuk e kam nga vendi im, por shumë prej nesh e kanë marrë një gur nga strehëza e tyre. Dikush merrte një grusht dhe, të tjerë puthnin tokën, gratë që ishin pa burra dhe fëmijë pranë qanin me ulërima sepse papritur e panë veten vetëm, ndërsa të tjerat që kishin pranë dikë nuk nxirrnin asnjë fjalë nga goja, por vetëm tundnin kokën. Unë nuk thoja asgjë, ashtu sikurse nuk mora dot asgjë. Thjesht kam ecur orë të tëra për të mbërritur në Shqipëri.

Çfarë ke ti nga ajo kohë, nga ajo shtëpi? 

Asgjë veç kujtimeve të këqija dhe traditave që i ndjek njëlloj si ata që u vranë e u prenë aty. Nuk kam asgjë. E kam parë atë oborr dhe shtëpi pas shumë vitesh në një fotografi që një nga komshinjtë e mi e kish bërë gjatë pushimeve në Greqi. Thuajse të gjithë e dinë historinë time këtu në lagje. Nga kujtimet mbaj mend se jetonim, si të thuash, në të njëjtën ndërtese me gjyshërit e me xhaxhallarët. Sepse ndërtesat tona ishin si të thuash të mëdha, sa pallatet sot, me dy kate vërtet, por me 40 dhoma. Kështu e kishim ne shtëpinë. Në katin e parë kishim bodrumet, stallën, si i thoni ju tani, kishim edhe dhomat për shërbëtorët, edhe vendin ku mblidheshim nëpër festa, edhe vendin ku gatuhej, edhe vendin ku mblidheshim të hanim. Këto ishin të gjitha në katin e parë, ndërsa në të dytin kishte vetëm dhoma ku flinin e rrinim. Eh, ajo shtëpi… Tani të tjerë banojnë në atë shtëpi, ndoshta fëmijët e atyre që na tradhtuan ne.

Si ju tradhtuan? 

Mua më vranë vëllanë, përpara syve. Në mëngjes herët. Isha 16 vjeç, ndërsa ai ishte 21. Nuk do ta harroj kurrë atë skenë, madje as shumë nga ato që pashë më pas, gjatë rrugës për në Shqipëri. Nuk i harroj ulërimat që atë ditë vinin nga kati i parë, kur ushtarët grekë kishin shqyer derën dhe kishin rrëmbyer gjërat më me vlerë. Florinjtë që kishin në vath grave ua tërhoqën nga veshi duke i çarë. Ndërsa meshkujt i mblidhnin të gjithë bashkë për t’i pushkatuar në oborr. Mua vëllanë ma vranë brenda në shtëpi. E ata që i vrisnin brenda shtëpi edhe i prisnin, përveçse i pushkatonin. Sepse tortura ishte në sytë e familjarëve që e shihnin mishin të hidhej në zjarr. Që atë mëngjes që na zgjuan britmat, kam parë e dëgjuar histori që mendja e të rinjve sot mund edhe të mos i pranojë. Histori të tjera të trishta kam dëgjuar edhe kur mbërrita në Shqipëri. Ashtu sikurse mua më vranë vëllanë përpara syve të tjerëve u kishin vrarë e prerë nënën, babanë, burrin e fëmijën, u kishin rrëmbyer florinjtë duke i premtuar se do t’i mbronin në bodrum dhe pastaj i kishin dorëzuar vetë te ushtarët grekë duke i tradhtuar.

Pas një masakre si ajo e Paramithisë 

Masakra e Paramithisë është një nga më të përgjakurat e këtij gjenocidi, sipas historianëve. Për ditë të tëra shqiptarët e Çamërisë janë detyruar të ecin në këmbë drejt Shqipërisë, që dukej e vetmja alternativë, pasi rrugët me Turqinë ishin mbyllur dhe se Shqipëria ishte tashmë vendi më i afërt për t’i shpëtuar tmerrit që grekët aso kohe filluan të ushtronin mbi shqiptarët e Çamërisë. Halide Mergjyshi na tregon një pjesë të atij rrugëtimi që do të ishte edhe nisja e një jete të re që nuk do ta kthente më në shtëpinë e saj të lindjes.

Kur u nisët për në Shqipëri? 

Menjëherë pas kësaj ndodhie. Nuk na kish mbetur më asgjë, përveç frikës se gratë do t’i përdhunonin pasi të pushkatonin të gjithë burrat në Paramithi. Neve na kishin thënë më parë që të ndërronim fe ose të shkonim në Turqi, kur u ndërruan grekët me turqit, por ne nuk donim të linim shtëpinë e pasurinë që kishim venë. Ishte shtëpia jonë, vendi ku kishim jetuar e lindur. Kështu nuk ikëm, e kështu jo vetëm që na bastisën, por edhe na vranë, jo vetëm në shtëpi, por edhe rrugës për në Shqipëri.

Si e mban mend rrugën? Ke udhëtuar në këmbë? 

Po, në këmbë për ditë të tëra, e tronditur jo vetëm nga ato që më kishin ndodhur, por edhe me atë që shihja rrugëve për të shpëtuar nga ushtarët grekë.

Çfarë ke parë rrugës? 

Gra shtatzëna që hidheshin nga shkëmbinj, hidheshin në humnera për t’i shpëtuar thikave dhe shpatave të atyre. Ndonjëra që nuk vraponte dot, përjetonte… Ç’të të them, i kanë nxjerrë fëmijën nga barku vetëm me një shpatë të vogël. Kam dëgjuar baballarë që i mbanin në kampe pas hekurave dhe shihnin vajzën që përdhunohej e ulërinte se nuk dinte ç’të bënte. Këto nuk harrohen lehtë. Por, sërish dëshiron të shohësh shtëpinë tënde. Nuk më lejon kush të vete edhe një herë përpara se të vdes. E kam të ndaluar, thua se kam vrarë unë dhe jo më kanë vrarë ata.

Dëshiron vërtet të shkosh në një shtëpi ku ke vetëm kujtime të këqija? 

Po, edhe një herë në tokën time, aty në oborrin ku mblidhnim ullinjtë, ku luanim… Edhe burri im kishte histori të tmerrshme në Çamëri dhe deri në fund të jetës së tij e kishte vendosur që të mos kthehej më kurrë aty, por unë jo. Nuk e di nëse do të doja të jetoja aty, por ama të shkoj kam shumë dëshirë. Po ja që nuk më lejohet edhe tani pas 70 vjetësh. Kam lindur në një vend ku nuk mund të shkel dot.

Java Çame 

27 Qershori i 1944-ës me vendim të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, ka hyrë në historinë e Shqipërisë si dita e gjenocidit të popullsisë çame. Java e Çamërisë, është kthyer tashmë në një organizim tradicional. Ajo që e bën të veçantë këtë vit është se këtë vit u shënua 70-vjetori i gjenocidit dhe diskriminimit ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe se ky organizim u zhvillua njëkohësisht si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë. Ky organizim shënon organizimin e parë institucional në Prishtinë. Aktiviteti kishte si synim vendosjen e çështjes çame në qendër të vetëdijes së gjithë shqiptarëve. Në Muzeun Historik Kombëtar është organizuar aktiviteti për çeljen e ekspozitës së Javës së Historisë dhe Kulturës Çame, me vepra arti kushtuar patriotëve të shquar të komunitetit çam dhe është mbyllur në shesh aty ku edhe u bashkuan në turmë të gjithë shqiptarët e Çamërisë në kujtim të atyre që ranë në vendin ku nuk shkojnë dot më.

27 qershori, pjesë e historisë shqiptare 

Çamëria, krahina jugore e trevave shqiptare, e merr këtë emër nga lumi Tiamis, qysh në kohën e fiseve ilire, që sot quhet Kalama, e që përshkon krahinën mes për mes. Në antikitet, në trevën e Greqisë, ka banuar fisi ilir i Thesprotëve. Enciklopedia e Madhe greke e botuar më 1923, shkruan se para sundimit turk, në Çamëri ka sunduar princi Gjin Bue Shpata. Por, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, qeveria greke e Metaksait mori një sërë masash represive kundër popullsisë çame myslimane. Rreth 2000 të rinj çamër detyroheshin të bënin një punë prej skllevërish në hapje llogoresh dhe ndërtime ushtarake. 4000 burra myslimanë çamë, u internuan në kampet e përqendrimit të Kretës dhe të Mitilinit gjatë vitit 1940 ku rreth 500 prej tyre gjetën vdekjen. Në maj të 1941, ushtria greke vrau rreth 300 çamë të tjerë. U la i lirë përdorimi i gjuhës shqipe, u hapën shkollat, xhamitë dhe medresetë, por Çamëria nuk u bashkua me Shqipërinë dhe administrohej nga njësi ushtarake italiane. U formua atë vit, në Filat, të një force ushtarake çame prej 2000 vetash, nën komandën e Nuri Dinos dhe Dine Kalos. Kjo forcë, kishte për qëllim mbrojtjen e trevave çame, por u kufizua vetëm në Filat dhe Gumenicë. Pranvera e lirisë çame vazhdoi vetëm 3 vjet (1941 –1944). Në fillim të 1944-ës, forcat shoviniste greke, të udhëhequra nga gjenerali Napoleon Zerva filluan përgatitjet e ethshme për të sulmuar trevat çame. Forcat e gjeneral Zervës që numëroheshin në 10 mijë vetë ishin shumica me prejardhje çamësh shqiptarë, por të helenizuar nga kisha ortodokse greke. Edhe vetë gjeneral Zerva, ishte një i tillë. Përballë kësaj force agresive ndodheshin reparte të vogla çam të armatosura keq dhe të paorganizuara. Më 27 Qershor 1944, 5000 forcat greke të komanduara nga vetë gjenerali Zerva, filluan sulmin masiv kundër fshatrave dhe qyteteve çame. U dogjën xhami, shkolla dhe gjithçka që identifikonte kombësinë shqiptare. Në një xhami në qytetin e Parathimisë u dogjën të gjallë rreth 40 gra dhe fëmijë që kishin shkuar atje për të gjetur strehim. U dogj medreseja e qytetit dhe të gjitha xhamitë në qytet dhe në fshat. Grekët vranë vetëm në krahinën e Parathimisë dhe Margëllëçit në datën 27 qershor, 782 veta. E vetmja rezistencë e armatosur u bë në vendin e quajtur Munin, në gusht të 1944-ës, ku 72 çamë luftuan heroikisht për 24 orë kundër 5 batalioneve greke të përbërë prej 2500 vetash. Të 72 çamët ranë në fushën e betejës duke i shkaktuar forcave greke 400 të vrarë dhe 600 të plagosur. Zerva që drejtonte nga një majë kodre, në fund të betejës i deklaroi korrespondentit të BBC-së se myslimanët çamë i kishin asgjësuar lulen e ushtrisë së tij. Masakrat greke vazhduan në Gumenicë dhe Filat, duke shkaktuar 2400 të vrarë. Vranë deri më 1 nëntor të 1944-ës. 22 mijë çamë atë muaj hynë në kufirin e Shqipërisë. Ata lanë mbrapa pasurinë e tyre që llogaritet me vlerë, 4 miliardë dollarë. Shtëpitë dhe tokat iu dhanë grekëve dhe vllehëve nga zona e Gramozit, shpërngulur gjatë luftës civile.

Tags: edi rama
Previous Post

E shtyrë nga mosbesimi, opozita përhap fjalën se nuk do të shkojë me PDK-në

Next Post

Babai mohon djalin supermashtrues

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Babai mohon djalin supermashtrues

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.