Policia e Kosovës është duke i shfrytëzuar të gjitha mjetet e informimit duke përfshirë edhe ato elektronike dhe trajton të gjitha rastet – publikimet të cilat kanë elemente të dyshuara për hetime.
Policia e Kosovës thotë se bazuar në procedurat e saja ligjore ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme policore konform autorizimeve ligjore që ka në të gjitha rastet ku ka elemente të dyshuara për hetime.
Në videon e publikuar ku përdhoset busti i “Skënderbeut” në Kaçanik nga disa përsona të cilët janë anëtarë të shoqatës “Rinia Islam- Kaçanik”, një shoqatë e dalë nga shoqata tjetër “Parimi”, e që për drejtor e ka xhihadistin Lavdrim Muhaxheri e për zëvendës-emri Ilir Berishën, i arrestuar javën që shkoi për terrorizëm.
Video e cila disa orë pas publikimit ishte fshirë nga ata që e postuan të parët – një përdorues youtube’je me emrin “Shteti Islam”.















