Situata aktuale politike në Luginë të Preshevës është me shkallë të lartë të ndërlikueshmërisë, e përcjellur pos me poltika diskriminuese edhe një gjendjen katastrofale ekonomike, me shkallën rekorde të papunësisë, me thyerjet e rënda të të drejtave të njeriut dhe me mosmarrëveshje të theksuara të organeve shtetërore, përkatësisht të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë me përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve të këtij rajoni, ka deklaruar z.Riza Halimi, njëherit deputet gjithpopullor në parlamentin serb në Beograd ne një intervistë për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë duke shtuar se eshte verejtje e fundit e Preshevës ndaj qeverisë së re të Serbisë se eshte urgjente te ndërrmer dic konkrete ne favor të përmismit të kesja gjendje.
Deputeti Riza Halimi në vazhdim ka pohuar se “bashkëpunimi i dy deputetëve nga Lugina me qeverinë e Beogradit ende është në shqyrtim e sipër dhe se qeveria e Serbisë po kërkon mënyrën se si ti ofrohet zgjidhja e problemeve të shqipatrve etnik në Medvegjë, Bujanco deh Preshevë..”
Jo më në krye të Trupit Koordinues ish-ushataraku Zoran Stankovic
halimiiiipSipas z. Halimi “bisedimet që kemi pasur me presidentin Tomislav Nikoliq dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiq, kemi shprehur shqetësimet mbi sitautën draamtike të shqipatre etnik në Lginëne Preshevës e cila dite e sa po vie o degradohet si ne asperktin péoltik ashut edhe ne atë ekonomik. Qverisë së re serbe i kemi dhënë sygjerim konkret se në krye të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk mund t ejetë më Zoran Stankovic, por ndokush ministër nga partita progresite (SNS) i cili ka fuqi politike për të zgjidhur problemet egumbiulluar në Luginëne Preshevës. Sitauat eshte urgjente dhe ajo nuk duhet humbur kohë në këtë drejtim..”
“Ne do të vazhdojmë të insistojmë që Trupi Koordinues të filloj të kryej atë për çka edhe është krijuar para 14 viteve ose më mirë t’mos ekzistoj fare, pasi kështu siq është, pa pjesëmarrje të shqiptarëve dhe me një kryetar formal eddhe ate ish-ushtarak , më shumë krijohet si një organ për diskrimimin dhe imponim zgjidhjes së shqiptarëve të ngjajshme me ato që kanë pasë shtetet kolonizuese” ka thënë Halimi në vazhdim.
Halimi duke folur për dialogun mes Preshvës dhe Beogradit të ndërprerë në nëntor të vitit të kaluar për shkaqe tashmë të njohur, politikës diskriminuese të Beogradit ndaj Luginës, kërkon ndihmë nga OSBE dhe keto bisedime të zhvillohen vetëm me ndermjetësimin e faktorit ndekrombëtar.














