Komuniteti himariot kundërshton hapur bashkimin e Himarës me Vranishtin, e cila është parashikuar nga qeveria me ndarjen e re territoriale.
Pas kundërshtimeve që, pak ditë më parë ia përcollën drejtëpërdrejtë ministrit për Çështjet Vendore Bledar Çuçi, himarjotët kanë nënshkruar një deklaratë drejtuar kryeministrit Edi Rama kërkojnë të respektojë vullnetin e popullit të krahinës.
Në të kundërt do t’i përgjigjen me mosbindje civile deri në referendum.
“Populli i Himarës, njeh vetëm pronat e trashëguara nga gjyshërit bazuar në nenin 41 të Kushtetutes së Shqiperisë”, thuhet në deklaratën e nënshkruar në datë 19 qershor 2014.
Himarjotët thonë se ndarje e re territoriale, opsionet 3, dhe 4 nuk i përgjigjen kërkesave dhe pritshmerise së Himarës, dhe zgjedhin versionin e 5 , atë të bashkimit të Himarës vetëm me komunën e Lukovës.
3 kërkesat
Mësohet se përfaqësues të Komunitetit himariot , shoqata bregdeti , organizata Omonia dega Himarë , shoqata e grave himariote , PBDNJ , PR dhe biznesmenët e intelektualët himariot janë mbledhur më 19 qershor 2014 dhe kanë nënshkruar një deklaratë ku parashtrojnë 3 pika drejtuar kryeministrit Edi Rama:
1- Qeveria shqiptare dhe Komisioni Parlamentar i ndarjes territoriale , të marrë në konsideratë vullnetin e popullit të Himarës , për bashkim në një njësi më vete administrative të bashkisë Himarë me komunë Lukovë.
2-Shpallim mosbindje civile, për ligjin e miratuar nga Parlamenti shqiptar i vitit 1991 me nr 7501 për ndarjen e tokes bujqësore në përdorim. Populli i Himarës, njeh vetëm pronat e trashëguara nga gjyshërit bazuar në nenin 41 të Kushtetutes së Shqiperisë.
3- Nëse nuk do të merret në konsideratë nga Komisioni Qeveritar , kërkesa sipas Kushtetutës së Shqiperisë, të popullit të Himarës për të shprehur vullnetin e vet, atëhere populli himarjot i lihet e drejta të vendosë të ardhmen me referendum.
Zërat me të fuqishëm të kësaj lëvizjeje duket se janë PBDNJ dhe Partia Republikane e cila edhe pse një force opozitare i është bashkuar kësaj levizjeje .
Nikollaq Brigo kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, dega Himarë thekon se: Nuk jemi kundër ndarjes administativo territorial, ne nuk kundërshtojmë proçesin, por përzgjedhjen. Opsioni i 3 dhe 4 nuk i përgjigjen kërkesave dhe pritshmerise së Himarës. Ne zgjedhim versionin e 5 , atë të bashkimit të Himarës vetëm me komunën e Lukovës.
Sipas tij “Lukova dhe Himara kanë të përbashkët trashëgimin kulturore , orientimin drejt turizmit , ndërsa bashkimi me Vranishtin duket i largët.”
Brigo kërkoi rishikim të çështjes së pronave i cili është ende një proçes i pazgjidhur pa përfundimin e te cilit , ndarja e re administrativo territoriale do ta dëmtonte Himarën.
Vranisht shtrihet në pjesën jug – lindore të qytetit të Vlorës. Kufizohet në lindje me fshatrat e rrethit Tepelenë, në jug me Komunën Lukovë, në veri me Komunën Brataj, dhe në perëndim me Bashkinë Orikum dhe Bashkinë Himarë.
Ndërsa komuna e Lukovës shtrihet ne jugperendim te Shqiperise. Ajo kufizohet në veri me bashkine Himare, në lindje me Komunen Vergo, në jug me bashkine Sarande dhe në perendimi laget nga ujerat e detit Jon. Perbehet nga 9 fshatra, me nje popullsi rreth 9780 banore. Qendra administrative e saj eshte Lukova.














