• Latest
  • Trending
  • All

Lazarat, reagon Prokuroria, mbërrin në vendngjarje

26/05/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 18 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Lazarat, reagon Prokuroria, mbërrin në vendngjarje

26/05/2016
in Lajme

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Menjehere pas deklarates së ministrit të Brendshëm Tahiri dhe Kreut të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi se Prokuroria e vendit po vepron ngadalë, organi reagoi duke shkuar në vendngjarje. Drejt Gjirokastrës u nisën prokurorë të Krimeve të Rënda, për të parë dhe hetuar nga afër situatën në Lazarat. Ndërkohë, mësohet se paraditen e sotme janë nisur dhe Drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Drejtori i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Lajmi bëhet i ditur nga Prokuroria e Përgjithshme, me anë të një deklarate për mediet. “Në Gjirokastër, gjatë paradites së të premtes, ka qenë prokurori i gatshëm dhe të gjithë oficerët e Policisë Gjyqësore. Menjëherë pas mbledhjes së përgjithshme të Prokurorëve, zhvilluar gjatë paradites së sotme, sipas një agjende të parashikuar më parë drejt Gjirokastrës janë nisur prokurorë të Krimeve të Rënda, përfshirë Drejtuesin e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Drejtori i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme”, thuhet në njoftimin për shtyp. Didi: Jemi në moment kritik, s’kemi mbështetjen e Prokurorisë Artan Didi, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, bëri me dije nga Lazarati se Prokuroria duhet të ishte e pranishme në këtë operacion për ti hetuar provat nga afër. Ai gjithashtu deklaroi se policia është e vendosur të realizojë objektivat e saj me goditjen e grupit kriminal dhe vënien e tyre para drejtësisë: “Operacioni vazhdon, policia është e vendosur të realizojë objektivat e saj, goditjen e grupit kriminal dhe vënien e tij para drejtësisë. Ne jemi të vendosur të çojmë deri në fund operacionin për të eliminuar armët që ndodhen në fshat, që janë të shumta”, tha Didi. Por Didi, theksoi se mungon mbështetja e organit të Prokurorisë dhe prania e saj në terren, aty ku janë provat e krimit: “Jemi në një moment kritik për sa i përket mbështetjes nga Prokuroria. Kur polica është në këmbë dhe populli po na ndjek, këtu ka prova kriminale, armatime predha e mortaja, bimë narkotike nëpër baçe e parcela, polica është lënë vetëm nga prokuroria. Prokuroria nuk po bashkëpunon në avancimin me mbledhjen e provave kriminale”, shtoi Didi. Gjithashtu Didi tha se në polici janë bërë disa shoqërime, ndërsa mohoi zërat se janë bastisur shtëpitë e lazaratësve nga policia. “Ka pasur shoqërime dhe procedime. Ka pasur familje që iu kanë dhënë bukë policëve me 2 deri 3 orë gjumë. Banorët të rrinë në banesat e tyre, nuk kanë pse largohen. Në konfidencë po ju them se nuk ka asnjë bastisje, edhe pse këtë duhet ta thotë prokuroria”, shtoi Didi. Operacioni i sotëm në Lazarat Gjatë ditës së sotme nga strukturat e Policisë së Shtetit deri në këto momente: – janë kontrolluar 105 ambiente të ndryshme (banesa, stane, magazine) në territorin e fshatit Lazarat. – janë gjetur e asgjësuar 7 ton e 448.7 kg marijuanë – janë gjetur e asgjësuar 25.870 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa – janë sekuestruar 32 armë zjarri automatikë e pushkë, – janë sekuestruar 4 pistoleta – janë sekuestruar 2 armë të vjetra -është sekuestruar 2 mitroloz dhe 1 antitank dhe 1 granatëhedhës -janë sekuestruar 29.750 fishekë, si dhe 9 arka me fishekë dhe 13 kaseta me fishekë – janë gjetur e sekuestruar 5 automjete me armatim e municion, si dhe 10 automjete bosh – janë sekuestruar 4 kuti predha granatëhedhësi, 3 granata, 4 kallëp tritol – janë sekuestruar 2 presa kanabisi Rezultatet në total Gjatë gjithë ditëve të operacionit të Policisë së Shtetit në fshatin Lazarat, është asgjësuar një sasi prej 23 ton e 404.1 kg kanabis sativa, si dhe rreth 81.300 rrënjë bimë narkotike dhe fidanë. Po ashtu janë gjetur 4 laboratorë nga të cilët 2 për përpunimin e bimëve narkotike dhe 2 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë, nga të cilat 17 armë të rënda, si dhe 2 armë gjahu. Janë kontrolluar territoret e mbi 130 banesave. Janë arrestuar 15 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, prodhim e shitje të narkotikëve, kundërshtim të punonjësve të policisë, për shkatërrim prone apo mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak.

Post Views: 151
Tags: criminalitydrug paradiseedi ramakriminalitetiLazaratparajsa e drogesprokuroriaprosecution
Previous Post

SOT FILLON VERA

Next Post

Emigranti shqiptar në Greqi vret gruan dhe vetdorëzohet në polici

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Emigranti shqiptar në Greqi vret gruan dhe vetdorëzohet në polici

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.