Nuk është një tifoz i flaktë i futbollit, por nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj një kompeticioni siç është Kupa e Botës. Disa orë para startit të “Brazil 2014” ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka bërë një postim në Facebook ku tregon se me sa pasion e pret këtë eveniment.
“Te dashur miq, sot ne oren 18:00 magjia e hapjes se kampionatit boteror te futbollit ne Rio dhe ndeshja e pare e tij Brazil- Kroaci! sb”, ky është komenti i ish kryeministrit në Facebook.
Emocionet e Botërorit i japin efektet edhe te njerëz si Sali Berisha.















