• Latest
  • Trending
  • All

Vepër themelore e etnomuzikologjisë shqiptare

05/05/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Vepër themelore e etnomuzikologjisë shqiptare

05/05/2016
in Kulture

(Seria akademike gjashtë-librore “Muzika tradicionale shqiptare” e Dr. Spiro J. Shetuni)

Prof. Kosta Loli
Pedagog i lëndëve teorike speciale në Konservatorin e Bashkisë së Janinës, Greqi
Etnomuzikolog
Studiuesi Spiro J. Shetuni, profesor, etnomuzikolog, muzikolog shqiptaro-amerikan me kombësi arumune, Doktor i Filozofisë në fushën e muzikës, autor librash e studimesh akademike mbi muziken tradicionale e profesioniste shqiptare, krahas veprimtarisë së tij pedagogjike në disa universitete amerikane, pas një pune hulumtuese më tepër se 20-vjeçare, paraqitet tek lexuesit dhe në qarqet shkencore e artistike me serinë akademike gjashtë-librore “Muzika tradicionale shqiptare”, botuar rishtazi nga Shtëpia Botuese Amerikane “Outskirts Press, Inc.”, Denver, Colorado. Botimi i tij i ri është një vepër shumë-dimensionale me vlera të spikatura historike, shkencore, etnomuzikologjike, estetike, pedagogjike e artistike, që e rendisin tashmë autorin me dinjitet të plotë përkrah studiuesve të mirënjohur etnomuzikologë vendas e ndërkombëtarë.
Seria akademike gjashtë-librore “Muzika tradicionale shqiptare” (I. Hyrje, II. Muzika gege, III. Muzika toske, IV. Muzika labe, V. Muzika qytetare, VI. Përvijimi historik.) sjell një konceptim bashkëkohor për aspektet më të qenësishme e të gjithanshme të kulturës muzikore tradicionale të kombit shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve të sotëm shtetërorë. Eshtë një qëndrim i emancipuar ndaj zhvillimeve tradicionale e bashkëkohore të saj, të shtrira në kohë e hapësirë, bazuar në metoda realiste të vëzhgimit, analizës e konkluzionit. Duke gërshetuar objektivisht shembullin konkret muzikor me faktorë të tjerë jashtë-muzikorë—historikë e sociologjikë, gjeografikë e etnografikë, estetikë e zakonorë–, përgjithësimet teorike të autorit janë bindëse e të përgjegjeshme. Ky rezultat lidhet edhe me qëndrimin e tij realist e vlerësues ndaj ndërgjegjes muzikore të grupimeve të veçanta shoqërore në rrafsh krahinor e kombëtar.
Autori vlerëson dhe bazohet në arritjet e derisotme të etnomuzikologjise shqiptare (kujtojmë veprat e Ramadan Sokolit, Lorenc Antonit, Beniamin Krutës, Pirro Misos, Vasil S. Toles, Sokol Shupos, Eno Koços, etj.) dhe i lidh ato dialektikisht me mendimin shkencor albanologjik, estetik, llaografik, sociologjik, etnografik, koreografik (veprat e Eqrem Çabej, Alfred Uçit, Qemal Haxhihasanit, Andromaqi Gjergjit, Ramazan H. Bogdanit, Agron Xhagollit, etj.). Në përcaktimet teoriko-estetike, ai udhëhiqet nga arsenali metodologjik e shkencor i etnomuzikologjise ndërkombëtare. Sakaq, me ndërgjegje synon që të pasurojë fondin e etnomuzikologjisë shqiptare, të plotësojë mjaft mangësi në teorinë, metodologjinë dhe përmbajtjen e saj. Së bashku me informacionin nga botimet e fundit (Tole, Shupo, Koço), Shetuni synon emancipimin e mëtejshëm të etnomuzikologjise shqiptare të çliruar tashmë nga ideologjia marksiste-leniniste dhe shfaqjet nacionaliste.
I ndërgjegjshëm për gjallësinë e muzikës tradicionale shqiptare, duke e vlerësuar atë në formë e përmbajtje, në sasi e cilësi, në gjini e zhanre, në rrezatimin kombëtar e ndërkombetar, në “Hyrje e përgjithshme”, autori shkruan:
“Muzika tradicionale shqiptare përfaqëson, si nga pikëpamja lëndoro-substanciale, ashtu edhe nga pikëpamja strukturoro-formale, një pasuri kulturoro-artistike me të vërtetë monumentale. Sa më shumë që përpiqemi të studiojmë atë, aq më tepër kuptojmë se tiparet e saj lëndoro-substanciale e strukturoro-formale nuk mund të nxirren në pah lehtë. Universi muzikor tradicional shqiptar qëndron vazhdimisht përpara nesh, sa me pamje të madhërishme, aq edhe të heshtur: ai sikur reziston fuqimisht që të mbetet i pazbuluar, i pazhbiruar, i panjohur! S’duhet dyshuar aspak se muzika tradicionale shqiptare do të rezistojë për një kohë ende të gjatë që të mbetet e tillë, duke u kujtuar në këtë mënyrë studiuesve një detyrë bukur të vështirë. Si një fantazmë moderne shekspiriane, natën dhe ditën, ditën dhe natën, vazhdimisht, ajo sikur u thotë atyre me ironi: “Ja ku jam! Po të mundni, gjeni se çfarë fshihet brenda meje! Jam e sigurtë se kurrë s’do të arrini të më njihni deri në fund! Kurrë! Kurrë! Kurrë!””
Në fakt, kushdo që lexon dhe studion të gjashtë librat, bindet se autori guxon dhe arrin të kapë thelbin e muzikës tradicionale shqiptare, të fshehtat e saj, substancën e saj qenësore zhvilluese dhe rrezatuese.
Në plan të përgjithshëm, vlerat më kryesore të serisë akademike gjashtë-librore “Muzika tradicionale shqiptare” ndoshta do të mund të jepeshin si vijon: Së pari, siç u vërejt, ajo përbën një hulumtim shumë-dimensional historik, shkencor, etnomuzikologjik, estetik, pedagogjik e artistik, së bashku. Përmbajtja e saj është e lidhur me të gjithë spektrin e kulturës muzikore tradicionale shqiptare, brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë. Në plan teorik e praktik, shkencor e artistik, tradicional e bashkëkohor, trajtohen çështje, si: tiparet themelore dalluese të muzikës tradicionale zanore e instrumentore, mjetet kryesore shprehëse të saj, stilet muzikore më të spikatura, zhanret muzikore karakteristike, anët e përbashkëta e të përveçme, si edhe bashkëveprimet midis muzikës gege, toske, labe e qytetare, urat kulturore me muzikën tradicionale ose profesioniste të popujve fqinj, etj. Ndërkohë, në Hyrje dhe në Mbyllje të serisë (nëse do të mund t’i karakterizonim edhe kështu përkatësisht Librin I dhe Librin VI), parashtrohen konkluzione teorike, vëzhgime praktike, përcaktime konceptuale, mendime estetike për historinë, jetën dhe veprimtarinë shumëvjecare të muzikës tradicionale shqiptare në ndërgjegjen muzikore të bartësve të saj.
Së dyti, seria akademike gjashtë-librore “Muzika tradicionale shqiptare” përbën një manual akademik të plotë, në formë e përmbajtje, për studiuesit e muzikës tradicionale shqiptare në përgjithesi; një udhërrëfyes për studiuesit e rinj dhe studentët që duan të zbulojnë të panjohura të reja të thelbit të kulturës muzikore tradicionale; një arsenal njohës për artdashësit e lexuesit, të cilët janë bartës, adhurues e përhapës pasionantë e vullnetarë të saj. Kur lexojmë nje libër studimor, kontaktin e parë dhe vëmendjen kryesore e përqëndrojmë në lëndën bazë që parashtron autori. Ndërkohë, nuk e shkëpusim vëmendjen as nga faktorë të tjerë, që plotësojnë strukturën e një libri. Seria akademike gjashtë-librore është shumë e pasur përsa u takon aspekteve të tilla. Kështu, Bibliografia masive dhe e hollësishme përbëhet nga një radhë kategorish: Antologji muzikore, Antologji muzikore të pabotuara, Antologji jashtë-muzikore ose poema letrare, Studime muzikore, Studime jashtë-muzikore. Rrjedhimisht, Bibliografia bëhet për këdo një burim njohjeje me vlera, pasuron horizontin tonë brenda dhe jashtë objektit të librave të serisë. Treguesi analitik faqësor është një mjet tjetër që ndihmon në njohjen e shpejtë të apekteve të veçanta të muzikës tradicionale shqiptare. S’mund të harrojmë pa përmendur as hartat shpjeguese, as sqarimet dhe kategorizimin metodik e profesional të përmbajtjes së teksteve poetike, përmbledhjet në gjuhën angleze për të gjashtë librat, etj.
Së treti, seria akademike gjashtë-librore “Muzika tradicionale shqiptare”, duke pasuruar fondin e etnomuzikologjise shqiptare, në të njëjtën kohë, ngre autoritetin dhe emrin e saj në plan ndërkombëtar. Nryshimet demokratike në Shqipëri, Shetunin e gjejnë me një formim teoriko-estetik të plotë në lëmin e studimit të kulturës tradicionale. Veprimtaria e tij kërkimoro-shkencore tregon se ai është një studiues serioz, i cili përpiqet që të jetë realist e novator në trajtimin e mjaft aspekteve të ndërlikuara të kulturës tradicionale shqiptare. Veprimtaria e tij pas vitit 1990 të shekullit XX–pjesmarrja në konferenca etnomuzikologjike kombëtare e ndërkombëtare, vizitat e hulumtimet në institucione kërkimoro-shkencore të Europës e Amerikës, botimi i mjaft artikujve akademikë, etj.–, është e lidhur dhe në dobi të shkencës etnomuzikologjike shqiptare. Qënia e tij si pedagog i etnomuzikologjisë në disa universitete amerikane dhe kontakti i drejtpërdrejtë me arritjet e etnomuzikologjisë botërore shprehet në parashtrimin e mendimeve dhe konkluzioneve me një gjuhë, sa moderne aq edhe te besueshme, sa shkencore aq edhe poetike, sa profesionale aq edhe popullore. Lexuesit kombëtar e ndërkombëtar, studiuesit vendas e të huaj i vihet në dispozicion një material i bollshëm arkivor (këngë, valle, pjesë muzikore instrumentore, tekste poetike), parashtruar me kritere shencore bashkëkohore, përmes të cilit kushdo mund të vërtetojë besueshmërinë e përfundimeve të autorit, pse jo, edhe ta përdor atë (materialin arkivor) për studime të reja. Në analizë të fundit, Shetuni përbën modelin e intelektualit të sotëm shqiptar, i cili, edhe pse jeton e punon jashtë Mëmëdheut, për më tepër se dy dhjetë-vjeçarë, nuk përkujdeset vetëm për karierën personale si pedagog e studiues, por me ndërgjegje e lidh veprimtarinë e tij edhe me zhillimin e shkencës së sotme etnomuzikologjike shqiptare. Përhap në shqip e anglisht aspekte dhe arritje të kulturës kombëtare shqiptare. Pas botimit në gjuhën angleze të librit “Albanian Traditional Music: An Introduction” (2011), vjen seria akademike gjashtë-librore “Muzika tradicionale shqiptare” (2012-4), për të vazhduar në një të ardhme të afërt me botime për muzikën profesioniste shqiptare, për historinë, jetën dhe kulturën e arumunëve, etj
Së katërti, është e kuptueshme se për çfarë arsyesh etnomuzikologjia shqiptare ka krijuar boshllëqe e mangësi konceptuale në rrugën e konsolidimit të saj. Dukuri, si: karakteri klasor ose politizimi, koncepti “folklor i ri”, njëanshmëria në studimin e kulturave të pakicave etnike, mungesa gati e plotë e lidhjeve me etnomuzikologjinë botërore, etj., janë vetëm disa faktorë që e munduan atë për dhjetë-vjeçarë të tërë me radhë. Prandaj edhe sot e kësaj dite vazhdojnë diskutimet dhe përplasjet për disa nocione themelore. Diskutohet gjerë, p.sh., përdorimi i nocioneve të ndryshme teorike për dukuri të njëjta entomuzikologjike, si, p.sh.: nocioni “polifoni” apo “iso-polifoni”, nocioni “iso” apo “kor antik”, nocioni “dialekt muzikor” apo “stil muzikor”, nocioni “stil muzikor” apo “ngjyrim lokal”, nocioni “mod pentatonik” apo “shkallë pentatonike”, etj. Sigurisht që diskutimet midis shkencëtarëve, studiuesve, amatorëve e dashamirësve të artit është gjithmonë i nevojshëm dhe i frytshëm. Ato tregojnë shqetësimin dhe përkushtimin e studiuesve për të pasur një gjuhë konceptuale muzikologjike gjithë-kombetare. Shetuni, me mendimin e tij teoriko-estetik të argumentuar, i mbështetur edhe në terminologjinë etnomuzikologjike botërore, synon që të mbajë një qëndrim realist e bindës për mjaft nga çështjet që u vunë në dukje më sipër. Më lejoni të përmend më kryesorin prej tyre: Na sqaron teorikisht e praktikisht konceptet: “ folklor”, “muzikë popullore”,”muzikë tradicionale”, ashtu siç i trajton ato etnomuzikologjia ndërkombëtare . Vetë titulli i serisë është shpjegimi më i mirë e më kuptimplotë për objektin e diskutimit tonë.
Eshtë plotësisht e qartë se autori ka arritur rezultatin e dëshiruar me serinë akademike gjashtë-librore “Muzika tradicionale shqiptare”, pas një pune këmbëngulëse më tepër se 20-vjeçare, me gëzimet dhe hidhërimet së toku, që sjell puna studimore. Libri i tij akademik, “Polifonia labe”, i cili u botua në vitin 1989, na paralajmëroi se Shetuni kërkon një stil personal të të shprehurit. Kam mendimin se ky stil qartësohet e plotësohet me serinë gjashtë-librore. Në faqet e botimit të ri takojmë një studiues me interesa kapitale muzikore e jashtë-muzikore. Një studiues herë racional e herë të tejzgjatur. Herë kërkues në imtësi dhe herë joshës e të “pushtuar” nga efekti emocional i interpretimit muzikor. Herë i konkluzonit të prerë dhe herë përsëritës i nevojshëm. Të jetuarit për një kohë të gjatë midis bartësve autenikë të muzikës tradicionale shqiptare, të vëzhguarit aktiv të jetës muzikore mbarë-kombëtare, i rrethuar në zyrën e tij të punës në Shqipëri e Amerikë nga dhjetra antologji muzikore e studime akademike, “i pushtuar” në qënien e tij nga qindra e qindra këngë, valle e pjesë muzikore instrumentore, ai krijon edhe një personalitet, sa të rreptë, aq edhe të ndjeshëm. Në rastin e parë, logjika e ftohtë e studiuesit në verifikimin e çdo qelize të lëndës studimore e bën të ashpër, të prerë, këmbëngulës dhe aspak tolerant. Në rastin e dytë, në mënyrën e të shprehurit, është sa prozator edhe poet, sa i ëmbël edhe i ngrohtë, hamendson dhe ëndëron në “lojën” e studiuesit me objektin që shqyrton.
Gjatë leximit të serisë akademike gjashtë-librore “Muzika tradicionale shqiprare”, bën përshtypje të veçantë citimi nga autori i shprehjes domethënese të kompozitorit dhe dirigjentit të shquar bohemiano-asutriak, Gustav Mahler (1860-1911): “Tradita nuk është hymnizimi i hirit, por përcjellja e zjarrit”. Vepra e fundit e etnomuzikologut tashmë të mirënjohur, Spiro. J. Shetuni, është mishërimi praktik i kësaj thënieje filozofike. Ajo trajton në mënyrë shumë-dimensionale aspektet më të qenësishme të muzikës tradicionale shqiptare, jo thjesht për ta hymnizuar atë, por për të përcjellë zjarrin e saj, brenda e jashtë Mëmedheut, realisht, besueshem, ndjeshmërisht, ashtu siç e meriton.
Kurrë mos harrojmë: Kultura muzikore tradicionale dhe profesioniste e një kombi, populli ose grupi etnik përbën një faktor të rëndësishëm të ekzistencës së tij.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021
Tags: Beniamin Krutësedi ramaEno Koçosetnomuzikologjia shqiptarefolkloriLorenc AntonitMuzika tradicionale shqiptare”Pirro MisosRamadan SokolitSokol Shupostradita shqiptareVasil S. Toles
Previous Post

Analistët: Kosova gjendet para një krize institucionale

Next Post

Ismail Kadare kandidat për çmimin Europian të Letërsisë 2014

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Ismail Kadare kandidat për çmimin Europian të Letërsisë 2014

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.