Konflikti për pronën ka shënuar krimin e radhës në familje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrëshen të Mirditës, ku babai ka plagosur të birin me thikë.
I plagosuri, Alfred Gjeta, 46-vjeç është dërguar me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkohë në vengjarje ka mbërritur dhe policia, e cila ka bërë arrestimin në flagrancë të autorit të plagosjes, 74-vjeçarit, Gjin Gjeta. Nga hetimet paraprake të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes babë e bir për pronën.















