–Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas të cilët akuzohen për realizimin e mbi 20 vjedhjeve në kryeqytet. Për të hapur dyert e blinduara përdoreshin karta telefoni kurse shënjestër ishin banesat e qytetarëve për të rrëmbyer sende të çmuara e deri televizorë plazma. Autorët u arrestuan në sajë të dy operacioneve të koduara me emrin “Kasketa” dhe “Komshiu”.
Burime nga Policia e Tiranës bënë të ditur se falë operacionit “Kasketa” të ndërmarrë nga komisariati i Policisë numër 2 u bë i bë i mundur, në sajë të një pune tre mujore të bëhej kapja e të kërkuarit Aleksandër Ndrelalaj, 44 vjeç, lindur ne fshatin Gjorm Kurbin dhe banues në Kamëz, Tiranë. Ndrealaj rezulton i dënuar më parë në Itali për dhunë ndaj bashkëshortes.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykata e Rrethit Tiranë më datë 29.05.201, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhjen e banesës së shtetasit të B.A, ndodhur më datë 28.04.2014, në Rrugën e Kavajës.
Nga ecuria e hetimit është dokumentuar tërësisht implikimi i tij në 19-të vjedhje.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Aleksander Ndrelalaj ka përdorur si mekanizëm, hapjen e dyerve të banesave me karta të ndryshme telefoni, ku këto vjedhje kryesisht i ka realizuar gjate orëve të vona të natës. Janë sekuestruar me cilesinë e provës materiale, kompjuter lap-top i markës “Acher”, me aksesorët e tij, 5 (pesë) copë karta telefonike, me të cilat realizonte hapjen e dyereve, 3(tre) aparate telefonash celular të markave të ndryshme, një orë dore e markes “Viceroy”, ngjyre e zezë, një xhup i zi. Materialet ju kaluan Prokurorisë.
Policia e Tiranës veç sa më sipër ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë shtetasin Selaudin Shehu, i cili akuzohet për 5 vjedhje. Kështu sipas njoftimit të policisë së Tiranës mësohet se në kuadër të operacionit te koduar ”Komshiu”, u bë dokumentimi ligjor dhe në orën 23.00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Filip Selaudin Shehu, 27 vjeç, banues në Tiranë, sepse nga puna e bërë rezultoi se është autor i vjedhjeve të ndodhura, më datë 09.06.2014, ka vjedhur një sasi bizhuteri të ndryshme dhe materiale të tjera në banesën e shtetasit A.L.
Më datë 07.06.2014, në rrugën “Aleksandri i Madh” në fushë-Mëzes, ka vjedhur tela të instalimeve elektrike ne pallatin ne ndërtim të firmes “Devi 2001” me vlere rreth 10 000 lek. Më datë 04.06.2014, rreth orës 02.00, rrugën “Fejzi Hizmo”, ka tentuar të vjedhi banesën së shtetasit A.I. si dhe më datë 28.05.2014, ka vjedhur banesën e shtetasit A.L, ku ka vjedhur nje televizor “SONY”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...













