Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik ditën e sotme në aksin Korçë-Pogradec. Dy personat e plagosur janë burrë e grua G.H, rreth 40 vjeç, dhe T.G, 35 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Podgorie. Ndërkohë të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar drejt spitalit të Pogradecit.
“Ditën e sotme rreth orës 18:00, ne aksin rrugor Korçë-Pogradec në dale të fshatit Podgorije ka dale nga rruga mjeti me targe KO 0606 A, me drejtues mjeti G.H, rreth 40 vjeç, dhe pasagjere bashkëshortja T.G, 35 vjeç, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, në spitalin e Pogradecit”- sqarohet nga policia.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...













