Ministria e Shëndetësisë ka kaluar në parlament një projektligj, i cili do të sjellë disa ndryshime në ligjin e miratuar në vitin 2006, për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit. Lajmi për ndyshimet ligjore u bë publikë sot nga Zv/ ministrja e Shëndetësisë Milva Ekonomi, e cila u shpreh se këto ndryshime vijnë në kuadër të bashkëpunimit që ka pasur Ministria jonë e shëndetësisë me atë të Kosovës, për mbrojtjen e popullatës nga produktet e duhanit.
Gjatë fjalës së saj Ekonomi u shpreh” Këto ndryshime konsistojnë në 3 drejtime kryesore: Së pari, ne vendosëm që të bëjmë një fushatë të fortë promocionale për të bindur më shumë popullatën për dëmet që sjell pirja e duhanit. Këtë duhet ta marrë përsipër ta kryejë Radio Televizioni Shqiptar, i cili në harkun e një muaji duhet të transportojë një program të gjatë prej 90 minutash, për të sensibilizuar mbi dëmet që sjell duhani në shëndetin e popullatës.
Së dyti, një mase tjetër e rëndësishme ishte masa e respektimit të ambienteve ku do të pihet duhan dhe klasifikimi i këtyre mjediseve, që janë mjedise publike ku nuk lejohet pirja dhe ku Inspektorati duhet të zhvillojë kontroll. Inspektorati që drejton gjithë këtë proces inspektimi është ai i Shëndetësisë, por ai bashkëpunon edhe me Inspektoratin Doganor dhe me Inspektoratin Tatimor. Një ndryshim i tretë, në projektligjin që do të shkojë në Parlament së shpejti, kishte të bënte me masat administrative për kundërvajtjet administrative që i takojnë individëve të ndryshëm”- u shpreh Ekonomi.
Sipas numri dy të Shëndetësisë ky projektligj sjell me vete disa masa administrative që do të penalizojnë si pronarin e mjedisit publik, si administratorin e mjedisit publik, ashtu edhe duhanpirësin. “Natyrisht, masat janë të ndryshme për këto 3 kategori. Këto ishin ndryshimet më të rëndësishme që sjell ky projektligj. Shpresojmë së shpejti që ligji të miratohet nga Parlamenti, sepse i bën mirë shëndetit të popullatës dhe sidomos, në ndihmë të uljes së masës së sëmundjeve që nuk janë sëmundje të transmetueshme, por që janë sëmundje që prekin shumë popullatën shqiptare, veçanërisht këto 10 vitet e fundit”-pohoi Zv/ministrja Ekonomi.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














