• Latest
  • Trending
  • All

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

26/10/2025

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

26/10/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025

NJË ÇEREK SHEKULLI NGA FUSHATA AJRORE E  NATO-S

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 29 October, 2025
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

26/10/2025
in Kulture

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta greke “Protothema” i ka kushtuar një shkrim të gjatë gjeneralit turk me origjinë shqiptare Hasan Tahsin Pasha, i cili ua dorëzoi Selanikun grekëve dhe jo bullgarëve, pavarësisht presionit të vazhdueshëm të këtyre të fundit, të cilët arritën deri aty sa u përpoqën ta korruptonin me një shumë marramendëse për t’i marrë vetëm një firmë.

Djali i Tahsinit, Kenan atëherë 23 vjeç, ndihmës i babait të tij dhe njohës i 6 gjuhëve (greqisht, shqip, turqisht, arabisht, persisht dhe frëngjisht), ishte i pranishëm në takimin e gjatë të babait të tij me bullgarët, ku këta të fundit tentuan ta korruptonin. Ai ka rrëfyer më pas se babai i tij as nuk mendoi të hynte në një bisedë me bullgarin që kishte sjellë çekun. Kenani (1889-1965) dha një intervistë për gazetën “Ellinikos Vorras” më 26.10.1960.
Hasan Tahsin Pasha (1845-1918)

Lajme teNjejta

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

16/07/2021

Hasan Tahsin Pasha ishte një oficer i lartë ushtarak osman me origjinë shqiptare. Ai lindi në vitin 1845 në fshatin Mesari, tashmë i pabanueshëm në Shqipëri, i cili ndodhet në kufirin me Greqinë. Ai studioi në Shkollën Zosimaia të Janinës, nga e cila u diplomua. Ai e dinte greqishten në mënyrë të përsosur. E filloi karrierën e tij si roje ferme në Katerini në vitin 1870. Më vonë u rekrutua në Ushtrinë Osmane si nënoficer. Shpejt u bë oficer dhe në vitin 1881 ishte Komandant i Xhandarmërisë Osmane të Janinës. Më pas shërbeu për 7 vjet në Kretë (1889-1896) si komandant ushtarak.

Hasan Tahsin Pasha

Qëndrimi i tij nëpër Kretë në një epokë veçanërisht të trazuar u karakterizua nga drejtësia dhe ndershmëria dhe një përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet midis të krishterëve dhe myslimanëve. Në vitin 1895, ai ishte personi që shpëtoi nga grabitësit e antikiteteve Mbishkrimin Dodekadelik me Ligjet e Gortynës, i cili përbën bazën e së Drejtës Penale Evropiane. Në vitin 1897, Tahsini luftoi në Thesali kundër grekëve dhe u dallua për trimëri. Vetë sulltani urdhëroi, në shenjë kënaqësie, piktorin e tij personal Fausto Zonaro të pikturonte një portret të Tahsinit.

I njëjti piktor pikturoi piktura nga fushat e betejës së betejave greke dhe turke, të cilat u zhvilluan në vitin 1897. Më pas, Tahsini e gjeti veten në Irak, Siri dhe në vitin 1908 në Jemen, atëherë një provincë kufitare e Perandorisë Osmane. Atje, pati konflikte të gjata midis osmanëve dhe udhëheqësve vendas, të cilat u kishin kushtuar jetën mijëra burrave të Perandorisë. Në vitin 1909, Tahsini arriti të bënte paqe në atë rajon.

Në vitin 1911, ai u emërua Komandant i Korpusit të 3-të të Ushtrisë në Selanik. Atje ai kishte nën komandën e tij Major Mustafa Kemalin, më vonë Ataturkun! Me shumë mundësi, pas kthimit të tij nga Jemeni dhe për një periudhë të shkurtër kohore (1910-1911), ai u emërua Vali i Janinës, me sa duket për të kënaqur bashkatdhetarët e tij, shqiptarët, të cilët ishin ngritur për të fituar pavarësinë e tyre.

Megjithatë, nga viti 1911, ai u vendos përgjithmonë në Selanik me familjen e tij. Gruaja e tij ishte Hatixhe Elmaz. “Protothema” e cilëson gruan e tij si greke të fesë myslimane, por me shumë mundësi ishte çame. Ata patën 7 fëmijë, nga të cilët vetëm 3 mbijetuan. Midis tyre ishte Kenani, i cili studioi në Janinë dhe Kostandinopojë, dhe i cili mori pjesë, siç e thamë më lart, në negociatat për dorëzimin e Selanikut.

Në vitin 1934, ai u kthye në Janinë ku u martua me bukuroshen Rafet me profesion gjuhëtare. Djalin e quajti Kenan Mesare, për shkak të vendlindjes së tij dhe emri i të cilit i është dhënë rrugës që lidh anët lindore dhe perëndimore të Janinës. Ai ishte një piktor autodidakt. Ai krijoi shumë vepra, shumica e të cilave për fat të keq janë në koleksione private, pasi ai vetë i dhuroi.

Autoportret Kenan Mesare

Përmes kujtimeve të botuara nga Kenani kanë dalë në dritë edhe veprimet e babait të tij. Çlirimit të Selanikut i parapriu Beteja e Sarantaporos (9-10 tetor 1912) në afërsi të Leskovikut.

Ushtritë greke dhe turke patën humbje të mëdha, por turqit në fund braktisën pothuajse të gjithë artilerinë e tyre, e cila ra në duart e grekëve. Një tjetër zhvillim i keq për ushtrinë e Tahsinit ishin dezertimet masive të rezervave.

Ngushtica e Sarantaporos ishte i vetmi vend ku turqit mund t’i ndalonin grekët. Megjithatë, ata nuk ia dolën mbanë. Rruga për në veri të Greqisë tani ishte e hapur. Duke parë qytete dhe qyteza që binin në duart e grekëve, Tahsini vendosi të luftonte mbi të gjitha në Giannitsa, një qytet i shenjtë për myslimanët. Në 19-20 tetorit 1912, aty u zhvilluan beteja shumë të ashpra, nën shiun e rrëmbyeshëm.

Pikturë nga Kenan Mesare

Mëngjesin e 20 tetorit, grekët nisën një sulm të fundit dhe të vrullshëm që i detyroi turqit të braktisnin pozicionet e tyre. Ata humbën kohezionin dhe ikën të çrregullt, duke braktisur një pjesë të madhe të materialeve të tyre luftarake. Fitorja në Giannicë ishte me rëndësi vendimtare për ushtrinë greke e cila pagoi një çmim të lartë me gjak.

Beteja e Giannicës

Më 18-31 tetor, grekët arrtën të fundosin një anije të madhe turke të ankoruar në portin e Selanikut. Pas fitores së forcave greke, konsujt e Fuqive të Mëdha (Francë, Gjermani, Austro-Hungari, Angli dhe Rusi) ndërhynë dhe i kërkuan Tahsin Pashës të fillonte negociatat për dorëzimin e garnizonit turk të Selanikut.

Fillimisht, Tahsini refuzoi, por më pas, pasi diskutoi me komandantët e njësive të tij dhe pranoi. Më 24 tetor, Shtabi Grek ishte vendosur rreth 30 kilometra jashtë Selanikut. Në mëngjes, dy nga shefat turq të shtabit të Tahsinit shkuan atje me dokumentin e tij, duke i informuar grekët se në mesditë konsujt do të shkonin atje me komandantin e garnizonit të qytetit, Sefik Pasha, për negociata. Në orën 14:00, komiteti mbërriti bëri të ditur kushtet e Tahsinit për dorëzimin e Selanikut pa luftë. Ai kërkoi të lejohej të tërhiqej me ushtrinë e tij të armatosur në Karaburnu (Embolo) dhe të qëndronte atje deri në fund të luftës.

Grekët në Selanik

Grekët i hodhën poshtë këto kushte dhe deklaruan se, për të mos sulmuar Selanikun, ushtria turke duhej të dorëzohej e çarmatosur si robër lufte. Vetëm oficerët mund të mbanin shpatat e tyre dhe që të gjithë të transportoheshin në një port në Azinë e Vogël, me shpenzimet e qeverisë greke. Ai i dha një afat për një përgjigje nga Tahsini deri në orën 6 të mëngjesit të 26 tetorit. Në të njëjtën kohë, po mbërrinin informacione për pushtimin e Serresit nga ushtria bullgare dhe nga pala greke ekzistonte një shqetësim i madh se ushtria e tyre do të mbërrinte në Selanik në të njëjtën kohë me atë bullgare.

Në orën 5:00 të mëngjesit të 26 tetorit, Tahsini njoftoi se i pranonte kushtet, por kërkoi të mbante 5 000 armë për stërvitjen e rekrutëve të rinj. Grekët refuzuan dhe i dhanë Tahsinit një afat prej 2 orësh për një përgjigje përfundimtare. Afati skadoi pa një përgjigje dhe grekët nisën të lëviznin drejt qytetit.

Në të njëjtën kohë edhe bullgarët po shkonin drejt Selanikut. Pothuajse në të njëjtën kohë, Tahsini vendosi ta dorëzonte qytetin te grekët pa kushte. “Ne ua morëm Selanikun grekëve, do t’ua japim grekëve” – ishte deklarata e tij.

Gjenerali bullgar Georgi Stojanov Todorov (1858-1934)

Në orën 23.00 të datës 26 tetor grekët dhe turqit u takuan në Selanik dhe nënshkruan protokollin e dorëzimit të qytetit. Nënshkrimi u bë rreth orës 01.30 të mëngjesit të datës 27 tetor. Megjithatë, për arsye kombëtare dhe fetare, meqenëse festa e shenjtorit mbrojtës të Selanikut, Shën Dhimitrit, nderohet më 26 tetor, kjo u caktua edhe si data e çlirimit të qytetit. Kjo, edhe për shkak se takimi nisi 30 minuta para mesnatës.

Mëngjesin tjetër (27 tetor) 1 000 oficerë osmanë dhe 25 000 ushtarë u dorëzuan si robër, ndërsa sasi të mëdha armësh kaluan në duart e grekëve. Menjëherë pas kësaj, detashmenti grek i Evzonëve, me një divizion kalorësie, hyri në Selanik mes një stuhie entuziazmi midis grekëve të qytetit. Divizioni i 7-të lëvizi në veri dhe ndërhyri midis Selanikut dhe bullgarëve. Në orën 11:00 të paradites, më 28 tetor, Komandanti i Përgjithshëm me shtabin e tij hyri në Selanik.

Mbreti George dhe Princi i Kurorës Kostandini hyjnë në Selanik, pikturë nga Kenan Mesare

Dy ditë më vonë, u emërua Guvernatori i parë i Përgjithshëm i Maqedonisë. Më 29 tetor, Mbreti George I mbërriti në Selanik, duke vulosur “sovranitetin” grek në qytet. Gjenerali bullgar Teodorov kërkoi të ngrinte një kamp në qytet, gjë që nuk u pranua. U ra dakord që dy batalione bullgare të mbeteshin në Selanik, por në fund vetëm njëri qëndroi.

Pse Tahsini ua dha Selanikun grekëve

Tahsini preferonte grekët sepse ushtria greke hyri në qytet më herët, ata ofruan kushte më të mira dorëzimi dhe ai ndoshta po vepronte emocionalisht, për shkak të njohjes së tij me Venizelosin nga Kreta dhe miqësisë së tij me familjet greke me ndikim në Selanik. Ai u akuzua për tradhti të lartë nga autoritetet osmane, por me ndihmën e Eleftherios Venizelos ai shkoi në Athinë, së bashku me oficerë të tjerë osmanë, ku u akomodua në një hotel. Më pas ai u nis për në Zvicër ku vdiq në vitin 1918.

Dorëzimi i Selanikut nga Tahsini te Kostandini

Fatkeqësisht, pala greke i transferoi ushtarët turq në Makronissos, ku shumica e tyre vdiqën..

Djali i Tahsinit, Kenani shkruan se në takimin me bullgarët babai i tij u shpreh: “Ne luftuam me grekët për 20 ditë. Nuk hasa ushtarë bullgarë askund. U munda nga grekët dhe atyre ua dorëzoj qytetin. Si guxoni të më kërkoni të nënshkruaj një protokoll edhe me ju? Ne ua morëm atyre dhe do t’ua dorëzojmë atyre.

Ata që duan ta gjykojnë atë kohë me ndërgjegje dhe paanshmëri duhet të kujtojnë situatën e 27 tetorit, kur të dërguarit e komandantit të përgjithshëm të forcave bullgare Theodorov vizituan babanë tim atë mbrëmje në Komandë. Një kolonel artilerie, nënkolonel rezervist Stantsiev (ambasador bullgar në Paris) dhe dy oficerë të tjerë, u shfaqën në mbrëmjen e 8-të duke mbajtur një flamur të bardhë.

Pas prezantimeve zyrtare nga të dyja palët, Stantsiev, duke marrë fjalën, shprehu habinë dhe shqetësimin e drejtë të Theodorovit për dorëzimin e Selanikut te grekët, duke pasur parasysh se ushtria bullgare kishte arritur duke luftuar vazhdimisht dhe me sakrifica të mëdha në Selanik, të cilin kishte të drejtë ta pushtonte në emër të Madhërisë së Tij, Carit të Bullgarëve.

Ne u kujtuam këtyre zotërinjve se Ushtria nën urdhrat e Atit tim kishte si kundërshtar të vetëm Ushtrinë Greke, kundër së cilës luftoi nga Elasoni në Selanik, duke pasur beteja të ashpra në vende të ndryshme ku nuk kishte bullgarë të pranishëm. Sa i përket çështjes së dorëzimit, kjo i përkiste vetëm atij dhe ai nuk kishte të drejtë të fliste në këtë çështje. Kreu i misionit bullgar, pasi mësoi për sa më sipër, u përgjigj me zemërim dhe me zë të lartë se edhe pak orë më parë trupat bullgare i ishin nënshtruar zjarrit të dendur dhe shkatërrues të ushtarëve turq rreth lartësive të Dervenit dhe për këtë arsye ata kishin të drejta të barabarta pushtimi mbi qytetin, duke kërkuar hartimin e menjëhershëm të një Protokolli të veçantë, që tregonte se qyteti iu dorëzua njëkohësisht bullgarëve.

Me shumë qetësi babai im shprehu habinë e tij për papërshtatshmërinë e kërkesës dhe lehtësinë e propozimeve.

Koloneli shpërtheu në fjalë e gjeste dhe kërcënime me zë të lartë, se nëse ne këmbëngulnim të refuzonim, trupat bullgare do të hynin në Selanik me forcë dhe me të drejtë dhe në kundërshtim me grekët. Pas 2 orësh diskutime Stantsiev, pas një konsultimi të shkurtër me kolegët e tij, shprehu dëshirën për të folur me mua privatisht.”

Kaluam në dhomën e madhe të pritjes dhe ambasadori më pa për disa sekonda, i heshtur dhe i shqetësuar, pastaj me një buzëqeshje nxori nga portofoli i tij një çek për një shumë të madhe. Ma ofroi me lëvizje të shpejta dhe duke pëshpëritur, më dha të kuptoj se ishte çmimi i një firme të thjeshtë nga babai im, i cili do të njihte të drejtën e tyre për bashkëpushtim.

Më goditi rrufeja, duke u dridhur i gjithi dhe me hapa të ngadaltë u ktheva në zyrë. Ambasadori ishte në gjendje të hutuar. Të tjerët nuk kishin më nevojë për shpjegime.
Pasi u bindën se pavarësisht të gjitha kërcënimeve, fyerjeve dhe brutalitetit nuk do të fitonin asgjë, na u lutën t’u jepnim një kopje të Protokollit. I cili u përgatit menjëherë”.

Richard C. Hall në librin e tij “Luftërat Ballkanike 1912-1913, Prelud i Luftës së Parë Botërore” i botuar në vitin 2000 shkruan gjithashtu se Tahsini u tha bullgarëve: “Unë kam vetëm një Selanik, të cilin e kam dorëzuar”. Kjo frazë përmendet për herë të parë në librin e DJ Cassavetti “Grekët luftërat ballkanike” (Londër, 1914). LAPSI.al

Post Views: 2,658
Previous Post

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

Next Post

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

Related Posts

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

“Në kopsht nuk dija anglisht, vetëm shqip”, Ava Max flet për origjinën e saj shqiptare

by TheAlbanian.co.uk
27/03/2021
0

Këngëtarja amerikane me origjinë shqiptare muzika e të cilës dëgjohet në të gjithë botën Ava Max, emri i vërtetë i...

Next Post

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.