• Latest
  • Trending
  • All

Vëllezërit socialistë të Vuqiqit

25/06/2025

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

26/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

26/10/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 29 October, 2025
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vëllezërit socialistë të Vuqiqit

25/06/2025
in Aktualitet

Andi Bushati

Ndonëse rezoluta e Partisë Socialiste, i ka tejkaluar qëndrimet e kryeministrit Rama, lidhur me atë që ndodhi në Banjskë, në 24 shtator, ajo është në mos e turpshme, krejtësisht e pamjaftueshme për t’i bërë nder shtetit shqiptar. Aty vërtet përdoret termi “terrorist”, të cilin kryeministri nuk guxon ta shqiptojë, aty është zbutur qëndrimi i Ramës për marrjen nën kontroll të veriut nga KFOR, duke kërkuar thjeshtë shtimin e trupave ndërkombatare, por këto janë një ndihmë e papërfillshme ndaj asaj pjese të kombit, me të cilët ndajmë të njëjtat aspirata.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

26/10/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Dhe këtu nuk është puna të futemi në sherrin tonë lokal mes rilindasve dhe non gratave. As të merremi me cic- micet e brendëshme se kush është më tepër patriot. Ka një referencë të thjeshtë me të cilën duhet të matet fytyra e Shqipërisë, që do të njolloset ose jo, nga rezoluta që do të miratojë parlamenti: Ky është krahasimi i tekstit të votuar unanimisht nga deputetët e të tëra krahëve në Prishtinë, me draftin që do të prodhojnë kolegët e tyre në Tiranë. Deri më tani, ajo që propozon PS, meriton termin langaraqe. Ndoshta duke e ditur këtë, mëkëmbësit e Ramës po tentojnë të fshihen pas trukeve absurde, herë duke e shtyrë miratimin e rezolutës drejt gjysmës së dytë të tetorit dhe herë duke përdorur alibinë qesharake të përgjegjësisë së një vendi të NATO-s.

Po t’i lexosh edhe atë që votoi parlamenti kosovar edhe atë që propozojnë socialistët, diferencat janë thelbësore, jo vetëm në gjuhë dhe në frymë, por edhe në koncepte. E para “dënon sulmin terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë”. E dyta flet për veprime të një “njësie terroriste serbësh”. Pra njëra denoncon krimin shtetëror, tjetra flet për individë. Dhe pyetja shtrohet: cili version është më pranë së vërtetës? Kur mendon se armatimi i rëndë i përkiste ushtrisë serbe, se terroristët ishin stërvitur aty, se Beogradi bëri sikur e arrestoi dhe më pas e liroi Radojçiçin, për të mos e ekstraduar, se vetë Vuçiçi është shfaqur në publik dhe e ka mbrojtur para të gjithëve këtë kriminel, për pyetjen e mësipërme nuk ka më dilema.

Po atëherë, pse qëndrimi i Partisë Socialiste e shpërfill këtë realitet? Pse ata nuk guxojnë as të kërkojnë “një hetim ndërkombëtar të shtetit serb”, ashtu sikurse bënë deputetët e të gjithë spektrit në Prishtinë?

Këto dilema kanë vetëm një përgjigje. Ato shpjegohen me nevojën e grupit parlamentar socialist për të pasur koherencë me qëndrimet personale të Edi Ramës. Edhe kur u rrëmbyen tre policët, edhe kur u zhvilluan trazirat dhe për përleshjet e serbëve me KFOR-in në veri, edhe kur qeveria Kurti shoqëroi në zyra kryetarët e zgjedhur të komunave, edhe për asosacionin, edhe për sanksionet, Edi Rama, në rastin më të mirë, ka qëndruar në mes të dy palëve. Basti që ai ka vënë për një projekt afatgjatë me Vuçiçin, shpesh e ka detyruar që t’i dalë kundër Kosovës.

Por, në këtë rast është ndryshe. Sado që qëndrimet e tij si kryeministër kanë peshën e vendimmarrjes shtetërore, ato shpesh mund të konsiderohen edhe si personale, në një vend ku institucionet kanë vdekur dhe gjithçka vendoset nga një njeri i vetëm. Por së paku formalisht, rezoluta e një parlamenti është diçka tjetër. Ajo vulos qëndrimin e vendit. Ajo bëhet në emër të të gjithë shqiptarëve. Prandaj gjëja më e pakët që duhet përfillur, në këtë rast, është shqetësimi i Edi Ramës se mos rëndohet Vuçiçi.

Partia Socialiste është e dënuar të veprojë në të njëjtën linjë si forcat kryesore politike në Kosovë, për të treguar me gisht shtetin serb dhe për të kërkuar hetim ndërkombëtar ndaj tij. Çdo qëndrim i ndryshëm, do ta shndërronte njollën që Rama ka marrë personalisht përsipër, në faj kolektiv. PS nuk mund të bëhet lavatriçja e Vuçiçit, pasi në këtë rast, duke i imponuar si shumicë kuvendit një rezolutë neutrale, ajo do na nxinte të gjithëve. ©Lapsi.al

Post Views: 3,315
Previous Post

Gjykata e Beogradit liron Millan Radoiçiç, i ndalohet hyrja në Kosovë

Next Post

Pse Edi Rama nuk hesht dot për Kosovën

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
26/10/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Pse Edi Rama nuk hesht dot për Kosovën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.