• Latest
  • Trending
  • All

Analistët e huaj në VOA: BE duhet të ndryshojë mënyrën e dialogut Kosovë – Serbi

25/06/2025

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 13 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Analistët e huaj në VOA: BE duhet të ndryshojë mënyrën e dialogut Kosovë – Serbi

25/06/2025
in Aktualitet

Ditë pas sulmit të grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës, njohës të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor kritikuan qasjen e bashkësisë ndërkombëtare në rajon dhe thanë se hapësira e lënë nga mungesa e angazhimit të Perëndimit në rajon, përfshirë procesin e stagnuar të integrimit evropian, ka krijuar një terren të përshtatshëm për tensione te vazhdueshme.

Sonja Biserko, drejtuese e Komiteti i Helsinkut për të Drejta të Njeriut në Beograd, ka pak mëdyshje se Beogradi zyrtar qëndron pas sulmit të grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës. Prej grafiteve që paralajmëronin kthimin e ushtrisë së Serbisë në Kosovë nëpër qytetet e Serbisë e deri te dëshmitë e gjetura nga autoritetet në Kosovë pas përballjes me grupin e armatosur, zonja Biserko thotë se ishte e qartë se diçka do të ndodhte dhe se Beogradi është përgjegjës. Bazuar në informacionet e deritashme, thotë ajo, është e qartë që “disa forca nga Serbia shkuan në Kosovë për të provokuar një konflikt, në mënyrë që ushtria serbe të hynte dhe të vendoste vijën ndarëse me Kosovën te lumi Ibër.”

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Beogradi është i vetëdijshëm që ka shkelur vijën e kuqe dhe tani po mundohet, me çdo mjet, të zvogëlojë rolin e vet në këtë akt terrorist,” thotë zonja Biserko. Por, ajo fajëson edhe qasjen e Perëndimit ndaj Serbisë për këtë përshkallëzim. Zonja Biserko thotë se bashkësia ndërkombëtare i ka injoruar paralajmërimet e udhëheqësve në Prishtinë ngaqë e sheh Serbinë si faktorin kryesor në rajon dhe për shkak të sulmit rus në Ukrainë.

“Beogradi shfrytëzoi mundësinë e kësaj tolerance nga Perëndimi përgjatë këtij një viti e gjysmë, që kur filloi agresioni rus ndaj Ukrainës, kur Perëndimi u rikthye në Ballkan, pas gati 15 vjet mungese angazhimi, për të parandaluar hapjen e një fronti të dytë dhe po shpresonin që ta sillnin Serbinë në Perëndim, gjë që nuk e kanë bërë dot,” thotë ajo.

Ajo shton se rajoni është në një pikë kritike; shtetet fqinje nuk i besojnë Serbisë dhe se prirja e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor është negative.

“I tërë rajoni është i bindur se Beogradi ishte i përfshirë në këtë rast. Dhe do të shtoja se ky është synim i Beogradit për një kohë dhe po priste momentin që ta realizonte këtë synim, në Kosovë dhe gjetiu. Problemi i politikës dhe strategjisë së Perëndimit në rajon tani, është se për shkak të rëndësisë së Beogradit, që e konsiderojnë si përparësi të tyre, të gjitha shtetet fqinje janë neglizhuar dhe po u bëhet presion të bëjnë lëshime. Si në Kosovë, si në Mal të Zi, si në Bosnjë… Serbia po i minon të gjitha këto shtete vazhdimisht, sistematikisht,” sipas zonjës Biserko.

Përkundër thirrjeve nga Uashingtoni të këtyre ditëve për t’iu rikthyer dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zonja Biserko e sheh fatin e tij të lidhur ngushtë me politikën që Perëndimi do të ndjekë pas sulmit të grupit të armatosur serb në Kosovë. Sipas saj, mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka pasur dialog që kur është diskutuar ndarja e Kosovës dhe se Serbia po blen tani kohë për ndryshimin e rrethanave politike në Shtetet e Bashkuara me shpresë për ta rikthyer idenë e ndarjes në agjendë. Perëndimi, sipas saj, duhet të ndryshojë pozicionin e tij, tani të minuar, në Ballkanin Perëndimor.

“Nëse Perëndimi nuk ndryshon politikën, është vështirë të imagjinosh se ky dialog do të funksionojë,” shton ajo.

Mary Kaldor, profesore në Shkollën Ekonomike të Londrës dhe anëtare bordi e Këshillit Evropian për Politikë të Jashtme, thotë se angazhimi i Bashkimit Evropian dhe procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në të ishte menduar si e vetmja rrugëdalje për rajonin.

“Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian është me të vërtetë e vetmja zgjidhje për Ballkanin, ku çështjet e etnicitetit dhe kufijve shndërrohen në çështje minoritetesh, që paraqet problem më vete dhe një formë krejt tjetër për t’u përballur me të. Por, procesi i zgjerimit është ndalur dhe mendoj se kjo gjë është shndërruar në problem të vërtetë, dhe natyrisht është problematike që kjo mundësi më nuk po merret seriozisht,” thotë ajo.

Zonja Kaldor, që është bashkë-autore e Raportit të Kosovës, një përpjekje akademike për të kuptuar mësimet e dala nga lufta në Kosovë dhe ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999, vlerëson se Perëndimi e ka vënë veten në pozitë të vështirë duke lënë çështje të pazgjidhura në rajon.

“Rusia është tani në pozitë të krijojë shumë telashe dhe po krijon shumë vështirësi. E kemi vënë veten në pozitë kur punët e pakryera, qoftë si koncept apo si problem konkrekt… vazhdojnë të jenë pika tensioni. Dhe kjo mund të keqpërdoret,” tha ajo.

Sipas saj, Bashkimi Evropian duhet të shihet si e vetmja zgjidhje për Ballkanin Perëndimor, por ky union duhet t’i rimendojë në tërësi përparësitë e veta.

“Është shumë, shumë shqetësuese, sikur që është shqetësuese për pjesën tjetër të botës që, luftrat të cilat i pamë në Ballkan tash po ndodhin në pjesë të tjera të botës, në Afrikë dhe Lindje të Mesme… Është shqetësim i imi se po shohim një gjendje të re shoqërore në të cilën krimi, etniciteti dhe dhuna po bëhen një kombinim afatgjatë helmues,” tha ajo. “Dhe që Bashkimi Evropian ta mbijetojë këtë kombinim helmues, që ky kombinim helmues të mos e prekë vet Bashkimin Evropian, atëherë duhet një vlerë e re, që mendon rreth kësaj, dhe jo në aspekt të arritjes së marrëveshjeve me lëvizje etnike, por duhet ndryshuar gjendja shoqërore, që do të thotë, të mendohet për aspektin ekonomik e shoqëror, ndryshimet klimatike, të drejtat e njeriut dhe format se si drejtësia të bëhet kuptimplotë.” /VOA

Post Views: 7,129
Previous Post

Sulmi terrorist në Veri, DASH: Vrasja e policit nuk mund të barazohet me atë të sulmuesve serbë

Next Post

Analiza e REL: Sytë te Amerika, për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Analiza e REL: Sytë te Amerika, për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.