• Latest
  • Trending
  • All

Gërvalla e dënon fjalimin e Vuçiqit: E barazoi pavarësimin e Kosovës me agresionin rus në Ukrainë

22/09/2023

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 13 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gërvalla e dënon fjalimin e Vuçiqit: E barazoi pavarësimin e Kosovës me agresionin rus në Ukrainë

22/09/2023
in Aktualitet

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e ka dënuar fuqishëm fjalimin e presidentit të Serbisë në Asamblenë e Përgjithme të Kombeve të Bashkuara, i cili e ka barazuar pavarësinë e Kosovës me agresonin e Rusisë në Ukrainë.

“…ai (Vuçiqi), mes të tjerash, zanafillën e agresonit rus në Ukrainë e sheh tek pavarësimi i Kosovës dhe paturpësisht pretendon se më 2008 Serbisë i ka ndodhur kjo që po i ndodhë Ukrainës sot”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Me këto shpifje dhe përpjekje për shtrembërim të historisë, Presidenti i Serbisë ka keqpërdorur rëndë foltoren e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Nëse ka një ngjashmëri mes agresionit rus në Ukrainë dhe rastit të Kosovës, ajo është vetëm te fakti se Rusia sot ka marrë në shënjestër Ukrainën dhe ukrainasit ashtu si Serbia më 1999 kishte marrë në shënjestër Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës”, ka theksuar ajo.

Ministrja Gërvalla ka thënë se Vuçiqi, se me fjalimin e tij në OKB, e ka shkelur marrëveshjen e arritur në Bruksel me 18 mars 2023, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Më atë Marrëveshje, Presidenti i Serbisë është pajtuar edhe që Serbia të mos flasë në emër të Republikës së Kosovës në forumet ndërkombëtare dhe të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare, përfshirë OKB-në”, ka thënë Gërvalla.

Ajo i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të dënojë këto shkelje të Vuçiqit.

“I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, posaçërisht BE-së dhe SHBA-së, që të dënojnë një gjuhë të tillë të përdorur nga Presidenti i Serbisë në OKB, dhe t’ia rikujtojnë atij obligimet që ka marrë me pajtimin e shprehur në Bruksel dhe Ohër”, ka thënë Gërvalla

Deklarata e plotë e ministres Gërvalla:

Deklaratë lidhur me fjalimin e Presidentit të Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Nju Jork, 21 shtator 2023

Si ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dënoj ashpër dhe i hedh poshtë në tërësi si të pavërteta dhe tentim për shtrembërim të historisë deklarimet lidhur me Republikën e Kosovës, të bëra nga Presidenti i Serbisë në paraqitjen e tij të sotme para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku ai, mes të tjerash, zanafillën e agresonit rus në Ukrainë e sheh tek pavarësimi i Kosovës, dhe paturpshëm pretendon se më 2008 Serbisë i ka ndodhur kjo që i ndodhë Ukrainës sot.

Për opinionin publik vendor e ndërkombëtarë e ndiej të nevojshme të përsëris këto fakte të pamohueshme historike:

– Pavarësia e Republikës së Kosovës, e shpallur më 17 shkurt 2008, është përmbushje e vullnetit të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, dhe ka ardhur pas një përpjekjeje të organizuar të shtetit të Serbisë për të zhdukur popullin shqiptar në Kosovë, për të cilën disa nga zyrtarët më të lartë shtetërorë, ushtarakë e policorë të Serbisë të atyre viteve janë gjykuar dhe dënuar nga Tribunali i Krimeve të Luftës i OKB-së, në Hagë.

– Deklarata e Shpalljes së Pavarësia e Kosovës nuk është shkelje e Ligjit Ndërkombëtar, e as rezolutave dhe dokumenteve të tjera relevante të OKB-së, rrjedhimisht as Kartës së OKB-së. Këtë e ka gjykuar dhe vendosur trupi më i lartë juridik i OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në opinionin e saj të nxjerrë më 22 korrik 2010,me kërkesë të vet Serbisë.

Me këto shpifje dhe përpjekje për shtrembërim të historisë, Presidenti i Serbisë ka keqpërdorur rëndë foltoren e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Nëse ka një ngjashmëri mes agresionit rus në Ukrainë dhe rastit të Kosovës, ajo është vetëm te fakti se Rusia sot ka marrë në shënjestër Ukrainën dhe ukrainasit ashtu si Serbia më 1999 kishte marrë në shënjestër Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës.

Kjo edhe është arsyeja pse Republika e Kosovës sot përkrah pa asnjë hezitim Ukrainën në luftën e saj të drejtë kundër agresorit kriminal rus. Kjo njëkohësisht duket qartë se është arsyeja pse Serbia vazhdon të mbështesë Rusinë e Putinit, siç e konfirmoi hapur dhe pa dilemë vet Presidenti i Serbisë në të njejtin fjalim në OKB.

Njëkohësisht, MPJD tërheq vëmendjen se në paraqitjen e tij në OKB, Presidenti i Serbisë i ka shkelur, edhe një herë, edhe zotimet që i ka dhënë para Bashkimit Evropian kur e ka pranuar Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, të datës 27 shkurt 2023, dhe Aneksin Zbatues të datës 18 mars 2023, neni 2 i së cilës përcakton qartë se raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të ndërtohen bazuar në parimet e Kartës së OKB-së, posaçërisht atyre që ndërlidhen me barazinë sovrane të shteteve, respektimin e ndërsjelltë të pavarësisë dhe integritetit territorial.

Më atë Marrëveshje, Presidenti i Serbisë është pajtuar edhe që Serbia të mos flasë në emër të Republikës së Kosovës në forumet ndërkombëtare, dhe të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare, përfshirë OKB-në.

Në harmoni me atë Marreveshje, të cilën BE dhe SHBA dëshmojne se Presidenti i Serbisë e ka pranuar dhe do ta zbatojë në tërësinë e saj, ai sot, në paraqitjen e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është dashur të bëjë thirrje për anëtaresimin e Republikës së Kosovës në OKB, apo, së paku, të mos flas fare për Republikën e Kosovës!

Në vend të kësaj, para audiencës ndërkombetare në OKB, ai ka zgjedhur të lansojë të pavërteta dhe insinuata, që përveç Kosovës njollosin edhe partnerët ndërkombëtarë Perëndimorë, BE-në dhe SHBA-në.

Sa i përket Dialogut të Brukselit, për të cilin Presidenti i Serbisë tha se është i bllokuar dhe akuzoi Repbulikën e Kosovës për këtë gjë, më lejoni t’i përsëris edhe një herë këto fakte:

– Republika e Kosovës e ka pranuar Marrëveshjen e Brukselit dhe Ankesin e Ohrit

– Ka kërkuar që ajo të nënshkruhet si dokument obligues ndërkombëtar

– insiston në zbatimin e plotë dhe urgjent të Marrëveshjes në tërësinë e saj.

Bllokues i dialogut është Serbia dhe Presidenti i saj, i cili ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes, ndërmjetësve ndërkombëtarë u ka thënë se e pranon, ndërsa publikut në Serbi i thotë se nuk e pranon Marrëveshjen e plotë.

Ndoshta deklarimet e tilla të njeriut që ka qenë bashkëpunëtor i afërt i krimineleve të luftës Slobodan Milosheviq e Vojislav Sheshel mbase mund edhe të befasojnë dikë në Perëndim që vazhdon të besojë se Presidenti aktual i Serbisë është një partner i mundshëm demokratik i BE-së dhe NATO-s. Por, kjo nuk është befasi për Repubikën e Kosovës dhe qytetarët e saj, të cilët e njohin shumë mirë ish-ministrin e propagandes të Milosheviçit, sot sundimtarin e Serbisë dhe aleatin e Putinit në Ballkan. E njohin edhe politiken që ai përfaqëson, e cila fatkeqësisht vazhdon të mbajë peng te gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, e para se gjithash edhe vet popullin serb.

I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, posaçërisht BE-së dhe SHBA-së, që të dënojnë një gjuhë të tillë të përdorur nga Presidenti i Serbisë në OKB, dhe t’ia rikujtojnë atij obligimet që ka marrë me pajtimin e shprehur në Bruksel dhe Ohër.

(r.m.)

Post Views: 77
Previous Post

Edi Rama: Albin Kurti po ndihmon Beogradin

Next Post

Vuçiq i akuzon fuqitë mëdha për pavarësinë e Kosovës: “Fuqitë e mëdha kanë vetëm parime të rreme”

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Vuçiq i akuzon fuqitë mëdha për pavarësinë e Kosovës: “Fuqitë e mëdha kanë vetëm parime të rreme”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.