• Latest
  • Trending
  • All

Hipokrizia e Ramës për Kosovë -Serbi

13/09/2023

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 8 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hipokrizia e Ramës për Kosovë -Serbi

13/09/2023
in Aktualitet

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025
Në një shkrim të gjatë me kostumin e liderit të një vendi që do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB, Edi Rama ka analizuar edhe marëdhëniet e Shqipërisë mes Kosovës dhe Serbisë. Së pari, ai ka përdorur një term që e ka bërë zakon për të fshehur të gjitha hajdutllëqet në këtë vend. “edhe 100 herë po të ktehesha mbrapsht do ta anulloja mbledhjen mes dy qeverive”. Pra ashtu siç ka folur për inceneratorët apo për sterilizimin, po të njëjtin standart ka përdorur edhe për goditjen pas shpine që i bëri Albin Kurtit kur nuk i shkoi në Prishtinë në takimin e parapërgatitur mes dy qeverive.
“…. ai ishte momenti më i gabuar për të hedhur një valle dyshe shpatash në Prizren, në ndërkohën kur Kosova duhet të ishte në anën e të ardhmes, krah për krah me aleatët e saj strategjikë, e jo në anën e të shkuarës, prej ku ushqehen edhe teoritë helmuese të konspiracionit shqiptaromadh” ka shkruar sot Rama.
Kush e mabn mend fjalorin e tij në ditën që vendosi të mos shkelë në Prishtinë, ai ishte i mbushur me zezona lidhur me përplasjen e madhe të Kosovës me perëndimin, që po rekej ta shmangte ai si lider global. Por sot kur kanë kaluar tre muaj nga kjo ngjarje, kushdo mund të pyesi, çfarë mund të kishte ndodhur ndryshe, nëse Rama nuk do ta kishte anulluar takimin. Çfarë shpëtoi ai me këtë akt? Çfarë do të ndodhte sikur ai qoftë edhe njëherë (jo 100 herë) të kthehej pas dhe të bënte mbledhjen me Kurtin, duke mos e goditur atë pas shpine? Për këto dilema nuk ka përgjigje. Asgjë nuk ka ndryshuar që nga qershori. Prandaj pyetja nuk bëhet më: a bëri mirë Rama, po këshillën e kujt dëgjoi dhe kujt i shërbeu duke shpërndarë mesazhin se me Albinin nuk bisedohet dot rreth një tryeze.
Hipokrizia e dytë ka të bëjë më të njëjtin refren të përsëritur, atë të trajtimit nga Tirana, zyrtare si të Prishtinës ashtu edhe të Beogradit me të njëjtën masë dhe të njëjtën peshë. Duke u hequr i si barazlarguar nga palët kryeministri ynë shkruan: “…teksa përpiqem pa sukses të kuptoj taktikat e qeverisë së Kosovës, mbetem po aq i pasuksesshëm në përpjekjen për të kuptuar strategjinë e dialogut të Serbisë. Dyshoj se strategjia e Beogradit është të vonojë proçesin dhe të përfitojë sa më shumë nga taktikat vetëdëmtuese të Prishtinës, të cilat e kanë ndihmuar vijimësisht viktimizimin e Serbisë ne arenën e ndërkombëtare”.
Ky qëndrim i barazlarguar, në konfliktin shqiptaro serb, e ka bërë Ramën edhe kontradiktor me veten. Për hir të kësaj qasjeje të re ai e ka harruar qëndrimin që mbajti në 2014 në mes të Beogradit e që e përsëriti më pas edhe në Presheve se ‘shqiptarët në Serbi s’mund të kenë më pak të drejta se serbët në Kosove’. Tani të njëjtën gjë i’a kërkon Albin Kurti, që projektin sekret për asosocacion ti’a dorzojë Vuçiçit për shqiptarët e luginës dhe Rama hesht.
Hipokrizia e tretë dhe ajo më flagrantja është se për situatën në Veri të Kosovës Shqipëria sillet konform me komunitetin euro atlantik duke qenë pjestare e këtij komuniteti si anëtare e NATO-s. “Shqipëria është një anëtar përgjegjës i komunitetit euroatlantik edhe kur duhet të pozicionohet në raport me gabimet e veta, e jo më kur duhet të pozicionohet në raport me gabimet e Kosovës” shkruan kryeministri. Dakord, le ta besojmë për një çast si të mirqenë faktin se Tirana nuk ka politikë të jshtme dhe se ajo konformohet me qëndrimet e SHBA dhe BE-së.
Po kur ky komunitet euro-atlantik i këkonte me ngulm Serbisë që ti vinte sanksione Putinit, pse Rama insistonte në “gabimin e vet” duke thënë se Beogradit nuk i duhej kërkuar kjo gjë? Pra pse kur vjen fjala për të cënuar Veriun e Kosovës, ai është në linjën e perendimorëve dhe kur duhet të mbështesë Serbinë shmanget nga kjo linjë?
Pra, duket qartë se qëndrimet diplomatike të Ramës janë të përçarta dhe shumë jo koherente. Arsyeja për këtë mund të jetë humbja e influencës mbi Prishtinën. Në këto tre dekada, udhëheqësit shqiptarë kanë pasur vlerë, në sy të perendimorëve, vetëm në raport me peshën e fjalës që kanë në raport me liderët e Kosovës. Për shkak të oreksit të tij paternalist, Rama e preu këtë urë lidhjeje me Albin Kurtin. Si pasojë e kësaj humbje ndikimi edhe Vuçiçi është bërë më indiferent ndaj tij, sesa në kohën kur kryeministri ynë rakordohej me presidentin Thaçi. Prandaj atë që s’po e bën dot në teren, Rama po mundohet ta imponojë nga pozicioni butaforik i liderit që do drejtojë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB.
©Lapsi.al
Post Views: 111
Previous Post

Bizneset në krizë për punonjës, por papunësia tek të rinjtë, rritje vjetore me 8%

Next Post

Albin Kurti: Shqiptarët në Serbi të kenë vëmendjen e njëjtë si serbët në Kosovë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Albin Kurti: Shqiptarët në Serbi të kenë vëmendjen e njëjtë si serbët në Kosovë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.