• Latest
  • Trending
  • All

Rama lan duart me Ilir Beqen, “kush kapi mandarina rrugës, do paguajë”

25/08/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 13 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama lan duart me Ilir Beqen, “kush kapi mandarina rrugës, do paguajë”

25/08/2023
in Aktualitet

Mesazhet e fundit të Edi Ramës nuk paralajmërojnë asgjë të mirë për Ilir Beqajn, ish-Ministrit të Shëndetësisë që po hetohet për aferën e sterilizimit. Nëse Rama e ka paralajmëruar burgun për ish bashkëpuntorë të tij nëpërmjet metaforës së ngrënies së frutave pas krahëve, për Beqajn përdori të njëjtën figurë letrare me të cilën janë “djegur” edhe të tjerët.

Para urdhër-arrestit për Arben Ahmetajn, kryeministri kishte përmendur mollët dhe dardhat, ndërsa sot përmendi “mandarinat”.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Sa herë do ua u shpjegoj këtë gjë “njerëzit më të besuar”, njerëzve iu jap besim për të bërë punën që iu takon për qëllimin e përbashkët. Nëse dikush shfrytëzon rrugën e përbashkët për qëllimin e përbashkët për të kapur mandarina, ndërkohë që ne shkojmë në luftë, do paguajë. Kaq e thjeshtë është kjo”  tha Rama, që gjithnjë e më shumë është nën presion nga opinioni publik për përgjegjësinë që mban si politikan për aferat e mëdha të korrupsionit, që po godet SPAK në nivelet e larta të qeverisjes.

Në fakt, kur foli për aferën e sterilizimit, kryeministri tentoi ta përcjellë me formulat e gatshme që janë dëgjuar edhe më parë, siç është ajo për deklaratat e mjekëve për rritjen e cilësisë së operimit, për uljen e kohës së shtrimit të pacientëve në spitale etj.

Por kur gazetarët e vunë përballë fakteve, që mund ta implikojnë edhe atë në aferë apo për qëndrimet e dyzuara që ka mbajtur në rastin e Beqajt, Rama i lau menjëherë duart me këdo që është përfshirë në korrupsion.

I tillë ishte momenti kur gazetarja Ambrozia Meta i kujtoi një letër që ia kishte dërguar bashkimi i kompanive që nuk e fituan garën për sterilizimin, në të cilën e informonin Ramën për procedurat abuzive të sterilizimit, që sot po hetohen nga SPAK. Fill pas letrës që i kishin çuar Ramës, Ilir Beqaj kishte reaguar akoma më ashpër, duke shkelur afatet e ankimimit.

Indiferenca e asaj kohe, tregon se kreyministri Rama i ka aprovuar me heshtjen e tij abuzimet e Ilir Beqajt, megjithëse ishte i informuar paraprakisht. Por kryeministri tha se letrat që i vijnë i shpërndan në institucione, ndërsa për të dëshmuar se nuk ishte pjesë e korrupsionit, i bëri thirrje SPAK t’i nxjerrë ujin e zi çështjes së abuzimit me PPP e sterilizimin.

“Në qeveri mua me gjithë të tjerët më bashkojnë qëllimet e shpallura dhe unë luftoj për qëllimet e shpallura. Unë qëllime të pashpallura nuk kam. Doni ta besoni apo nuk doni ta besoni ju. Kush nuk do ta besojë, s’ka problem. Nëse në luftën për qëllime të shpallura, ka individë që shfrytëzojnë të qënit në front për përfitime të tyre jo të përbashkëta, jo në funksion të qëllimeve të shpallura, por për qëllime të veta të paligjshme. Këto i trajton drejtësi” tha Edi Rama, duke konfirmuar distancimin nga Beqaj.

“Unë i inkurajoj maksimalisht t’i nxjerrin ujin e zi çdo çështjeje, cdo rasti, çdo ngjarjeje, çdo aktiviteti të kujtdo qoftë. Nëse ka ujë të zi, t’ia nxjerrin komplet” tha Rama.

Ilir Beqaj është larguar nga qeveria shumë vite më parë, por gjithnjë ka qenë një bashkëpuntor i Edi Ramës pavarësisht skandaleve që e kanë shoqëruar. Në zgjedhjet e kaluara ai u kandidua në Shkodër, ndërsa më vonë Rama e emëroi në krye të Agjencisë që monitoron fondet e ndërkombëtarëve.

Prokurorët e SPAK, Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi kishin vendosur t’i pushonin hetimet për Ilir Beqen pavarësisht se ai rezulton të jetë protagonisti kryesor i PPP 100 milion euro të sterilizimit dhe pavarësisht se firmat e Beqajt janë kudo në aferën e sterilizimit.

Por kur gjyqtari Erion Bani u njoh me detaje të dosjes, ai detyroi dy prokurorët Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi ta merrnin në hetim ish-ministrin e Ramës, për të cilin janë zbuluar disa udhëtime jashtë vendit me përfituesit e PPP të sterilizimit.

Beqaj ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me biznesmenin Ilir Rrapaj, që kishte një kompani me kapital 1 mijë euro dhe mori pjesën më të madhe të përfitimit në koncensionin 100 milion euro.

Mbetet për t’u parë nëse prokurorët e SPAK do të qëndrojnë duarkryq tani që Rama u kërkoi t’i shkojë deri në fund hetimit të Ilir Beqes apo do t’i mbeten amnistisë për ish-ministrin e shëndetësisë./Lapsi.al

Previous Post

Marrëdhëniet e komplikuara shqiptaro-greke

Next Post

Çështja Beleri/ Pse Rama po kreh Athinën

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Çështja Beleri/ Pse Rama po kreh Athinën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.