• Latest
  • Trending
  • All

“Një thesar të vërtetë”, arkeologët zbulojnë detaje nga gërmimet e tyre në Lin të Pogradecit

12/08/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 13 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Një thesar të vërtetë”, arkeologët zbulojnë detaje nga gërmimet e tyre në Lin të Pogradecit

12/08/2023
in Aktualitet

Nën ujërat e liqenit të Ohrit ose ndryshe “Perla e Ballkanit”, shkencëtarët kanë zbuluar atë që mund të jetë një nga komunitetet më të hershme që kanë banuar në Evropë. Ata po përpiqen të zgjidhin misterin se përse këta banorë të hershëm ishin strehuar në banesa palafite.

Për ata që nuk e dinë, shtëpitë palafite janë struktura të ngritura mbi grumbuj shtyllash (zakonisht prej druri) në sipërfaqen e tokës ose të ujit. Ato janë të ndërtuara kryesisht si një mënyrë mbrojtje ndaj përmbytjeve dhe gjithashtu mbajnë larg kafshët e rrezikshme.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Arkeologët besojnë se një pjesë e bregut shqiptar të liqenit dikur strehonte një vendbanim të shtëpive palafite që datojnë rreth 8000 vjet më parë, duke e bërë atë fshatin më të vjetër buzë liqenit në Evropë të zbuluar deri më sot.

Datimi i radiokarbonit nga vendi e vendos këtë vendbanim midis 6000 dhe 5800 vjet para Krishtit.

“Është disa qindra vjet më i vjetër se vendet e njohura më parë të banimit të liqeneve në rajonet e Mesdheut dhe Alpine. Në njohuritë tona, është më i vjetri në Evropë “,  tha për AFP-në Albert Hafner, një profesor i arkeologjisë nga Universiteti i Bernës në Zvicër.

Fshatrat e tjerë më të lashtë të tillë u zbuluan në Alpet italiane dhe datojnë rreth vitit 5000 para Krishtit, tha eksperti i banesave liqenore neolitike evropiane.

Hafner dhe ekipi i tij i arkeologëve zviceranë dhe shqiptarë kanë kaluar katër vitet e fundit duke kryer gërmime në fshatin Lin në anën shqiptare të liqenit të Ohrit, i cili shtrihet në kufirin malor të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Dalëngadalë po zbulohen disa sekrete mahnitëse. Gjatë një zhytjeje të fundit, arkeologët zbuluan prova që sugjeronin se vendbanimi ishte i fortifikuar me mijëra dërrasa me thumba të përdorura si barrikada mbrojtëse”, shkruan AFP.

Po pse u duhej fshatarëve të ndërtonin fortifikime kaq të gjera për t’u mbrojtur?

Arkeologët janë ende në kërkim të një përgjigjeje për pyetjen e pakapshme.

Studiuesit vlerësojnë se afërsisht 100,000 thumba u futën në fund të liqenit jashtë Linit, dhe Hafner këtë zbulim e quan “një thesar të vërtetë për kërkimet e tyre“.

Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të vjetër në botë dhe ekziston për më shumë se një milion vjet.

Të ndihmuar nga zhytës profesionistë, arkeologët kanë gërmuar në fund të liqenit duke zbuluar shpesh fragmente të fosilizuara druri dhe copa të çmuara lisi.

Analiza e këtyre fragmenteve po ndihmojnë ekipin e arkeologëve të rindërtojnë jetën e përditshme të banorëve të zonës, duke ofruar “pamje të vlefshme për kushtet klimatike dhe mjedisore të asaj periudhe”, tha për AFP-në, arkeologu shqiptar Adrian Anastasi.

“Druri i lisit është si një orë zvicerane, shumë precize, si një kalendar”, tha Hafner.

“Për të kuptuar strukturën e këtij vendi parahistorik pa e dëmtuar atë, ne po bëjmë një kërkim shumë të përpiktë, duke ecur shumë ngadalë dhe me shumë kujdes”, shtoi Anastasi, i cili drejton ekipin e arkeologëve shqiptarë.

“Ndërtimi i fshatit të tyre mbi shtylla druri ishte një detyrë komplekse, shumë e ndërlikuar, shumë e vështirë dhe është e rëndësishme të kuptojmë pse këta njerëz e bënë këtë zgjedhje”, tha Anastasi.

Për momentin, shkencëtarët thonë se është e mundur të supozohet se fshati mbështetej në bujqësi dhe kafshë shtëpiake për ushqim.

“Kemi gjetur fara të ndryshme, bimë dhe eshtra të kafshëve të egra dhe të zbutura”, tha profesor shqiptar i arkeologjisë, Ilir Gjepali.

Por do të duhen edhe dy dekada të tjera që vendi të eksplorohet dhe studiohet plotësisht dhe të nxirren rezultatet përfundimtare. tch

Previous Post

Vuçiç dëshiron të takohet me Putinin në Kinë

Next Post

Kulla e re/ Kush po i luan fijet në sulmin kundër Ramës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Kulla e re/ Kush po i luan fijet në sulmin kundër Ramës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.