• Latest
  • Trending
  • All

Përgjimet/ Shpallet në kërkim edhe njeriu që do vriste Albin Kurtin

28/07/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 13 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Përgjimet/ Shpallet në kërkim edhe njeriu që do vriste Albin Kurtin

28/07/2023
in Aktualitet

Në një nga emailet e ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano që u publikua nga hakerat iranianë ra në sy një informacion për vrasjen e mundshme të Albin Kurtit.

Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë kishte zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një snajperist nga Shqipëria.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në dokument shkruhej se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë kishte marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.

I dyshuari ishte Prek Kodra, shtetas shqiptar. Në dokument thuhej se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve dhe dyshohej se ishte përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi.

Prekë Kodra, pjesë e kontratave të vrasjeve me pagesë

Por në dosjen e SPAK që çoi në goditjen e një grupi të sofistikuar kriminal në Shkodër, duket se është përfshirë edhe Prekë Kodra që është shpallur në kërkim nga SPAK. Ende nuk dihet roli i tij konkret, por nga bisedat e zbuluara në aplikacionet Encro dhe Sky, porositësit e vrasjeve flisnin lirshëm për punët e tyre, përfshirë bisedat me prokurorin e arrestuar të Kukësit, Xhevahir Lita apo ish shefin e operacionales Oltion Bistri.

Mes të arrestuarve dhe personave të shpallur në kërkim janë edhe disa nga kokat e krimit në veri si Pëllumb Gjoka apo Behar Bajri.

Ndërkohë, sipas të dhënave të policisë Prekë Kodra jetonte në Shkodër, ndërsa vepronte në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.

Sipas Policisë Shqiptare, ky person është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai ka qenë i shpalurl në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Kodra konsiderohej si person me rrezikshmëri të lartë.

Atentatet për destabilizimin e Kosovës

Sipas informacione të Njësisë Kundër Terrorizmit, objektivi i parë do të ishte Ismet Haxha.

Objektivi i dytë ishte Xhavit Haliti, i cili do të vritej një muaj pas Haxhës për t’u dukur si hakmarrje.

Më pas, do të vritej edhe kryeministri Albin Kurti.

Sipas informacioneve, qëllimi i këtyre atentateve ishte destabilizimi i Kosovës. Po ashtu, në dokument theksohet se të tre atentatet do të kryheshin në 4 muaj.

Intervista e Prekë Kodrës në mediat e Kosovës

Por kur doli informacioni i Njësisë kundër Terrorizmit të Kosovës, Kodra reagoi duke thënë se Albin Kurtin e ka parë vetëm në ekranet televizive, ndërsa për deputetin Xhavit Haliti dhe Ismet Haxhën, ish-pjesëtarin e UÇK-së, thotë se “as ka dëgjuar më parë”.

Në emisionin Pressing, në T7, të mërkurën Kodra ka mohuar gjithçka rreth akuzave në drejtim të tij.

“Ç’ka me spjegu, se është diçka që vetëm kanë shpik sikur kanë shpik persona të paidentifikum për mu, Albin Kurtin e njoh vetëm përmes televizionit, unë nuk e njof dhe nuk kam asnjë lidhje në Kosovë për asnjë lloj qëllimi të keq. Më vjen keq, më keni akuzu, po më merrni në qaf mu edhe familjen teme”, ka thënë ai.

Pas raportimeve, Qeveria e Kosovës kishte deklaruar se kishin marrë informacion nga Agjencia e Inteligjencës Kosovare (AKI).

Policia e kishte ndaluar Prekën teksa ai kishte hyrë në kufirin e Kosovës.

“Nuk më ka pyet kërkush nga policia për këtë gjë. Mua më kanë ndalë në Kosovë para një viti në Doganë. Kam qenë duke shku në Kosovë me ble një kamionçinë për ndërmarrjen time. Kur më kanë ndalu kam qenë më makinën e vajzës time. Më kanë marrë dokumentat, më kanë thënë, a ka mundësi me zbrit dhe më kanë mbajt aty nga ora 2 pasdite deri në 11 të darkës, as nuk më tregojshin pse jam ndal. Më kanë nxjerr paret, më kanë thonë a ke gjë me veti. I kom thonë po kam 15 mijë euro me veti. Më kanë dërguar në Prishtinë, tek departamenti i kirmeve të rënda, atje më kanë marrë në pyetje dhe unë nuk kuptojsha mirë se për cka bëhej fjalë. Më thanë se dyshohesh për falsifikim të parasë. Unë isha i sigurt që paratë ishin të pastërta”, ka thënë ai.

Po ashtu, Kodra ka thënë se Kurti, Haliti dhe Haxha duhet të qëndrojnë të qetë.

“Ata personat që ua kanë përmend emrat… se mos po iu mbytë ai shaljani prej Dukagjinit, thuajuni të rrinë të qetë sepse unë s’i njoh e as s’i di e s’kam punë fare me ta. Edhe po të jetë nevoja, shkoj e i takoj nëpër shpija e ju vij në rrugë nëse ata ndihen të kërcënuar nga unë, unë u vij në rrugë me zakone të Dukagjinit e të zonave të Malësisë së Gjakovës, si i din edhe ata rregullat. Këto janë shpifje, janë intriga. Kush ka punë me mua më del ballë për ballë e m’i thotë gjërat në sy, jo pas shpine. Unë jam një njeri që s’kam prekur në besë kurrë edhe nuk kam punë, as telashe as kurrë një gjë të hapur me kurrë një njeri”, ka thënë ai./Lapsi.al

Previous Post

Inceneratori i Elbasanit/ Gjiknuri nxjerr në konferencë vendimin e Ramës

Next Post

Rriten me deri në 54% çmimet e referencës për taksën e pronës për 32 zonat e Tiranës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Rriten me deri në 54% çmimet e referencës për taksën e pronës për 32 zonat e Tiranës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.