• Latest
  • Trending
  • All

Në lokalitetet arkeologjike “Lin 3” dhe “Dunavec”, zbulohet “vendbanimi më i vjetër” në Evropë

24/07/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 13 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Në lokalitetet arkeologjike “Lin 3” dhe “Dunavec”, zbulohet “vendbanimi më i vjetër” në Evropë

24/07/2023
in Aktualitet

Në dy ekspedita të veçanta në Lin dhe në Dunavec, një grup arkeologësh shqiptarë dhe të huaj kanë bërë këtë verë zbulime të rëndësishme, të cilat hedhin dritë mbi vendbanime prehistorike dhe hapat e parë të bujqësisë në Evropë.

Gëzim KABASHI, BIRN

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Arkeologu nënujor, Adrian Anastasi, është i kënaqur me ekspeditat e kësaj vere në Buqezë të Pogradecit dhe në afërsi të Drithasit në Korçë – ku të dhënat e zbuluara nga gërmimet mund të ndryshojnë historinë.

Si bashkëdrejtues i projektit “Lin 3”, Anastasi thotë se palafitet e zbuluara pranë Linit datojnë 5800-5700 vjet para lindjes së Krishtit. Ekspedita e kryer për projektin Dunavec ka hedhur gjithashtu dritë mbi të dhëna të rëndësishme arkeologjike.

“Duke vlerësuar tipologjinë e palafiteve të zbuluara, vendbanimi prehistorik “Lin 3” konsiderohet si më i vjetri në Europë, të paktën mes atyre që njihen,” thotë Anastasi.

“Lin 3” është emërtimi i projektit në kuadër të hartës së zbulimeve nënujore arkeologjike dhe vjen pas disa kërkimeve të mëparshme në të njëjtën zonë. Projekti është fryt i një bashkëpunimi mes Institutit të Arkeologjisë në Tiranë dhe universiteteve të Bernës, Oksfordit dhe Selanikut.

Rreth 45 kilometra më në jug, pranë Drithasit të Korçës, një grup tjetër arkeologësh të drejtuar nga Dr. Adrian Anastasi, pas një muaji intensiv pune e kanë mbyllur gërmimin e njohur me emrin “Dunavec” – i huazuar nga lumi që kalon aty pranë.

Anastasi gjen disa të përbashkëta mes zbulimeve në Lin dhe në Dunavec dhe i konsideron të dhënat e para si premtuese.

“Ka faza të cilat kronologjikisht përputhen dhe ne po kërkojmë të kuptojmë lidhjen mes tyre”, tha ai për BIRN.

Në vendbanimin prehistorik të Linit, arkeologët kanë gjetur një mur pilotash druri dhe palafite që shërbejnë si gardh mbrojtës për territorin. Kjo do të mundësojë njohjen e planimetrisë së vendbanimit dhe të banesave, që në atë kohë ndërtoheshin 5-6 metra brenda rrethimit.

Profesor Albert Hafner nga Universiteti i Bernës në Zvicër, njëherazi bashkëdrejtor i projektit, i tha BIRN se bashkëpunimi për projektin “Lin 3” ka nisur që në vitin 2018 dhe kërkimet gjatë periudhës qershor-korrik janë shtrirë në liqen dhe në tokë.

This image has an empty alt attribute; its file name is Germimet-arkeologjike-ne-Lin-640x400.jpg

Gërmimet arkeologjike në Lin, Shqipëri

“Siti Lin 3 është një dëshmi shumë e rëndësishme mbi hapat e parë të bujqësisë në Evropë dhe ky është një element kyç që duhet kuptuar,” tha Hafner, i cili ka një përvojë kërkimore dhe shkencore 40-vjeçare në liqenet alpine të Zvicrës.

“Siti nënujor palafitik i liqenit ofron kushte shumë të mira konservimi,” shtoi ai.

Në kërkimet pranë Buqezës së Linit kanë marrë pjesë 38 specialistë, arkeologë, zhytës dhe studentë. Sipas profesor Hafner, mbetjet e zbuluara dhe teknologjia e avancuar u mundëson atyre që të përcaktojnë datime të sakta.

“Teknologjitë që ne aplikojmë krijojnë mundësi për datime shumë të sakta dhe për studime më të ndërlikuara,” shtoi ai.

Dunaveci, një zbulim i rëndësishëm

Në fillim të korrikut, thellësia e gërmimit në Dunavec ishte tetë metra ose tre herë më e madhe se në projektin “Lin 3”. Edhe këtu, grupi i drejtuar nga arkeologu Adrian Anastasi punoi mbi të dhënat e përfItuara nga sondazhe dhe kërkime më të hershme të specialistëve shqiptarë të prehistorisë.

Në mesin e viteve ’60, pas zbulimeve arkeologjike pranë Maliqit, një komision specialistësh me prof. Frano Prendin, prof. Zhaneta Andrean dhe Skënder Aliun u njohën me situatën në Dunavec.

Por kërkimet nuk patën rezultate dhe ato u ndërprenë për një periudhë disa-vjeçare.

Profesor Myzafer Korkuti zhvilloi me tej dy fushata të mëdha në vitet 1971 dhe 1973.

Por këtë vit gjithçka është ndryshe. Gërmimi përfshin një territor prej disa qindra metrash katrorë, në të cilin bien në sy edhe gjetjet e objekteve të qeramikës.

“Dunaveci është një projekt shumë i rëndësishëm për historinë e Shqipërisë,” tha profesor Hafner, i cili e vlerësoi punën e kolegut të tij shqiptar.

“Gërmimi i muajit qershor-korrik në Dunavec është një gërmim masiv dhe fantastik,” shtoi ai.

Sipas Hafner, gërmimet e viteve ‘60-‘70 që ishin të kufizuara nga teknologjia e kohës.

“Ne mund të sinkronizojmë me teknologjitë e reja edhe materialet e zbuluara gjatë atyre fushatave,” përfundoi ai.

This image has an empty alt attribute; its file name is Germimet-arkeologjike-ne-Dunavec-1-640x400.jpg

Gërmimet arkeologjike në Dunavec, Shqipëri

(Reporter.al)

 

 
 
 
 
 
Previous Post

Temperatura “Ferri”, sa do të shënojë termometri ditën e diel

Next Post

Dosja e SPAK/ Si u fut Erion Veliaj në skemën e inceneratorëve

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Dosja e SPAK/ Si u fut Erion Veliaj në skemën e inceneratorëve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.