• Latest
  • Trending
  • All

“Janë transportuar me ambulancë nga Serbia”/ Kisha Ortodokse mohon akuzat e deputetes britanike për kontrabandë armësh

08/07/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 13 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

“Janë transportuar me ambulancë nga Serbia”/ Kisha Ortodokse mohon akuzat e deputetes britanike për kontrabandë armësh

08/07/2023
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Kisha Ortodokse Serbe hodhi poshtë pretendimet e deputetes britanike se armët e kontrabanduara nga Serbia janë “magazinuar” në ambientet e kësaj kishe në Kosovë. Institucionet e Kosovës janë duke kryer hetim. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 5 korrik se do të ketë informacione pas takimeve me përfaqësuesit e NATO-s në Kosovë dhe institucionet e sigurisë së Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë (REL) për rezultatet e hetimeve të deritanishme. Ndërkohë, zyrtarët serbë kanë kundërshtuar ashpër akuzat në adresë të Kishës Ortodokse Serbe.

Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, theksoi për REL-in rolin kontrovers të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, duke thënë se ajo është një aktor politik. “Kisha Ortodokse Serbe është instrument i ndikimit të autoriteteve serbe, si në Kosovë ashtu edhe në vendet e tjera fqinje”, tha Vogel. Gjithë kësaj i kanë paraprirë pretendimet e deputetes britanike, Alicia Kearns, për deponimin e armëve kontrabandë në ambientet e Kishës Ortodokse Serbe.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Deri në publikimin e këtij teksti, Kearns nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it lidhur me demantet që pasuan deklaratën e saj.

Çfarë ka deklaruar konkretisht deputetja britanike?

Alicia Kearns, deputete britanike dhe kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, deklaroi në Parlament, më 4 korrik, se armët kontrabandohen nga Serbia në Kosovë me autoambulanca dhe se ato “deponohen” në ambientet e Kishës Ortodokse Serbe.

“Në Qeveri [të Britanisë së Madhe] janë të vetëdijshëm, me ushtarët që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se armët po kontrabandohen përmes kufirit në kishat ortodokse me autoambulanca. Kur trupat tona përpiqen të marrin leje për të shkuar t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që merret leja, shih befasinë, autoambulanca shfaqet në kishë dhe nxjerr përsëri armët”, tha Kearns. Të njëjtën ditë ka reaguar edhe Dioqeza e Rashkës – Prizrenit, duke thënë se është “akuzë shumë e rrezikshme, e cila e kriminalizon Kishën Ortodokse Serbe”. Në një deklaratë, Dioqeza kërkoi që urgjentisht të hetohen akuzat e bëra nga deputetja britanike. REL- i është drejtuar Kishës Ortodokse Serbe, me seli në Beograd, për të dhënë një koment, por nga ky institucion udhëzuan t’iu referoheshim komunikatave të Dioqezës së Rashkës- Prizrenit.

Ambasada britanike në Prishtinë: Referojuni KFOR-it

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë nuk iu përgjigj në mënyrë specifike pyetjeve të REL-it se a janë në dijeni lidhur me pretendimet për “kontrabandën e armëve” nga Serbia në Kosovë, që sipas deputetes Alicia Kearns, ishte e përfshirë edhe Kisha Ortodokse Serbe.

Ambasada britanike tha shkurt se për këtë çështje është KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s, në kuadër të së cilit vepronte batalioni britanik që kishte marrë këtë informacion. Më 5 korrik, KFOR-i njoftoi se ngjarja e përmendur nga Kearns i referohet vitit 2022, kur Batalioni Mbretëror i Këmbësorisë ishte i përfshirë në veri të Kosovës, për mbështetje të KFOR-it. “Prezenca e pretenduar e armëve ilegale është raportuar në shtabin e KFOR-it, por pas hetimeve të mëtejshme për të gjetur konfirmimin për këtë, nuk u shfaqën dëshmi për atë që u raportua”, tha KFOR-i.

Reagimet e zyrtarëve në Beograd

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia po zhvillon një hetim kundër deputetes britanike. “Ne tashmë po bëjmë një hetim kundër jush për të parë pse po e vendosni Serbinë në një pozitë të tillë”, tha Vuçiç në një konferencë për shtyp më 6 korrik. Një ditë më parë, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka ftuar në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Dominic Otway.

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, pas atij takimi, njoftoi se Daçiç i hodhi poshtë pretendimet e deputetes britanike. Më 5 korrik, ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq tha për TV Pink se Kisha Ortodokse Serbe është “objektiv i sulmeve të lobistëve shqiptarë”, sepse, siç tha ai, “është një shtyllë e tubimit të popullit serb”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mban lidhje të ngushta me Kishën Ortodokse Serbe. Ai është takuar me kreun e asaj kishe, Porfirije, pas rritjes së tensioneve dhe takimeve të rëndësishme në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Analisti Toby Vogel tha se pavarësisht se vepron si instrument i Qeverisë në Beograd, Kisha Ortodokse Serbe përpiqet ta paraqesë veten si aktor autonom në Kosovë, i pavarur nga Qeveria. “Kisha Ortodokse Serbe ka autonomi të madhe në Serbi për nga politika dhe ideologjia e saj dhe në shumë raste ideologjia dhe interesat e saj përputhen me interesat e Qeverisë dhe presidentit”, tha Vogel.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërkaq nga viti 2011 po zhvillon dialog me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve. Pretendimet për kontrabandë armësh, deputetja britanike i bëri në jehonën e tensioneve të reja në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe.

Ritualet e lutjeve në kulmin e tensioneve në veri të Kosovës

Popullata lokale serbe nuk i pranon kryetarët shqiptarë në komunat në veri të Kosovës. Përshkallëzimi ndodhi më 29 maj kur ata u përleshën me KFOR-in në Zveçan, një nga katër komunat në veri me shumicë serbe. Në këto incidente, pati dhjetëra të plagosur nga të dyja palët.

Të njëjtën ditë, peshkopi i Rashkës-Prizrenit, Teodosije, ka mbajtur ritualin e lutjes në kishën e Zveçanit, e cila ndodhet afër ndërtesës së komunës, para së cilës kanë ndodhur trazirat. Peshkopi u tha vendasve se Kisha Ortodokse Serbe “do të jetë gjithmonë me njerëzit e saj në Kosovë”. Lutjen e ka shërbyer edhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije. Nga tempulli i Shën Savës në Beogradit, ai bëri thirrje për lutje për popullin e Kosovës. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në dhjetorin e vitit të kaluar, tha se një pjesë e klerit të Kishës Ortodokse Serbe ka mbështetur barrikadat e ngritura nga serbët lokalë në veri të Kosovës. Ai nuk ka dhënë më shumë detaje.

Kritika e Parlamentit Evropian kundër Kishës Ortodokse Serbe dhe ndikimit të Rusisë

Në një rezolutë të marsit 2022, Parlamenti Evropian deklaroi se Kisha Ortodokse Serbe promovon Rusinë në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke e vlerësuar këtë si shqetësuese.

Eurodeputetët gjithashtu shprehën shqetësimin për “përpjekjet e Kishës Ortodokse në vende si Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina, veçanërisht në entitetin Republika Sërpska, për të promovuar Rusinë si një mbrojtëse të vlerave tradicionale familjare dhe për të forcuar marrëdhëniet midis shtetit dhe kishës”. Kisha Ortodokse Serbe i hodhi poshtë këto akuza. /Rel/

Previous Post

“Meriton t’i bashkohet aleancës”, Erdogan shpreh mbështetjen për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Next Post

PANIK në ajër/ 27-vjeçari i tërbuar kërkon të hapet dera e avionit, dy pasagjerë e hedhin në dysheme

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

PANIK në ajër/ 27-vjeçari i tërbuar kërkon të hapet dera e avionit, dy pasagjerë e hedhin në dysheme

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.