• Latest
  • Trending
  • All

Francë, bie intensiteti i trazirave  

02/07/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 13 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Francë, bie intensiteti i trazirave  

02/07/2023
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Në Francë ka rënë intensiteti i protestave të dhunshme, pasi dhjetëra mijëra policë u nxorën në rrugë në të gjithë vendin. Trazirat filluan pas vrasjes nga policia të një adoleshenti me origjinë afrikano-veriore të martën. Rreth 45,000 policë, përfshirë njësitë speciale, u nxorën në rrugë në tre qytetet Paris, Lion dhe Marsejë krahas automjeteve të blinduara dhe helikopterëve. 

Autoritetet shtuan masat e sigurisë në zonën më të njohur të Parisit, ‘Champs Elysees’ pas thirrjeve në rrjete sociale për mbledhjen e demostruesve në sheshin e famshëm. 

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Rruga, zakonisht më e vizituara nga turistët, ishte e mbushur me forca sigurie që kryenin kontrolle. Në fasadat e dyqaneve u vendosen dërrasa për të parandaluar dëmtimet dhe plaçkitjet e mundshme. 

Të rinjtë e ndaluar nga policia në ‘Champs Elysee’ thanë se ishin të zemëruar me policinë pas vrasjes së 17-vjeçarit, i qëlluar nga një oficer policie gjatë një ndalimi trafiku të martën në periferi të Parisit, Nanterre. 

“Personi që u vra ishte adoleshent dhe për këtë arsye po dalin në protesta më shumë adoleshentë. Ne e mbështesim këtë lëvizje sepse kjo që po ndodh është e padrejtë”, tha një vajzë e maskuar që nuk pranoi të identifikohej. 

“Imagjinoni sikur kjo t’i kishte ndodhur vëllait tim, në rrugë, sepse ai nuk pranoi të ndalonte. Dua të them se ne nuk jemi të sigurt këtu. Duhet të jemi të sigurt me policinë, por kemi frikë prej tyre. Nuk është normale”, tha një tjetër vajzë me maskë që foli gjithashtu në kushte anonimiteti. 

Protestat e dhunshme shpërthyen fillimisht në Paris dhe më pas në qytete të tjera pasi një adoleshent me origjinë afrikano veriore vdiq nga plagët e marra kur një polic qëlloi mbi të ndërsa ai refuzoi të ndalonte makinën e tij. Viktima i identifikuar me emrin, Nahel u varros të shtunën pas një ceremonie fetare në xhaminë e zonës Nanterre, në periferi të Parisit. 

Por, jo të gjithë pajtohen me demonstruesit. Banorët e qytezës L’Hay-Les-Roses, rreth 10 km në jug të Parisit, dënuan dhunën e përdorur nga protestuesit që vuri në shënjestër edhe rezidencën private të kryetarit të bashkisë. 

“Mbrëmë, protestuesit e dhunshëm, të cilët kishin qëllim të sulmonin dhe plaçkisnin bashkinë, por nuk mundën për shkak të barrierave, përfunduan duke sulmuar shtëpinë e kryetarit të bashkisë, zotit Jeanbrun”, tha Pierre, banor i qytetit. 

“Ata po thyejnë gjërat pasi duan të përhapin terror, të sulmojnë zyrtarët e zgjedhur dhe të përpiqen të rrezikojnë vendin. Por nuk mendoj se ata e kishin në shënjestër një individ apo një kryebashkiak të caktuar”, tha zonja Marie Kristina, banore e L’Hay-Les-Roses. 

Presidentja e rajonit Ile-De France që përfshin këtë qytet dhe Parisin, u shpreh e bindur se protestave të dhunshme po u vjen fundi. 

“Jam e bindur se dhuna do të ulet në ditët në vijim. Të gjitha trupat, forcat që janë në terren po punojnë për ndërtimin e një sigurie të re në rajon, ndaj kam shumë besim. Ajo që po ndodh është dhunë e madhe e një grupi të vogël njerëzish që janë të organizuar dhe trajnuar shumë mirë dhe që duan të sfidojnë qeverinë. Por shteti nuk do të dorëzohet dhe ne do të luftojmë”, tha zonja Pecresse. 

Ministria e Brendshme tha se 1,311 persona ishin arrestuar mbrëmjen e së premtes, ndërsa të shtunën u arrestuan edhe 200 persona të tjerë. 

Trazirat konsiderohen si një goditje për imazhin e Francës e cila do të organizojë Lojërat Olimpike në vitin 2024. 

Presidenti Emmanuel Macron shtyu një vizitë shtetërore në Gjermani që do të fillonte të dielën për të trajtuar atë që tani konsiderohet si kriza më e rëndë për qeverinë e tij që nga demonstratat e dhunshme në fund të vitit 2018.

Previous Post

I përdorur tek pijet me gaz/ OBSH jep ALARMIN për ëmbëlsuesit artificialë: Është kancerogjen, raporti publikohet…

Next Post

Vuçiq: Kam frikë nga lëvizjet krejtësisht iracionale të Albin Kurtit

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Vuçiq: Kam frikë nga lëvizjet krejtësisht iracionale të Albin Kurtit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.