• Latest
  • Trending
  • All

Merr fund “Ballkani i Hapur”, aventura politike që largoi Shqipërinë me Kosovën

01/07/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 13 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Merr fund “Ballkani i Hapur”, aventura politike që largoi Shqipërinë me Kosovën

01/07/2023
in Aktualitet

Para se të futej në koncertin e tenorit Rame Lahaj që u mbajt të premten në Ulqin, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u ul për një kafe me politikanë shqiptarë nga Kosova dhe Mali i Zi në një nga lokalet e qytetit.
Një detaj i pazakontë binte në sy menjëherë në tryezë. Pranë Edi Ramës ishte ulur Vjosa Osmani.

Në marrëdhënien mes të dyve ka mbizotëruar përherë tensioni negativ. Dy politikanët nuk e kanë kursyer asnjëherë njëri tjetrin.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Kur Vjosa Osmani vizitoi Tiranën dy vite më parë, Rama e takoi në kryeministri, por e la bosh karrigen në parlament.

Dhe simbolika e takimit të Ramës me Osmanin në publik nuk qe rastësi. Ajo është pjesë e një sjelljeje më të moderuar të Ramës në raport me shqiptarët e Kosovës, që ia kanë kundërshtuar qasjen ndaj Serbisë.

Sepse mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit kohët e fundit nisi një krisje, që po shkon drejt ndarjes përfundimtare. Gjatë një interviste për Euroneës, Rama shpalli nga Ulqini fundin e projektit të “Ballkanit të Hapur”, një pjellë ekskluzive e tij dhe Vuçiçit.

Kësaj radhe, Rama foli për Ballkanin e Hapur në kohën e shkuar, si për një mision tashmë të kryer.

“Procesi i Berlinit është aksi ynë kryesor. Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, e kemi Procesin e Berlinit në Tiranë. Kemi mundësi ta zotërojmë si proces me mbështetjen e madhe që kemi nga Gjermani, nga kancelari Scholz dhe nga gjithë të tjerët” u shpreh ai.

Entuziasmi për “Procesin e Berlinit” është në fakt ceremoniali për varrimin e “Ballkanit të Hapur”. Projekti ballkanik që shenjoi politikën e jashtme të Shqipërisë është mbyllur brenda pak ditësh dhe është pasojë ekskluzive e marrëdhënies personale Rama-Vuçiç.

Fundi i Ballkanit të Hapur tregon se dyshja Rama-Vuçiç nuk funksionon më. Diçka ka ndodhur mes të dyve. Rama dhe Vuçiç kishin premtuar paqen në Ballkan dhe fundin e një historie konfliktesh mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

I investuar plotësisht në miqësinë me Vuçiçin, për vite me radhë Rama nuk i kushtoi asnjë vëmëndje paralajmërimeve që i bënin politikanët e Kosovës mbi synimet reale të Serbisë në këtë projekt.

Rama nuk u tërhoq as kur politkanët e Kosovës i kujtuan se Serbia sillej ende si vend agresor me Kosovën dhe se përcillte në Ballkan interesat e Rusisë. Rama nuk u tërhoq nga Ballkani i Hapur as kur Vuçiç thirri ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov në takim dhe as kur Serbia ishte i vetmi vend europian që nuk iu bashkua sanksioneve kundër Rusisë. Rama nuk u tërhoq nga Ballkani i Hapur, as kur Vuçiç zhvendosi ushtrinë në kufi me Kosovën duke provokuar tensione në Veri.

Prandaj dhe “bomba” që hodhi Rama duke shpallur anulimin e Ballkanit të Hapur mbetet një mister.

Një shpjegim për këtë kthesë të fortë të Ramës mendohet se është shpërfillja që i bëri Vuçiç përpjekjeve të tij për të marrë rolin e mediatorit pas pengmarrjes së tre policëve të Kosovës nga forcat speciale serbe.

Edi Rama tentoi disa herë negociatat, por hasi në shpërfilljen e Vuçiçit. Disa ditë pasi kishte pranuar negociatat me Vuçiç, Rama doli në konferencë, e quajti shtetin serb “një bandë”, shpalli ngrirjen e Ballkanit të Hapur dhe tha se sikur të ishte Albin Kurti nuk do bënte asgjë ndryshe nga ç’po bën ai.

U duk se besimi i Edi Ramës tek një aleancë me Vuçiçin kishin marrë një goditje të fortë.

Zhgënjimi në fakt është i justifikuar. “Sakrificat” që kryeministri i Shqipërisë ka bërë për mikun e tij serb nuk janë pak. Kur i mblodhi në një rast komentet që i bënin për takimin me Vuçiçin, Rama rreshtoi ai “tradhëtar”, “të shitur”, “bërllog”, “qen i keq” “djall” apo “vëlla i Vuçiçit”. Paralelisht mllefit popullor për samitet në Novisad apo vizitat në Beograd, Rama u fut në një spirale konflikti me thuajse të gjithë kryeministrat e Kosovës që nuk e pranonin Ballkanin e Hapur. Kur ai u fliste për paqe dhe prosperitet, ata i kujtonin deklaratat e Vuçiçit se do krijohej një “Jugosllavi të re plus Shqipërinë”.

Edhe në kancelaritë perëndimore, Rama u bë një avokat i zëshëm i Serbisë. Kur Brukseli i kërkoi Serbisë t’i bashkohej sanksioneve kundër Rusisë, Vuçiç gjeti te Rama një aleat që i kërkonte mirëkuptim Bashkimit Europian për dualitetin e qeverisë serbe.

Pengmarrja e tre policëve ishte rasti kur Vuçiç mund t’ia shlyente favorin Edi Ramës. Nëse do ta pranonte mikun e tij shqiptar si negociator të krizës jo vetëm do të mbante gjallë egon e Ramës për të bërë politikë përtej kufijve të Shqipërisë, por në fund të fundit, do të tregonte se Ballkani i Hapur e kishte një shans.

Ndodhi e kundërta. Presidenti serb i mbajti në burg tre policët e Kosovës edhe pas telefonatave të Edi Ramës. Vuçiç priti telefonatën nga Sekretari i Shtetit, Entoni Blinken pastaj liroi tre policët.

Ballkani i Hapur rezultoi një projekt kot. I padobishëm për ta bërë Ramën në negociator në krizën mes Serbisë dhe Kosovës. Asgjë më shumë se makiazh për politikën agresive të Serbisë në rajon. Asgjë më shumë se një tregues se shqiptarët nuk bëhen bashkë për shkak të ambicieve personale.

Zhgënjimi nga Vuçiç në rastin e tre policëve, duket të jetë në thelb të vendimit të Ramës për ta zhbërë Ballkanin e Hapur dhe për t’u rikthyer nën ombrellën e projekteve europiane në rajon.

Procesi i Berlinit, siç deklarojnë politikanët e Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara ka një ndryshim thelbësor nga Ballkani i Hapur. Procesi i Berlinit kërkon që një marrëveshje të firmoset nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor njëkohësisht, pa i dhënë disave rolin e liderit e disa të tjerave rolin e ndjekësit.

Fundi i Ballkanit të Hapur shënjon në pikë të re në politikën e jashtshme të vendit. Projekti do të kujtohet si një aventurë politike e frymëzuar nga ambicia e sëmurë ose nga kokëfortësia e injorancës së kryeministrit të radhës së Shqipërisë, që pranoi aleancën me serbët duke shpërfillur interesin e Kosovës./Lapsi.al

Previous Post

Franca dislokon 45 mijë policë pas trazirave rreth vrasjes së një 17 vjeçari

Next Post

Dëme materiale nga moti i keq në Kosovë, ndërprerje të energjisë në disa qytete

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Dëme materiale nga moti i keq në Kosovë, ndërprerje të energjisë në disa qytete

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.