• Latest
  • Trending
  • All

“Propozimet e Qeverisë, qoka për shërbime politike”/ Këshilli i Ambasadorëve rezerva për diplomatët e rinj: 10 prej tyre vijnë nga jashtë Shërbimit

21/06/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Propozimet e Qeverisë, qoka për shërbime politike”/ Këshilli i Ambasadorëve rezerva për diplomatët e rinj: 10 prej tyre vijnë nga jashtë Shërbimit

21/06/2023
in Aktualitet

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka shprehur rezerva në lidhje me propozimet e reja për ambasadorë që do të përfaqësojnë vendin tonë jashtë territoreve. Në reagimin e Këshillit, thuhet se propozimet e Qeverisë, janë qoka dhe shpërblime për shërbime politike. Mes të tjerash thuhet se nga 12 kandidatë, 10 prej tyre vijnë nga jashtë Shërbimit.

“E konsiderojmë mjaft shqetësuese që në vende si Mbretëria e Bashkuar apo Gjermania, ku kemi patur historikisht diplomatë karriere të një profili të lartë, të shkojnë të panjohur në politikën, diplomacinë, ekonominë dhe shoqërinë tonë”, thuhet në deklaratë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Gjithashtu në  deklaratë, kanë theksuar se qeveria si propozues po tregohet e ngadalshme me këtë proces që përfshin rreth 50 ambasadorë të Republikës së Shqipërisë, (nga 56 titullarë të Përfaqësive Diplomatike që kemi gjithsej), të cilëve u ka mbaruar mandati zyrtar jashtë vendit prej vitesh.

DEKLARATA E PLOTË:

Në vijim të Deklaratës sonë në fund të muajit Dhjetor 2022 mbi këtë çështje, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vëren me shqetësim se Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme (MEPJ) dhe Qeveria si propozuese po tregohen tejet të ngadalshme në procesin e zëvendësimit të rreth 50 ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë (nga 56 titullarë të Përfaqësive Diplomatike që kemi gjithsej), të cilëve u ka mbaruar mandati zyrtar jashtë vendit prej vitesh tashmë. Me këtë rast, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë rikujton se Ligji mbi shërbimin diplomatik, i ndryshuar nga kjo shumicë parlamentare në vitin 2015, përcakton qartë se mandati ligjor i qëndrimit në detyrë jashtë vendit për një Ambasador ose Konsull të Përgjithshëm është 3 vjet. Pas kësaj periudhe, ajo/ai emërohet në një vend tjetër ose kthehet në Atdhe. Ky mandat tre vjeçar është miratuar me qëllim që ambasadorët tanë të kombinojnë qëndrimin jashtë me atë brenda vendit, të jenë në kontakt me realitetet tona, të mos familjarizohen së tepërmi me vendin ku shërbejnë, por edhe për ti dhënë mundësi emërimesh edhe diplomatëve e tjerë të karrierës, ccka i shërben krijimit të një trupe profesioniste diplomatësh. Kjo është një praktikë e mirënjohur ndërkombëtare dhe të gjitha vendet e tjera tregohen shumë fanatikë në këtë drejtim, duke mos lejuar të kalojë asnjë muaj jashtë afateve kohore. Siç u përmend dhe më lart, nga 56 Ambasadorë dhe Konsuj të Përgjithshëm që ka vendi ynë, 50 prej tyre i kanë tejkaluar afatet ligjore të qëndrimit në një vend të vetëm deri tri herë! Ka dhe disa që kanë mbi 15 vjet rresht që shërbejnë jashtë vendit në disa përfaqësi diplomatike, pa u kthyer në Atdhe. Në këtë drejtim nuk kemi konkurrent ndër vendet anëtare ose jo të OKB-së! Akoma më shqetësues është dhe fakti se më shumë se 10 ambasadorë të tjerë kanë vite që kanë mbushur moshën e pensionit, ndonëse në shërbimin tonë diplomatik ka shumë diplomatë dhe diplomate me përvojë mbi 20 vjeçare që fare mirë mund t’i zëvendësojnë të lartpërmendurit. Një pjesë e tyre vazhdojnë të qëndrojnë falë lidhjeve nepotike dhe politike. Nisur nga sa më sipër, Këshilli i Ambasadorëve mirëpriti muajin e kaluar lajmin mbi fillimin e procesit të zëvendësimit të 12 ambasadorëve, të cilët janë në procesin e dekretimit nga Presidenti i Republikës.

Megjithatë, duke parë emrat konkretë, KASH shpreh shqetësimin se 10 nga 12 kandidatët për ambasadorë që u dëgjuan dhe në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit vijnë nga jashtë shërbimit diplomatik, nga fusha politike, nga dikastere e fusha të tjera, madje edhe nga jashtë vendit. Duke përjashtuar ndonjë personalitet të Kuvendit dhe politikan tjetër të spikatur, që mund të konsiderohen të përshtatshëm për këtë mision të rëndësishëm diplomatik, të tjerët u lenë shkas perceptimeve publike se këto emërime janë më tepër qoka dhe shpërblime për shërbime të ndryshme partiake. Kjo ndikon negativisht në imazhin dhe performancën e tyre të ardhshme në vendet ku do të akreditohen. Ndër të tjera, e konsiderojmë mjaft shqetësuese që në vende si Mbretëria e Bashkuar apo Gjermania, ku kemi patur historikisht diplomatë karriere të një profili të lartë, të shkojnë të panjohur në politikën, diplomacinë, ekonominë dhe shoqërinë tonë.

Në këto kushte, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u bën thirrje MEPJ-së, qeverisë, Komisionit të Jashtëm të Kuvendit dhe Presidentit të Republikës që të përshpejtojnë procedurat e mëtejshme për emërimin e rreth 40 ambasadorëve të tjerë. Por, kjo të bëhet duke shmangur dukuritë negative të lartpërmendura, ku ambasadorët nga jashtë shërbimit diplomatik të jenë përjashtim dhe të mbizotërojnë ata të karrierës. Ambasadorë jashtë sistemit që mund të propozohen duhet të jenë personalitete të njohura në fushat e tyre. Theksojmë me këtë rast, se një numër aq të madh ambasadorësh jashtë sistemit nuk ka patur as në periudhën e monizmit dhe as në vitet e para pas vendosjes së pluralizmit politik. Për më tepër që tashmë kemi një trupë diplomatike të konsoliduar, me diplomatë me përvojë, brenda dhe jashtë vendit, me grada shkencore, shumica vajza dhe gra të zonja, të cilat ia kanë përkushtuar jetën e tyre karrierës diplomatike, të cilët veccse demotivohen nga emërime të tilla. KASH sugjeron që në emërimet në fjalë, të merren më mirë në konsideratë fushat e kompetencës së tyre, duke i çuar në vende ku ata realizojnë më mirë kërkesat dhe interesat tona gjeopolitike, ekonomike e kulturore.

Së fundi, por jo më pak e rëndësishmja, në këto emërime mund të përfshihen dhe  ambasadorë me karrierë të pasur, të cilët janë hequr padrejtësisht nga detyra ose nga institucionet e larta ku kanë punuar. Kjo praktikë, e cila është ndjekur dhe më parë, pa paragjykime partiake dhe politike, do t’ia shtonte besueshëmrinë dhe efektivitetin shërbimit tonë diplomatik.

Previous Post

BE: Nuk kemi konfirmim për takimin Kurti-Vuçiç/ Presim përgjigje pozitive

Next Post

Përcjellja e aktorit

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Përcjellja e aktorit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.