• Latest
  • Trending
  • All

Kundër kujt po e armatos Franca Serbinë? – Nga Shaban Murati

15/06/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kundër kujt po e armatos Franca Serbinë? – Nga Shaban Murati

15/06/2023
in Aktualitet

Shaban Murati

Në një intervistë me agjencinë e mirënjohur britanike “Rojter” në 9 qershor 2023 presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njoftoi se vendi i tij po zhvillon bisedime me Francën për blerjen e gjuajtësve francezë “Rafale” dhe në fazën e tanishme po diskutohet për blerjen e raketave dhe sistemeve franceze të amatimeve, që do të përdoren për gjuajtësit francezë të Serbisë. Vlera e përgjithshme e kësaj kontrate të madhe ushtarake, sipas vetë Vuçiçit, shkon te 3 miliard euro. Presidenti serb u mburr se marrja e kontigjentit të gjuajtësve francezë “do ta bëjë Serbinë një fuqi edhe më të madhe”.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Kjo përbën megakontratën e dytë ushtarake të blerjes nga Serbia në Francë të sistemeve moderne franceze të armëve pas marrëveshjes së parë ushtarake të nënshkruar gjatë vizitës së presidentit francez Makron në Serbi në korrik 2019 për blerjen e 32 sistemeve raketore franceze të mbrojtjes kundërajrore “Mistral” dhe të 50 raketave “Mistral”.

Furnizimi i Serbisë nga Franca me kontigjentin e gjuajtësve “Rafale” të shoqëruar me sistemet përkatëse të raketave dhe armatimeve për to, kur aktualisht Serbia e ka shndërruar Ballkanin Perëndimor në një vatër që po zien nga tensionet dhe rreziqet e një konflikti të armatosur, hap një dyshim të madh gjeopolitik dhe strategjik për raportet e Francës me Serbinë, me Ballkanin Perëndimor dhe me NATO-n.

Tërheq vëmendjen fakti që Serbia është shteti i parë jo anëtar i Aleancës Atlantike, që merr sistemet e raketave franceze. Është e qartë se këtu Parisi bën një përjashtim, që nuk është tregëtar, po është ushtarak, strategjik dhe gjeopolitik.

Pyetja themelore, që del si konkluzion i kësaj armatosje me përmasa të mëdha me gjuajtës dhe me raketat e Serbisë nga ana e Francës, është: Përse dhe kundër kujt po e armatos Franca Serbinë?

Kemi një përkim tepër të lexueshëm interesash gjeopolitike dhe gjeostrategjike të Francës dhe të Serbisë në Ballkanin Perëndimor. Gjatë një vizitë të posaçme zyrtare në Francë për gjuajtësit dhe sistemet e raketave franceze në 13 mars 2023, Shefi i Shtabit të ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviç, të cilin në këtë kuadër e çuan posaçërisht në bazën ajrore franceze të gjuajtësve “Rafale” dhe të raketave , deklaroi pas bisedimeve në ministrinë franceze të Mbrojtjes dhe në Shtabin e ushtrisë franceze: “Duke pasur parasysh faktin se ministria franceze e Mbrojtjes e mban bashkëpunimin ushtarak me Serbinë në nivel të lartë dhe i vlerëson përpjekjet e Serbisë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, kjo, (blerja e gjuajtësve dhe e raketave franceze), përbën një kontribut të plotë për forcimin e bashkëpunimit ushtarako-ushtarak dhe ekonomiko-ushtarak midis Serbisë dhe Francës”.

Tingëllon disi ironike që vlerësimi ushtarak dhe gjeopolitik për Serbinë, që Shefi i Shtabit të ushtrisë serbe dëgjoi në bisedimet e tij zyrtare në Paris, vjen pas faktit uluritës që Serbia, jo larg, por në dhjetor të vitit 2022 kërcënoi me luftë Kosovën dhe kërkoi zyrtarisht të ndërhynte ushtarakisht me trupa në Kosovë. Kërcënimi ushtarak serb i dhjetorit vinte pas tre kërcënimeve për luftë brenda vitit nga presidenti serb Vuçiç, të shoqëruara me dislokime urgjente të ushtrisë dhe të forcave speciale serbe në kufijtë e Kosovës.

Armatosja e ethshme me armë të sofistikuara, që Franca po i bën Serbisë, ecën dorë për dore me armatosjen kolosale, që Rusia i ka bërë makinës ushtarake serbe në mënyrë galopante, që nga agresioni i parë ushtarak rus kundër Ukrainës në vitin 2014 e deri në ditët tona të agresionit të dytë ushtarak rus kundër Ukrainës të shkurtit 2022.

Është e kuptueshme arsyeja e armatosjes së Serbisë nga Rusia, e cila është shtet armik i deklaruar i NATO-s, i BE dhe i Perëndimit dhe përgatitet për luftë kundër tyre në të gjitha rajonet e Europës, përfshirë Ballkanin. Mirë Rusia po e armatos hapur Serbinë si plasdarm të forcave të saj ushtarake në një konflikt të pritshëm rus në Ballkan, po Franca përse po e armatos Serbinë?

Presidenti i korporatës së sistemeve të raketave dhe të mbrojtjes kundërajrore antiraketë, MBDA, Eric Béranger, e vlerëson kontratën e majme të furnizimit të Serbisë me raketat franceze si “gur themeli i bashkëpunimit, që po ndërtojnë së bashku Franca me Serbinë, objektivat e sigurisë së të cilës janë të ngjashme me ato të Francës”.

Vështirë të gjesh logjikë më të habitshme, që sajon ngjajshmëri në objektivat e sigurisë midis një shteti të madh demokratik dhe anëtar të NATO-s si Franca me Serbinë, një shtet i vogël jodemokratik në Ballkanin Perëndimor, i cili me programin shovinist të të ashtuquajturës “Botë serbe” po ushtron veprimtari intensive diversioniste në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Bosnje-Hercegovinë për t’i prishur dhe aneksuar ato shtete.

Çfarë ngjashmërie franceze mund të gjesh me Serbinë, aleat strategjik i Rusisë dhe i vetmi shtet ballkanik, që ka nënshkruar Traktat Partneriteti Strategjik me Rusinë e Vladimir Putinit? Nuk kuptohet se si mund ta pohojë këtë një shtet i madh i NATO-s si Franca për Serbinë, që ka politikë zyrtare të urrejtjes kundër NATO-s dhe ku qeveria dhe presidenti Vuçiç celebrojnë rregullisht çdo vit me ceremoni zyrtare “Ditën Anti-Nato”, dhe ku qeveria ka adoptuar me kërkesën e Moskës të ashtuquajurën “Doktrinë e neutralitetit ushtarak” pikërisht që të ndalojë Serbinë të hyjë në NATO.

Kaq absurd është në planin atlantik dhe ballkanik armatosja nga Franca e Serbisë me gjuajtës dhe me raketa franceze, sa që në qarqet diplomatike europiane po shpërndahet si justifikim teza naive e presidentit serb Vuçiç se Serbia nga mungesa e pjesëve të këmbimit nuk po i mirëmban dot gjuajtësit luftarakë “MIG-29” të furnizuar nga Rusia, për shkak të vështirësive të furnizimeve nga Moska në kushtet e luftës në Ukrainë.

Sipas këaj logjike kokëposhtë, meqë Serbia nuk po i mirëmban dot kontigjentet e gjuajtësve të dhuruar nga Rusia, duhet të ndihmohet nga Franca që të mos ulë kapacitetet e saj luftarake. Pra në mënyrë indirekte pranohet se Franca me armatosjen e Serbisë me armë të sofistikuara ka marrë përsipër një mision, që e ka armatosja e Serbisë nga Rusia.

Teza tjetër më idiote e përhapur në qarqet diplomatike dhe politike europiane për të justifikuar furnizimet franceze me armë moderne për Serbinë, është se me marrëveshjet, kontratat dhe blerjet e gjuajtësve dhe raketave franceze presideti Vuçiç po i kthen krahët dhe po shkëputet nga Rusia. Diplomacia europiane e zhytur në naivitetin e saj vazhdon të ëndërrojë sikur do ia marrë Putinit Serbinë nga shtrati.

Analiza e ftohtë e këtij zhvillimi çon të përfundimi se në marrëdhëniet e posaçme ushtarake dhe strategjike të Francës me Serbinë ka një largim nga interesat dhe nga objektivat e përbashkëta atlantike. Nuk besoj se presidenti dhe qeveria franceze janë në gjendje t’i përgjigjen pyetjes thelbësore se kundër kujt po e armatos Franca Serbinë.

Përgjigja e parë realiste është se Serbia nuk po armatoset as kundër Rusisë, as kundër Kinës dhe as kundër Koresë së Veriut. Përgjigja e dytë është se Serbia është armatosur deri në dhëmbë nga Rusia kundër shteteve anëtare të NATO-s në Ballkan, dhe në rradhë të parë kundër kombit kroat dhe kundër kombit shqiptar, të cilët zyrtarisht klasifikohen në Doktrinën Ushtarake zyrtare të Serbisë si dy rreziqet kryesore.

Atëhere Serbia armatoset me guajtësit dhe raketat franceze, me tanket, gjuajtësit dhe raketat ruse dhe me dronët luftarakë rrezegjatë kinezë, për zbatim e planeve të saj agresive kundër shteteve ballkanike anëtarë të NATO-s.

Natyrisht Parisi i di fare mirë strategjinë dhe ambiciet serbe, por ai ka llogaritë e tij të veçanta individuale strategjike dhe gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor si fuqi e madhe. Këto llogari të shtrirjes së sferës së influencës franceze në Ballkanin Perëndimor Parisi planifikon t’i realizojë nëpërmjet aleates së tij historike, duke e çimentuar tani aleancën me Serbinë sidomos në planin ushtarak.

Interesi themelor strategjik dhe gjeopolitik i Francës në Ballkanin Perëndimor është të vendosë ndikimin francez dhe jo të BE apo të NATO-s. Basti i Francës është vënë te Serbia dhe për këtë strategji afatgjatë presidenti francez Makron në vizitën e tij në Beograd ne korrik 2019 e shpalli Serbinë “shtet i madh europian”.

Kjo dëshifrohet si plan francez për ta bërë Serbinë më të madhe se ç’është dhe për të realizuar strategjinë e ndikimit të vet Franca është gati t’i akordojë Serbisë hegjemoninë në Ballkanin Perëndimor, dhe për ta përdorur Serbinë si një xhandar francez në rajon. Nuk janë rastësi oshilacionet proserbe të diplomacisë franceze lidhur me Kosovën.

Franca ka qenë protagoniste e planeve diplomatike për të ashtuquajturin “shkëmbim të territoreve” midis Kosovës dhe Serbisë, që në fakt ishte dhënia e Veriut Serbisë nga Kosova. Bën përshtypje që presidenti francez dhe diplomacia franceze nuk dolën kurrë me kushtin e vendosur në BE nga Gjermania që Serbia nuk do të anëtarësohet në BE pa njohur Kosovën.

Kancelarja e hekurt gjermane, Angela Merkel, e ka thënë dhjetra herë publikisht dhe herën e fundit ia tha në fytyrë presidentit serb Vuçiç në vizitën e saj të fundit në Beograd. E përforcoi këtë qendrim të vendosur gjerman edhe kancelari i ri Olaf Sholz në vizitën e tij të parë në Beograd si kancelar. Diplomacia franceze ka këmbëngulur që ndërmjetës të BE në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës të ishin dy përfaqësues të dy shteteve, që nuk e njohin Kosovën si Spanja dhe Sllovakia.

Ndaj armatosja e Serbisë nga Franca me gjuajtës dhe me raketa duhet konsideruar nga shtetet e Ballkanit Perëndimor si një sinjal i inkurajimit të orekseve shoviniste dhe hegjemone të Serbisë në rajon. Kemi një zhvillim negativ, i cili po ysht disa fantazma të vjetra të rrezikshme në Ballkan.

Nuk duket rastësi që në Greqi, një shtet klient i armatimeve masive franceze, u prit me entusiazëm vala e re e armatosjes së Serbisë nga Franca. Media greke “pentapostagma.gr”, duke shkruar për marrëveshjen e Serbisë për raketat franceze, bënte thirrjen e dridhshme në datën 21.2.2023: “Vendi ynë duhet të rikrijojë boshtin Athinë-Beograd njësoj si në luftrat ballkanike të viteve 1912-1913”.

Uroj që ta lexojnë këtë thirrje udhëheqësit kozmopolitë të Tiranës, të cilët po ia shesin popullit për të vërteta ëndrrat e tyre për paqen qiellore, që do t’i sjellin Shqipërisë fqinjët tanë historikë të viteve 1912-1913.

Kam pak shpresa se qeveria e Shqipërisë do të nxjerrë mësimin e duhur nga armatosja e Serbisë prej Francës. Skepticizmi për këtë del nga përvoja e hidhur historike, ku dy kryeministrat kryesorë dhe më jetëgjatë në pushtet të tranzicionit shqiptar na erdhën nga Franca.

© Shaban Murati – DITA

Previous Post

Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, Kurti komenton mbi vendimin e Ramës: E paarsyeshme nga ana e tij

Next Post

Stipe Mesiç: Kush mendon se Kosova kthehet me luftë, është i humbur

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Stipe Mesiç: Kush mendon se Kosova kthehet me luftë, është i humbur

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.