• Latest
  • Trending
  • All

Catherine Ashton rrëfen për vështirësitë në dialogun Kosovë-Serbi dhe për ndikimin rus në Ballkan

27/05/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 27 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Catherine Ashton rrëfen për vështirësitë në dialogun Kosovë-Serbi dhe për ndikimin rus në Ballkan

27/05/2023
in Aktualitet

Ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Catherine Ashton, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulen në tavolinën e negocimit dhe të gjejnë përgjigje për mospajtimet e tyre.

Ajo ka thënë se e ardhmja e tyre varet nga marrëdhëniet që krijojnë me Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet mes vendeve të rajonit.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në një intervistë me shkrim për Radion Evropa e Lirë, Ashton ka reflektuar për kohën sa e ka ndërmjetësuar dialogun mes këtyre dy vendeve dhe se si e vlerëson kontributin e saj në këtë proces.

Ajo ka folur për përvojën e saj si diplomate në librin e saj më të ri. “Dhe më pas çka: Rrëfimet e brendshme të diplomacisë së shekullit XIX”, i cili ka shërbyer si arsye për intervistë.

Ashton, ndër tjerash, ka folur edhe për rolin e Shteteve të Bashkuara në dialog, nëse Bashkimi Evropian po bën mjaftueshëm për ta mbajtur afër Ballkanin Perëndimor, dhe për ndikimin rus dhe atë kinez në rajon.

Intervista e plotë:

Radio Evropa e Lirë: Në librin tuaj të ri, “Dhe më pas çka: Rrëfimet e brendshme të diplomacisë së shekullit XIX” (And Then What? Inside Stories of 21st-Century Diplomacy”), ju keni thënë se nuk e keni shijuar pozitën e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, por keni pasur edhe momente të mira. Çfarë ka qenë më e vështirë për ju? Karakteristikat e negociatorëve, të cilët i keni ndërmjetësuar, apo situatat, kur secili humb pak, ashtu që të arrihet kompromisi?

Catherine Ashton: Ka qenë e vështirë t’i shoh sfidat, me të cilat përballen shumë njerëz, për shkak të konfliktit, kaosit apo ndonjë katastrofe. Për secilin që tenton të ndihmojë, ekziston gjithmonë një ndjesi që nuk bën kurrë mjaftueshëm – dhe unë natyrisht jam ndier ashtu. Kënaqësia dhe përmbushja kanë ardhur në momentet kur kam besuar se kam arritur të bëj dallimin.

Nuk ka të bëjë vetëm me humbjen – disi kompromisi është bërë fjalë që nuk e duam. Në negociata ju kërkoni zgjidhje për problemet, sidomos për ata që kanë probleme. Kompromisi pason mbajtjen e fokusit kah e ardhmja, tentimet për të gjetur se çfarë është më e mira për një komunitet apo një shtet, dhe marrja e vendimit se çka është më e rëndësishme. Negociatorët e mirë punojnë me qetësi dhe vazhdimisht bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje.

Radio Evropa e Lirë: Ju keni luajtur rol të rëndësishëm në arritjen e marrëveshjes në Bruksel, më 2013. Megjithatë, deri më sot, Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur përparim të madh në normalizim të marrëdhënieve. Kë duhet fajësuar?

Catherine Ashton: Secila palë e di se e ardhmja e tyre varet pjesërisht nga marrëdhëniet që i ndërtojnë me Bashkimin Evropian dhe pjesërisht nga marrëdhëniet që i krijojnë brenda rajonit të tyre. Dhe, kjo nënkupton gjetjen e një rruge për të krijuar një të ardhme që ofron paqe, siguri dhe sukses ekonomik për të dyja palët. Nuk ka qenë kurrë e lehtë – Marrëveshja e Brukselit ka qenë vetëm fillimi – mirëpo u bëj thirrje të dyja palëve që të ulen në tavolinë dhe të gjejnë përgjigje.

Radio Evropa e Lirë: Cila ka qenë pjesa më e vështirë për t’i afruar palët deri te nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit? Cila ka qenë sfida më e madhe?

Catherine Ashton: Imagjinojeni këtë skenë: Dy kryeministra, në moshë të njëjtë, nga rajoni i njëjtë, që nuk janë takuar kurrë, dhe të cilët bartin shpresat dhe aspiratat e popujve të tyre, të përziera me historinë dhe traumën e së kaluarës. Ka qenë gjë e guximshme vetëm pjesëmarrja në dhomë të njëjtë. Sfidë ka qenë njohja e së kaluarës, humbjet dhe dhimbjet e shumë personave, si dhe krijimi i një vizioni, për të siguruar që të rinjtë në Kosovë dhe Serbi, mund të shikojnë përpara drejt së ardhmes në BE.

Vështirësia më e madhe për liderët është përgatitja për të ecur përpara. Është më e lehtë që të mos bësh asgjë. Fatmirësisht, të dyja palët kanë qenë të përgatitura në atë drejtim.

Radio Evropa e Lirë: BE-ja posedon leva të rëndësishme dhe shtysa për Kosovën dhe Serbinë që ta zbatojnë marrëveshjen. Ndër më të rëndësishmet, integrimet evropiane. Megjithatë, duke marrë parasysh dinamikën e zgjerimit të BE-së, kjo gjë duket se nuk ka shërbyer si mjet i fuqishëm. Në çfarë niveli ka dështuar BE-ja që t’i shtyjë të dyja palët që t’i tejkalojnë dallimet dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët?

Catherine Ashton: E kuptoj që ekziston shqetësimi në rajon, që BE-ja nuk është entuziaste – sa ka qenë dikur – për zgjerim. Megjithatë, nuk ka dilema që shtetet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE-së. Përkushtimi i bllokut është i qartë në punën që e bën Mirosllav Lajçak, për të vazhduar punën me Kosovën dhe Serbinë. Por, duhet bërë shumë punë edhe shtetet që duan të jenë pjesë e BE-së. Një arsye për mungesë entuziazmi qëndron te mungesa e përparimit të bërë nga vendet që duan të jenë anëtare. Nuk është një rrugëtim i lehtë, por ia vlen të bëhet.

Radio Evropa e Lirë: Në librin tuaj, ju sqaroni se jo gjithçka funksionon më së miri nëpër organizatat ndërkombëtare, si BE-ja, NATO-ja dhe Kombet e Bashkuara. Ju keni thënë: “Sa i përket ndërmjetësimit në mes të Kosovës dhe Serbisë, roli i Shteteve të Bashkuara ka qenë i heshtur, në pjesën më të madhe të kohës, por, megjithatë vital. A besoni se SHBA-ja tani ka më shumë fuqi sesa BE-ja, sidomos te Kosova?

Catherine Ashton: Unë besoj në punën me miq e aleatë dhe në gjetjen e zgjidhjeve. Shtetet e Bashkuara e kanë një lidhje të veçantë me Kosovën, që nënkupton se ato kanë arritur të rikonfirmojnë mbështetjen e tyre, teksa Kosova ka marrë hapa drejt asaj që njihet si Marrëveshja e Brukselit. Nuk ka të bëjë me atë se kush ka më shumë fuqi – ka të bëjë me fuqinë e të punuarit së bashku.

Radio Evropa e Lirë: Si e vlerësoni, në përgjithësi, situatën në Ballkan? Teksa palët, dikur ndërluftuese, tani promovojnë bashkëpunim, sidomos në fushën e ekonomisë, pothuajse të gjitha çështjet tjera, shembull, mospajtimet etnike, mbesin të pazgjidhura (në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë). Në të njëjtën kohë, demokracia në Ballkan po rrezikohet nga korrupsioni i shfrenuar, mosrespektimi i rendit dhe ligjit dhe shtypja e lirisë së mediave. Ndonëse BE-ja i ka kritikuar këta trendë në përgjithësi, me raste duket se e mbyll njërin sy, duke besuar se kështu i shtyn liderët autoritarë të Ballkanit që të arrijnë marrëveshje gjeopolitike. Shembull është presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, për çështjen e Kosovës.

Catherine Ashton: BE-ja është e bazuar në parime – demokraci, të drejta të njeriut, sundim të ligjit. Këto janë thelbësore. Duke punuar me shtetet tjera, ato mbesin pjesë e dialogut të vazhdueshëm.

Radio Evropa e Lirë: Në një opinion të vitit 2021 për Politico-n, të quajtur “Mos ia mbyllni derën Ballkanit Perëndimor”, ju dhe autorë tjerë thoni se alternativë është regresi drejt një Evrope të ndarë, të rrethuar nga fuqi, që në thelb nuk kanë as interesa, as vlera. “Lënia e Ballkanit Perëndimor në një zonë të përhershme muzgu, do të përbënte humbje strategjike – dhe të pashmangshme”. A mund të bëjë BE-ja më shumë?

Catherine Ashton: Nuk është vetëm roli i BE-së që t’i shtyjë përpara vendet e Ballkanit Perëndimor. Është edhe detyrë e secilit shtet që t’i kryejë të gjitha ndryshimet e nevojshme, dhe të merret me të gjitha çështjet e nevojshme për t’u bërë anëtar i BE-së. Prandaj, shpresoj që do të bëhet më shumë, nga të gjithë, për t’i adresuar këto sfida.

Radio Evropa e Lirë: Në vitin e fundit të mandatit, më 2014, Rusia e ka aneksuar Gadishullin e Krimesë. A mendoni se reagimi me kohë do të mund të parandalonte luftën në Ukrainë, të nisur në shkurt të vitit 2022? Çfarë ka mundur të bëhet ndryshe?

Catherine Ashton: Ne kemi reaguar atëherë, duke i vënë sanksione Rusisë, dhe duke tentuar të negociojmë. Reflektimi është gjithmonë i vështirë – atëherë nuk kemi ditur atë që e dimë sot. Megjithatë, sipas mendimit tim, në vitet pasuese, ajo që ka ndodhur në Ukrainë, nuk ka qenë në agjendë, aq lart sa do të duhej të ishte.

Radio Evropa e Lirë: Deri në çfarë pikë është duke ndikuar Rusia në dialog, dhe në situatën në Ballkanin Perëndimor, në krahasim me periudhën kur keni qenë e përfshirë edhe ju?

Catherine Ashton: Ne gjithmonë kemi qenë të vetëdijshëm për ndikimin e Rusisë dhe angazhimin në Ballkanin Perëndimor. Ngjarjet në Ukrainë, e kanë vënë më shumë në pah këtë fakt.

Radio Evropa e Lirë: Në kohën kur jeni larguar nga Brukseli, nuk është folur, thuajse aspak, për ndikimin kinez. Tani kemi shembuj se si Kina është duke e përhapur ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor, përmes borxheve, donacioneve dhe projekteve infrastrukturore. Madje edhe në disa vende të BE-së. Njerëzit nuk e shohin ndikimin kinez si kërcënim, në krahasim me ndikimin rus. A pajtoheni?

Catherine Ashton: Sfida e Kinës është ndryshe prej situatës me Rusinë. Shpresoj se do të shohim më shumë përpjekje në krijimin e një qasjeje strategjike ndaj Kinës, duke përfshirë lidhjet dhe shqetësimet aktuale. Rikujtoj se Kina ka luajtur rol në negociatat me Iranin, dhe shpresa ime është që Kina të synojë rol pozitiv në sistemin multilateral, për të cilin duhet të kujdesemi.

(REL)

Previous Post

Trazirat në veri të Kosovës/ Edi Rama edhe një herë kundër Albin Kurtit

Next Post

“Dëgjova se i shoqi punonte në kryeministri, më siguroi se do t’i merrja paratë”, flet vajza që i dha 225 mijë euro ish-punonjëses së BSH-së

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

"Dëgjova se i shoqi punonte në kryeministri, më siguroi se do t'i merrja paratë", flet vajza që i dha 225 mijë euro ish-punonjëses së BSH-së

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.