• Latest
  • Trending
  • All

Kush i fitoi zgjedhjet në Malin e Zi dhe Bullgari? – Nga Shaban Murati

06/04/2023

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 27 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kush i fitoi zgjedhjet në Malin e Zi dhe Bullgari? – Nga Shaban Murati

06/04/2023
in Aktualitet

Ndërsa disa qeveri dhe diplomaci të Perëndimit vazhdojnë të shohin ëndrra me sy hapur sikur po ia marrin Serbinë nga shtrati presidentit rus Putin, Rusia ka hyrë dhe po iu merrr prapavijat dalëngadalë në shtetet anëtare të NATO-s në Ballkan.

Diversioni elektoral antiatlantik rus, që u shfaq i suksesshëm në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016 dhe në referendumin për Brexit-in në Britaninë e Madhe, shtriu më me sukses tentakulat e tij në shtetet ballkanike anëtare të NATO-s. Në 2 prill diversioni elektoral rus në prapavijat atlantike në Ballkan shënoi sukses të ri me zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi dhe me zgjedhjet parlamentare në Bullgari.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Të gjithë ekspertët seriozë të analizës dhe të diplomacisë janë të detyruar të pohojnë se me rastin e këtyre zgjedhjeve në dy shtetet ballkanike të NATO-s shihet një dobësim i pozitave politike dhe strategjike të atlantizmit dhe të europeizmit në rajon, shoqëruar me një forcim të filorusizmit.

Në dy shtetet e NATO-s në rajon diversioni elektoral rus punoi me dy skema. Në Malin e Zi, pasi kishte siguruar instalimin e qeverisë proserbe dhe proruse në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, inxhinieringu elektoral dhe subversiv serbo-rus siguroi tani edhe bastionin e fundit të pushtetit me presidentin e ri.

Në Bullgari skema ruse ishte në kahun e kundërt, ku pasi inxhinieringu elektoral rus siguroi instalimin e presidentit prorus Rumen Radev në 2016, tani punoi për avancimin në plan të parë politik të partive proruse. Me zgjedhjet e tanishme parlamentare Moska siguroi që partia ruse “Vazrazhdenia” të dalë forca e tretë politike në Bullgari.

Suksesi i diversionit elektoral rus është kaq publik, sa që edhe gazeta ruse “Vzgljad” afishonte qysh në titull për zgjedhjet presidenciale malazeze se “Rënia e NATO-s fillon nga Mali i Zi”. Radio shtetërore amerikane “Svoboda” në 2 prill e cilësonte Jakov Milatoviçin “kandidati i forcave proserbe dhe proruse”. Ndërsa media ukrainase “Europejskaja pravda” shtronte në 3 prill pyetjen: “A do të bëhet presidenti i ri i Malit të Zi” kali i Trojës i Putinit?”.

Entusiazmi qeveritar është i madh në Serbi dhe në Rusi, sepse ata e kurorëzuan me sukses dhe e mbyllën ciklin antiatlantik, duke instaluar edhe qeverinë, edhe presidentin të orientuar nga Serbia dhe Rusia. I gjithë ky operacion strategjik antiperëndimor u realizua nëpërmjet instrumentalizimit të Kishës Ortodokse serbe dhe rrjetit të Shërbimit Sekret serb në Malin e Zi.

Janë forcat politike serbe në udhëheqje të ndryshimit qeveritar dhe presidencial antiatlantik në Malin e Zi. Janë forcat që kanë në programin e tyre politik daljen e vendit nga NATO, ç’njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës dhe heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Kushdo që ishte i pranishëm në festimet e bujshme të fitores së presidentit të ri Jakov Milatoviç në natën e 2 prillit në Malin e Zi, i dukej sikur ishte në Serbi, sepse në skenën zyrtare të festimit bashkë me presidentin e ri ishte e tërë garnitura qeveritare serbe e Malit të Zi prej vitit 2020, që nga ish-kryeministri Krivokapiç, çetniku Mandiç i “Frontit demokratik” serb e deri te shqiptari i Kishës Ortodokse serbe, Abazoviç.

Agjencia kroate e lajmeve “Hina” njoftonte në 2 prill nga Mali i Zi se festimet u bënë me flamujtë serbë dhe duke kënduar këngë nacionaliste serbe. Madje në Berane shpalosën në rrugët e qytetit edhe një flamur serb 120 metra të gjatë, që ta shihte mirë e gjithë bota perëndimore se kush kishte fituar në Podgoricë. Zgjedhjet presidenciale shkaktuan një festim masiv serb, sepse ishin një fitore e Serbisë.

Vetë Jakov Milatoviç është serb etnik dhe produkt politik i Kishës Ortodokse serbe në Malin e Zi, e cila e ka përkrahur intensivisht dhe madje shkeli edhe heshtjen zgjedhore, duke u bërë thirrje besimtarëve ortodoksë të votojnë për të. Është lehtë të konstatosh pompimin artificial dhe shpejtësinë laboratorike të ngritjes politike artificiale në pallatin e pushtetit të Milatoviçit, i cili në qershor të vitit 2022 krijon partinë e re “Europa now” dhe pa qenë as parti parlamentare befas në nëntor 2022 fiton zgjedhjet lokale në kryeqytet dhe në 2 prill 2023 del president i Malit të Zi.

Për fitoren e tij u mobilizua zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Jashtëm serb Daçiç, i cili para raundit të dytë presidencial u bëri thirrje serbëve të votojnë për Milatoviçin. Të gjitha forcat politike proserbe në Mal të Zi, të majta dhe të djathta, u bashkuan në front militant për zgjedhjen e tij.

Gazeta e njohur ruse “Kommersant” shkruante në 3 prill: “Milatoviçin e quajnë “i ardhuri nga pankina”. Serbia e mbeshteti aktivisht liderin e “Europa Now”, sepse e konsideron Malin e Zi pjesë të “Botës serbe”. Po të llogarisësh se katër nga pesë televizionet kombëtare në Mal të Zi janë në duart e Serbisë, dominimi i tij ishte superior. Për zgjedhjen e tij bëri thirrje hapur Kisha Ortodokse serbe”.

Radio shtetërore gjermane “Dojçe Vele” shkruante në 4 prill se në mediat ballkanike Milatoviçin e quajnë “të sheshelizuar” për shkak të përkrahjes, që i dha atij lideri i Partisë radikale serbe Vojislav Sheshel. Madje i pari që e uroi për zgjedhjen si president ishte udhëheqësi fashist i separatizmit serb në Bosnje, Milorad Dodik.

Suksesi i inxhinieringut serb dhe rus në Malin e Zi krijon një kuadër të ri jo të favorshëm gjeopolitik në Malin e Zi si shtet me lidhje të dobët me arkitekturën atlantike të sigurisë në Ballkan. Nuk është rastësi që presidenti i ri Milatoviç i një shteti anëtar të NATO-s gjatë gjithë fushatës së tij parazgjedhore nuk e përmendi asnjëherë agresionin rus në Ukrainë e jo më ta dënonte.

Një nga liderët e partisë serbe “Fronti Demokratik”, në sajë të së cilës u realizua fitorja e Milatoviçit, Milan Knezheviç, i cili është edhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë dhe Mbrojtjes, i deklaroi në 4 prill gazetës ruse ”Izvestia” se Mali i Zi nuk do t’ia transferojë Ukrainës asetet e sekuestruara ruse në Malin e Zi. Ai theksoi se “Rusia gjatë shekujve ka qenë aleati dhe mbrojtësi ynë dhe Rusia krijoi shtetin e Malit të Zi pas Kongresit të Berlinit”.

Është e lexueshme se me zgjedhjen e presidentit të ri filoserb në Malin e Zi pëson goditje jo vetëm pavarësia dhe identiteti kombëtar, shtetëror, kulturor, fetar, etj. malazez, por edhe kohezioni atlantik i vendit si anëtar i NATO-s.

Asnjë demagogji apo retorikë vulgare e organizuar nga rrjeti i fuqishëm propagandistik serbo-rus nuk mund ta shesë si vlerë demokratike apo perëndimore ndryshimin presidencial në Podgoricë. Me këtë ndryshim ka fituar hapësirë orientimi proserb dhe prorus, i cili së bashku me orientimin proserb dhe prorus të qeverisë aktuale, mund ta fusin Malin e Zi në rrugë të rrezikëshme të aneksimit nga “Bota serbe”.

Reklama katundareske ballkanike se presidenti i ri malazez ka bërë gjashtë muaj kurs në Amerikë apo masterin në Angli, nuk mallëngjen më njeri në kohën që prej 30 vitesh pas shembjes së perdes së hekurt me qindra mijra të rij e të reja nga vendet ish-komuniste janë lauruar në universitetet më të mira në SHBA dhe në Europë.

Nga ana tjetër diplomat apo çertifikatat shkollore perëndimore nuk janë dëshmi virgjërie politike perëndimore për politikanët lindorë. Sepse edhe Millosheviçi kishte punuar dy vjet në sektorin bankar në Nju Jork para se të bëhej president, edhe kryetari i shtetit kanibalesk polpotian në Kamboxhia, Kieu Samfan, ishte lauruar në Paris, etj.

E njejta skemë avancuese elektorale e dobësimit atlantik vërehet edhe pas zgjedhjeve parlamentare në Bullgari, ku partia ruse dhe antiperëndimore “Vazrazhdanie” doli forca e tretë politike në vend. Një befasi elektorale si produkt i diversionit elektoral rus. Në kohën që asnjëra nga dy partitë politike, që zunë dy vendet e para nuk janë në gjendje të krijojnë qeveri, por duhet të krijojnë koalicion qeveritar, del në skenë edhe mundësia e përfshirjes së partisë së tretë ruse “Vazrazhdanie” në ndonje koalicion qeveritar.

Në 3 prill gazeta franceze “Les Echos” shkruante: “Në Bullgari ka lindur rreziku i ardhjes së një qeverie proruse”.  Politologu bullgar Dejan Kjuranov, në një intervistë me gazetën ruse “Pravda” në 3 prill theksonte: “Bullgaria përsëri ndodhet përpara zgjedhjes vendimtare: Të kthehet në sferën e ndikimit të Rusisë apo ruajtjen në orbitën e BE”.

Fakti që në dy vjet janë zhvilluar pesë palë zgjedhje parlamentare dhe ende nuk del një forcë politike bindëse që të krijojë një qeveri proeuropiane dhe proatlantike, duket më shumë si një sabotim elektoral rus për të mos lejuar konsolidimin e jetës politike të vendit në rrugën euroatlantike. Ky pastabilitet elektoral i jep hapësirë për pushtet presidentit filorus Radev, i cili në pesë vjet ka emëruar vazhdimisht qeveri teknike mbi bazën e dobësimit të forcave proeuropiane dhe proatlantike.

Presidenti ka dalë hapur kundër bashkimit të Bullgarisë me ndihmat ushtarake të NATO-s dhe të BE për Ukrainën. Pastabiliteti elektoral dhe politik i shërben presidentit për të shndërruar de facto vendin në një republikë presidenciale të prirur nga Rusia.

Karakteristikë e përbashkët e diversionit elektoral rus në Mal të Zi dhe në Bullgari është përpjekja për të forcuar kursin prorus dhe për të dobësuar kursin atlantik. Strategjia e Rusisë është që në të dy këto shtete të avancohen dhe të konsolidohen forcat politike me prirje proruse dhe në kushtet e tanishme të adoptohen prej tyre qendrimet neutrale në konfliktin aktual gjeopolitik midis Rusisë dhe NATO-s për agresionin ushtarak rus në Ukrainë.

Është e qartë se i ashtuquajturi neutralitet apo balancim në dy shtetet anëtare të NATO-s në Ballkan i intereson Rusisë për zbutjen e izolimit të saj ndëkombëtar si dhe për futjen e përçarjes në radhët e aleancës atlantike. Mësimi tjetër, që del nga këto zgjedhje në dy shtete ballkanike të NATO-s, është se diversioni elektoral rus apo ndërhyrja elektorale ruse nuk ka baza ideologjike. Ajo përfshin partitë dhe forcat politike të të gjitha llojeve, të majta dhe të djathta.

Një mësim dëshpërues nga këto zgjedhje është sjellja joadekuate e diplomacisë së disa shteteve perëndimore në situatat e komplikuara të jetës elektorale dhe politike në vendet ballkanike të NATO-s. Është jobindëse sjellja e disa diplomacive perëndimore, që dolën në mbështetje të zgjedhjes së Jakov Milatoviçit si president.

Kemi një rebus diplomatik ose siç e quan gazeta ruse “Kommersant” e datës 3 prill “Paradoksi i përkrahjes së Milatoviçit njëkohësisht edhe nga ambasadat perëndimore, edhe nga Serbia”. Është e dhimbshme të lexosh shpjegimin, që jepet në disa qarqe diplomatike e mediatike për këtë paradoks. Siç deklaron drejtori i radiostacionit malazez “Antena M.”, Darko Shukoviç, në një interviste me shtypin rus në 3 prill: “Në lojën gjeopolitike Malit të Zi i është caktuar që të bëhet kompensimi i Serbisë dhe i presidentit të saj Vuçiç për humbjen e Kosovës”.

Do të ishte vërtet një taktikë dhe strategji humbëse e zgjedhur nga diplomacia europiane për të shpërblyer politikën shoviniste të Vuçiçit me aneksimin e Malit të Zi nëpërmjet “Botës serbe”, me aneksimin e Veriut të Kosovës nëpërmjet të ashtquajturës “zajednicë” e komunave serbe, apo me aneksimin e “Serpska republikës” të Bosnje-Hercegovinës.

Në lojërat gjeopolitike në Ballkan po luajnë një rol gjithnjë e më të madh diversionet dhe intrigat elektorale jashtëballkanike dhe sidomos të Rusisë.

Deri tani duket se qeveritë dhe diplomacitë perëndimore nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur ndërhyrjes elektorale ruse në vendet ballkanike të NATO-s. Nga kjo, sipas zhvillimeve të reja, realisht më e forcuar po del Rusia, siç dëshmojnë edhe zgjedhjet e fundit presidenciale në Malin e Zi dhe zgjedhjet parlamentare në Bullgari.

© Shaban Murati – DITA

Post Views: 101
Previous Post

“Atdheut i kam dhuruar 50 medalje”, qeveria iu dha grada sportistëve, reagon Daniel Godelli: Shteti më harroi, pres që gjithçka të korrigjohet!

Next Post

Shifrat e policisë/ Tirana, kryeqyteti i përmbytur nga “e bardha”

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Shifrat e policisë/ Tirana, kryeqyteti i përmbytur nga “e bardha”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.