• Latest
  • Trending
  • All

Ligji i ri/ Britania u mbyll derën shqiptarëve që shkojnë me gomone

08/03/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ligji i ri/ Britania u mbyll derën shqiptarëve që shkojnë me gomone

08/03/2023
in Aktualitet

Kryeministri britanik Rishi Sunak u zotua këtë të martë se vendi i tij “do të marrë përsëri kontrollin” e kufijve të tij. Ai tha se do të ndalonte fluksin e emigrantëve që hynin në vend me gomone të vogla nga përtej Kanalit të La Manshit.

Ai zbuloi detaje për projektligjin e ri që ka nisur të diskutohet në parlament që pengon emigrantët të ndërmarrin rrugëtimin e rrezikshëm. Drafti parashikon refuzim të kërkesës për azil për çdo emigrant që hyn në vend në mënyrë të paligjshme. Ata nuk do të lejohen të ndjekin çështjen në rrugë gjyqësore dhe do të marrin përgjigjen për të paktën 28 ditë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Vetëm fëmijët dhe të sëmurët rëndë do të lejohen të qëndrojnë në Britani derisa rasti i tyre të shqyrtohet. Qeveria ka vendosur që ligji të hyjë menjëherë në fuqi edhe pse ai mund të kërkojë të paktën një muaj nga miratimi në parlament. Kryeministri britanik ishte i drejtpërdrejtë edhe me emigrantët që mbërrijnë atje me gomone nga vende të konsideruara “të sigurta” si Shqipëria. Ai tha se ligji do të jetë një goditje për trafikantët e qenieve njerëzore.

“Unë e kuptoj se do të ketë debat për ashpërsinë e këtyre masave. E vetmja gjë që mund të them është se e kemi provuar në çdo mënyrë tjetër dhe nuk ka funksionuar. Është ky vend dhe qeveria që duhet të vendosë se kush do të vijë këtu. Jo bandat kriminale” – tha Sunak.

I pyetur për mundësinë e përballjes ligjore me shoqatat që mbrojnë të drejtat e emigrantëve dhe avokatët e të drejtave të njeriut ai u përgjigj shkurt: “Unë jam gati për luftë”. Projektligji i jep Parlamentit fuqinë për të vendosur një kufi vjetor për numrin e refugjatëve që do të pranohen në vend.

Më herët Shqipëria u përmend edhe nga sekretarja e brendshme, Suella Braverman që këmbënguli se nuk do të ketë më tolerim për emigrantë që vijnë nga vende “të sigurta” nëpërmjet me gomone kanalit me Francën. Ajo ironizoi se emigrantët janë “mjaft të pasur” për t’u paguar trafikantëve shuma të mëdha dhe më pas të përpiqen për të mashtruar sistemin.

“Përmes këtij plani synohet që e gjithë bota ta marrë vesh se në Britaninë e Madhe nuk hyhet ilegalisht, pasi në të kundërt, burgosesh dhe dëbohesh. Vitin e kaluar, për 17 mijë referime u deshën mesatarisht 543 ditë për t’u marrë në konsideratë. Ligjet aktuale të skllavërisë moderne po keqpërdoren për të bllokuar largimet, prandaj ne pranuam më shumë se 50% të kërkesave për azil nga qytetarët e një vendi “të sigurt” evropian dhe aleat të NATO-s, Shqipërisë” – tha Braverman.

Ajo tha se nevoja për këtë reformë ishte “e qartë dhe urgjente” pasi 45 mijë njerëz bënë kalimin e rrezikshëm të Kanalit vitin e kaluar. Braverman tha se sistemi i azilit është “mbytur” nga “vala e emigrantëve të paligjshëm që shkelin kufirin”. Për ta bërë situatën sa më dramatike ajo tha se mund të jenë 100 milionë njerëz që mund të kenë të drejtën e azilit sipas rregullave aktuale. “Ata po vijnë këtu” – tha ajo me ton gjatë fjalimit në Parlamentin britanik.

“Për këdo që propozon “kufij të hapur” përmes rrugëve të sigurta dhe ligjore të pakufizuara si alternativë, le të jemi të sinqertë, ka 100 milionë njerëz në mbarë botën që mund të kualifikohen për mbrojtje sipas ligjeve tona aktuale. Të jemi të qartë. Ata po vijnë këtu. Ne kemi parë një rritje prej 500% tek kalimi i varkave të vogla në dy vitet e fundit” – tha ministrja.

Ajo u vu në qendër të akuzave nga qeveria shqiptare dhe vetë kryeministri Rama pak kohë më parë që e konsiderun të tepëruar frazën e saj “pushtim nga shqiptarët”.

“Kjo është pika kyçe e këtij projektligji. Ata nuk do të ndalojnë së ardhuri këtu, por bota duhet ta dijë se nëse hyn ilegalisht në Britani do të ndalohesh dhe do të largohesh me shpejtësi. Do të largoheni në vendin tuaj nëse është “i sigurt” ose në një vend të tretë të sigurt si Ruanda. Dhe kjo është pikërisht ajo që do të bëjë ky projektligj. Kështu do t’i ndalim varkat” – e mbylli ministrja.

Daily Mail publikoi shifrat e Zyrës së Brendshme që tregojnë se numri i azilkërkuesve që presin një përgjigje për qëndrim në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 160 mijë persona. Pothuajse 75 mijë aplikime u bënë vetëm vitin e kaluar. Ky është niveli më i lartë në 20 vjet.

Sipas të njëjtave burime, shqiptarët janë kombësia më e zakonshme që ka aplikuar për azil në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar me 14 223 aplikime gjithsej. Nga këta 9 573 kanë mbërritur me gomone pasi kaluan Kanalin.

Previous Post

Çfarë duhet të dini për 8 marsin, ditën e gruas

Next Post

Largohen nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar, shifrat e azilkërkuesve

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Largohen nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar, shifrat e azilkërkuesve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.