• Latest
  • Trending
  • All

Kurti: Propozimi evropian do të sigurojë njohjen “de facto” nga Serbia

24/02/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kurti: Propozimi evropian do të sigurojë njohjen “de facto” nga Serbia

24/02/2023
in Aktualitet

Ai i bëri këto komente në Parlamentin e Kosovës pas kërkesave të opozitës për të sqaruar pozicionin e qeverisë para takimit të së hënës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian thanë se në takimin e 27 shkurtit pritet të diskutohet për propozimin evropian që u bë i njohur si nisma franko-gjermane, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Kryeministri Kurti tha se propozimi evropian nuk është produkt i negocimit por ka të bëjë me historinë prej më shumë se një dekade të dialogut të zhvilluar në Bruksel.

“Dhe nuk është as produkt i përfshirjes së kërkesave negociuese të palëve, nuk është që unë kam kërkuar diçka e është në atë propozim ose pala tjetër.

Aleatët e Republikës së Kosovës e kanë dizajnuar pra si një pako që do të avancojë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar dhe i cili përmban njohjen ‘de fakto’ e gjithë kjo e bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara, e cila përbën një Kushtetutë të sistemit ndërkombëtarë pas Luftës së Dytë Botërore për marrëdhëniet ndërmjet shteteve të pavarura”, tha kryeministri Kurti.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti kritikoi kryeministrin për siç tha paqartësitë e tij lidhur me pozicionin që do të mbajë në takimin e së hënës në Bruksel.

“A insiston kryeministri vetëm për marrëveshje për njohje reciproke apo është i gatshëm t’i përpijë sharjet edhe kritikat ndaj oponentëve politikë që sot janë në opozitë dhe ta pranoj marrëveshjen pa njohje duke lënë problemin të hapur për qeverinë e ardhshme”, tha ai.

Zoti Hoti kërkoi debat parlamentar para dialogut dhe miratimin e një rezolute për siç tha formalizimin e qëndrimeve nga ana e kryeministrit.

Ndërsa, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i bëri thirrje qeverisë që të përmbyllë marrëveshjen me Serbinë, që sipas tij do të mundësonte largimin e agjendës ruse në Ballkan.

“I vetmi vend në botë besoj që nuk i gëzohet arritjes së marrëveshjes është Rusia. Rusia nuk ka asnjë interes që të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi përkundrazi ata kanë dëshirë që kjo me mbetë çështje e hapur dhe potencial çdo here qoftë për çrregullime apo destabilizim qoftë për një debat të vazhdueshëm politik rreth Kosovës apo stories së Kosovës.

Si mundet me vepru Kosova? Po, mundet të hënën me e mbyllë marrëveshjen pra me e mbyll dhe jo vetëm me dhënë sinjale pozitive por me e mbyllë”, tha zoti Haradinaj.

Pergjatë debatit në parlament deputetët shtruan edhe çështjen e statusit të Kishës Ortodokse serbe në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti tha sot se propozimi përmban një pikë mbi këtë çështje që nuk nënkupton negociim mbi statusin e saj e as diskutim mbi të drejtat e veçanta.

“Më lejoni të ju kujtoj se statusi që Manastiret e Kishës Ortodokse Serbe kanë aktualisht në sistemin kushtetues të Kosovës është produkt i negociatave të Vjenës edhe propozimit të ish presidentit Ahtisari dhe një standard i tillë është përfshirë në Kushtetutën e Kosovës pavarësisht në atë kohë me kundërshtimin tim dhe subjektit politik që udhëheq.

Një element të tillë të Kushtetutës tonë tashmë unë nuk mund ta ndryshojë. Pra e kam trashëguar andaj i takon një analize politiko-historike të përcaktojë se kush janë faktorët që ajo ka rezultuar të jetë e tillë”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se nuk do të pranojë asnjëherë që të përfshihet në marrëveshje diçka e veçantë apo privilegjuese rreth Kishës Ortodokse Serbe.

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë tashmë e kanë pranuar në parim propozimin evropian i cili nuk parasheh njohjen e ndërsjellë ndërmjet të dyja vendeve por zotimin e palëve se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.

Por çështje e diskutueshme mbetet zbatimi i marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Beogradi kërkon që para se të flitet për propozimin evropian të zbatohet kjo marrëveshje ndërsa Prishtina ka hezituar ta zbatojë atë nga frika se Asociacioni mund të shndërrohet në një shtet brenda shtetit, ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnje, megjithëse Shtetet e Bashkuara e kanë siguruar atë se kjo nuk do të ndodhë./Zëri i Amerikës

Previous Post

31.6 mijë shqiptarë kërkuan azil në Europë në 2022, rekord nga 2015-a

Next Post

Jeta e shqiptarëve në Ukrainë një vit pas fillimit të luftës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Jeta e shqiptarëve në Ukrainë një vit pas fillimit të luftës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.