• Latest
  • Trending
  • All

Shaip Kamberi në parlamentin e Serbisë: “Arritjen e Marrëveshjes Bazë Beogradi do duhej ta shfrytëzojë si hapje të një kapitulli të ri në komunikim me shqiptarët e Luginës së Preshevës”

05/02/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shaip Kamberi në parlamentin e Serbisë: “Arritjen e Marrëveshjes Bazë Beogradi do duhej ta shfrytëzojë si hapje të një kapitulli të ri në komunikim me shqiptarët e Luginës së Preshevës”

05/02/2023
in Aktualitet

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025
“HOUSTON, WE HAVE A PROBLEM”!
Deputete dhe deputet,
Z. President i Republikës,
Që në fillim theksoj se nuk do të votoj për Raportin e paraqitur rreth Kosovës, por për hirë të perspektivës evropiane të Kosovës dhe Serbisë, përkrahi çdo iniciativë për marrëveshje me Kosovën sa më parë.
Megjithatë, Ju do të duhej të bindni përkrahësit dhe simpatizuesit tuaj, partnerët e koalicionit dhe opinion e gjerë në këtë shtet, që e keni me të drejtë kur thoni se Serbia do duhej të pranonte propozimin e marrëveshjes për Kosovën.
Natyrisht se nuk do të jetë e lehtë, sidomos përshkak të disponimit antishqiptar dhe narrativës negative rreth Kosovës e cila është pasojë e retorikës armiqësore të ndërtuar ndër vite.
Ajo që ka ndodhur dje dhe sot në parlament, më së miri përshkruhet me fjalin e famshme të astronautëve amerikanë: “Houston, we have a problem”.
Po kemi problem me mungesën e skajshme të ndjenjës për realitet.
Në raportin të cilin e kemi marrë, gjithë fajësia për të gjitha tensionet e ngritura kohëve të fundit, bartet mbi Kosovën.
E gjithë kriza po personifikohet me figurën e Albin Kurtit.
Albin Kurti nuk është as monstrum e as terrorist.
Ai është Kryeministër i zgjedhur në mënyrë legjitime i Qeverisë së Kosovës. Si të tillë do duhej ta pranonit dhe me të të arrinit marrëveshje.
Më vjen keq, z. President që dje disa herë keni shprehur keqardhjen që Albin Kurti nuk është ende nëpër burgjet serbe.
A nuk do duhej rasti i tij dhe rasti i dhjetra mijëra të rinjëve shqiptarë të arrestuar atëkohë të ju shërbejë si dëshmi më e mirë për politikën e gabuar e represive të Serbisë në Kosovë?
Keni arrestuar një të ri, keni fituar një Kryeministër me të cilin duhet patjetër të bisedoni e të arrini marrëveshje.
Secili që është objektiv e di që kriza në Kosovë nuk daton nga viti i kaluar.
Ajo është pasojë e politikës represive dhe të gabuar të cilën e keni udhëhequr me dekada.
Është fakt që Kosova ka qenë vendi ndaj të cilit është ushtruar represioni më i gjatë shtetëror në historinë e re të Ballkanit.
Jemi në një situatë ku ka ardhur fundi i ekuilibrimit në dy karrige dhe kemi sinkronizim të plotë të qëndrimeve të BE-së dhe SHBA-së rreth domosdoshmërisë së arritjes të marrëveshjes me Kosovën.
Taktizimet me prolongime nuk kanë më vend.
Shtetet perëndimore po e bëjnë të qartë që janë të inkuadruara dhe që kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjes.
Vizitat e fundit të zyrtarëve të caktuar të SHBA-ve, BE-së tregojnë që është duke ndodhur një aksion diplomatik i cili ka për qëllim të sjellë Serbinë deri në atë pikë sa që do të duhej definitivisht të vendosë rreth orientimit të sajë.
Tani jemi në udhëkryq dhe po përballemi me pyetjen: si të përcaktohet e ardhmja?
Në këto momente kyçe bjen mbi Ju, si president i zgjedhur, përgjegjësia i këtij shteti që nëpërmjet dialogut të vini deri te marrëveshja.
Receta për një katastrofë të sigurt është iluzioni që NATO dhe Amerika, një ditë do të shkatrrohen prandaj edhe duhet të pritet dita e cila do të ishte në favor të Serbisë.
Idhtarët e “konfliktit të ngrirë” dhe teorive iluzionare, si edhe ata të tjerët që po paralajmrojnë “Shetitjen e re triumfuese në Kosovë” jetojnë në ëndrralla.
“Bastet e tyre patriotike” më ngjajnë me atë thënien e Mesha Selimoviq “Sikur të kishim kajmak, ashtu që nuk kemi miell, kaçamak të mirë do të bënim”.
Edhe Serbisë edhe Kosovës marrëveshja ia hap perspektivën evropiane, e në të njejtën kohë, marrëveshja, për të gjithë Ballkanin Perëndimor, do të shënonte hap para në krahasim me trendet aktuale regresive.
Deklaruat se kemi nevojë për pajtim me Shqiptarët. Ky është një lajm i mirë dhe shpresojë të jetë i sinqertë.
Është problematike kur flitni për Kosovën. Sepse po flitni për territore e jo për njerëz.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës shpresojnë që arritja e Marrëveshjes Bazë në mes të Serbisë dhe Kosovës do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë dhe pozitiv në avancimin e të drejtave ligjore e politike të shqiptarëve.
Jemi të sigurtë që arritjen e Marrëveshjes Bazë Beogradi do duhej ta shfrytëzojë si hapje të një kapitulli të ri në komunikim me shqiptarët e Luginës së Preshevës.
As sot, gati 22 vite më vonë nga nënshkrimi i marrëveshjes së 2001, as pas marrëveshjes në vitin 2009 dhe marrëveshjes së vitit 2013, pozita e shqiptarëve nuk ka ndryshuar sepse Beogradi nuk ka rrespektuar marrëveshjet e arritura dhe obligimet e marra.
Neni 3 i propozimit Evropian të “Marrevshjes bazë” thotë: “Në kuadër të Kartës së Kombeve të Bashkuara, palët, në mes vete, të gjitha çështjet do t’i zgjidhin me marrëveshje reciproke, në mënyrë paqësore dhe do të përmbahen nga të gjitha format e kërcënimeve ose përdorimit të dhunës”.
Jam i bindur që pozita diskriminuese e shqiptarëve të Luginës, edhe në të ardhmen, do të paraqet një prej çështjeve të diskutueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Duke e patur parasysh që diskriminimi politik e institucional i shqiptarëve të Luginës vie shpesh si pasojë e tensioneve në mes të Serbisë dhe Kosovës, besojmë që gjetja e aranzhmaneve simetrike dhe të balansuara për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të pakicave në përputhje me standardet evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare, do të ishte rrugëtim i sigurt drejt krijimit të mardhënieve të mira në mes të Kosovës dhe Serbisë, por edhe një hap i madhë drejt paqes afatgjate në Ballkanin Perëndimor.
Faleminderit.
Previous Post

Kurti diskuton për propozimin e BE-së me përfaqësuesit e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Serbi

Next Post

Emigrantët/ Sunak i gatshëm të largojë Britaninë nga Konventa e të Drejtave të Njeriut

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Emigrantët/ Sunak i gatshëm të largojë Britaninë nga Konventa e të Drejtave të Njeriut

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.