• Latest
  • Trending
  • All

Hasani: Me draft-statutin e FES-it për Asociacionin, komunat me shumicë serbe kthehen në agjenci të Serbisë brenda Kosovës

31/01/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hasani: Me draft-statutin e FES-it për Asociacionin, komunat me shumicë serbe kthehen në agjenci të Serbisë brenda Kosovës

31/01/2023
in Aktualitet

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë se versioni i propozuar nga FES i jep Asociacionit kompetencë ekzekutive autonome. Sipas tij, me këtë draft-Statut, komunat anëtare shndërrohen si një agjenci e Serbisë në territorin e Kosovës. Ka edhe disa çështje të tjera, të cilat ai i ka detektuar si problematike në dokumentin e publikuar dje.

Ndonëse ndërkombëtarët i kërkojnë Qeverisë ta japë një version se si e do Asociacionin e komunave me shyumicë serbe, zyrtarisht institucionet nuk kanë bërë asnjë propozim. Deri tani, janë dhënë vetëm deklarata kundër formimit të Asociacionit, kryesisht nga Kryeministri Albin Kurti.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Enver Hasani në një intervistë për Gazetën Express ka thënë se nuk ka dilema që Asociacioni duhet të formohet, prej kur ai ka kaluar në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, problemi qëndron vetëm te përmbajtja, pasi edhe më tutje, nuk bëhet e qartë se si do të jetë ai.

“Asnjëherë nuk ka pasur dilema nëse duhet të formohet Asociacioni komunave me shumicë serbe, që nga dita kur është ratifikuar Marrëveshja e vitit 2013 dhe kur Gjykata Kushtetuese dy vite më pas ka dhënë verdiktin e saj, duke e kthyer këtë në një detyrim kushtetues. Problemi ka qenë dhe është përmbajtja: çfarë Asociacioni duhet të jetë ai, meqë Marrëveshja e vitit 2013 nuk e bën të qartë këtë”, ka thënë Hasani.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetues, ndërkaq, ka treguar vetëm atë se çka nuk duhet të jetë një asociacion. Kjo e bën fare të lehtë operimin me përmbajtjen e tij meqë ai vendim duhte të shërbej si një “road map”.  Ka hapësirë pafund për të adresuar shqetësimet e Kosovës në aktin normativ që implementon Marrëveshjen e vitit 2013”.

Fondacioni gjerman “Friederich-Elbert-Stiftung” e ka hartuar një draft-Statut të Asociacionit, të cilin e ka shpjeguar edhe në një diskutim të hapur, pas publikimit të dokumentit.

Hasani thotë se ky dokument më shumë krijon shqetësime, sesa lehtësime për pjesën skeptike për Asociacionin.

“Unë dje kam lexuar me vëmendje draftin e këtij Statuti, kam ndëgjuar edhe mbrojtjen e tij publike nga akterë relevant të tij. Mendoj se prezantimi i tij dhe vetë draftimi më shumë kanë shkaktuar problem dhe ankth te popullsia shumicë, sesa ndonjë lehtësim”, ka thënë ai.

Sipas Hasanit, në draft-Statuti flet për një entitet që ka kapacitet autonom për vendimmarrje në sferat, kompetencat e të cilave, në shumicë, i takojnë autoriteteve qëndrore të vendit.

“Kjo për faktin se dispozitat e tij flasin për një entitet juridik nga e drejta publike, që posedon kapacitet të plotë dhe autonom për vendimmarrje të pavarur në sferat që paraqiten si sferë e fushëveprimit të tij në të ardhmen. Ato sfera përfshijnë, në një pjesë të madhe, kompetenca e autorizime që iu takojnë autoriteteve qendrore”.

Ish-kryetari i Kushtetueses liston disa prej defekteve që, sipas tij, i ka propozimi për Statutin e Asociacionit, që e ka bërë FES-i. Disa nga ato janë kompetenca ekzekutive autonome që ky draft ia jep Asociacionit dhe strukturave të Asociacionit.

“Do të veçoja disa gjëra që janë mjaft problematike. E para, ajo që shihet qartë nga prezantimi dhe mbrojtja e djeshme e këtij drafti nga akterët e tij është se ata nuk e kanë të qartë se Asociacioni që propozojnë përfaqëson një entitet legal të së drejtës publike, me kompetencë ekzekutive autonome; E dyta, kjo shihet nga vetë fakti thjeshtë se vendimet e Asociacionit i nënshtrohen kontrollit të ligjshmërisë, gjë që nuk ndodh me entitete legale që janë nga e drejta private; e treta, përfaqësimi i komunave, jo i qytetarëve të saj, në Kuvendin e Asociacionit, bën që ai të jetë agjenci shtetërore që zëvendëson ushtrimin e juridiksionit në sferën e vetqeverisjes lokale nga ana e komunave ekzistuese. Kjo nënkupton se Kuvendi, që definohet si një organ suprem i tij, të jetë konjuktural dhe të dominohet nga vullneti grupeve të ngushta të interesit, jo nga vota e qytetarëve që jetojnë dhe veprojnë në komunat anëtare të Asociacionit; së fundi, roli dhe pozita e Serbisë ka kuptim në nivelt të vetëqeverisjes lokale, por jo edhe në nivel të përfaqësimit të komunave anëtare, të cilat me Statut shndërrohen si një agjenci e Serbisë në territorin e Kosovës”, tha Hasani.

Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka marrë krejt fokusin e ndërkombëtarëve në raport me Kosovën. Hasani tha se pret që formimi i Asociacionit të ndërlidhet edhe me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku ajo ka aplikuar.

“Kjo do të reflektohet në proceset tona të integrimit, sepse edhe më heret ka pasur gatishmëri për hyrje në Këshill të Evropës, por nuk kemi pasur ofertë nga ta për të nisur procedurat, siç kërkohet me rrgullativën e brendshme të këtij organi. Nisja e procedurave u bë me ftesën e strukturave relevante të Këshillit dhe ka pasur pritje se Kosova do të dijë të shfrytëzojë mungesën e Rusisë aty për të ecur përpara”, tha ai.

“Përtej kësaj, nëse nuk adresojmë detyrimet ndërkombëtare që kemi, mund të çojmë vendin në ujëra edhe më pak të favorshme se këto që shohim sot. Kjo ka çmim dhe reflektohet në pozitën juridiko-ndërkombëtare të vendit”, tha Hasani.

(Express)

Previous Post

SA PËR RIKUJTIM!

Next Post

Lista Serbe: Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Lista Serbe: Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.