• Latest
  • Trending
  • All

Himara është e jona!

25/12/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Himara është e jona!

25/12/2022
in Aktualitet

Denion Ndrenika

Pak vjet, 10, pasi ndërroi jetë, Petro Markos fjalëndritur iu botua libri “Intervistë me vetveten”. Kam një keqardhje jo të pakët që e kam lexuar pjesërisht, por aq sa ka thelbin, ia mora. Kam besim që po. Dhe, thelbi është se Himara në malet akrokeraune njehsohet me shqiptarizmën. Në qindra e qindra motmote.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

E nisa me mendjeçmuarin Petro Marko pasi ndalem jo rrallë te biseda e tij me dhërmiqotët që mbledhur si për rrëfim, ia pohonin në sy se nga e kishin prejardhjen teksa i pyeste për të mësuar vërtetësisht në ishin shqiptarë (a larg qoftë), grekë. Nuk është faj të jesh grek, mirëpo Shën Kozmai thoshte sipas shumë të lexuarit të ortodoksisë mikut tim të fëmijërisë Ektrit Manushi, porosiste që të mos shanin njerëzia shoshoqin me atë fjalë, pra “grekë”.

Mua nuk më kanë bërë gjë. Madje, kam krushqi e miqësi me grekë. Mirëpo, nuk lihet dot mënjanë e pabzà çka i kanë bërë popullit që i përkas. Na kanë masakruar. Çamërinë dhe viset tona etnike në Maqedoninë Perëndimore që është pushtuar nga greku, pra në Follorinë, Konicë, Kostur e gjetiu.

Mos duket se i ika Petro Markos. Jo, vetëm sa shtova ca fjalë për të vijuar me qëllimin e vizitës së Micotaqisit të ri në Himarë. Jo rastësisht u bë në 22 dhjetor. Në këtë datë të motit 1943, në mos më pastë lënë kujtesa, grekët e quajtën të bashkuar Himarën me Greqinë, pasi Italia fashiste u telendis rrugëve si qeni pas kockës.

Ky ishte qëllimlig me vizitën dhe me datën. Çfarë fushate mund të bëjë Micotaqisi në vendin e huaj ku bashkatdhetarë të tij sikur nuk ka. Na del qartë nga “Intervistë me vetveten”. Aty dalin mbiemrat e banorëve dhe vetë ata tek ia thanë se vinin nga viset shqiptare.

Ja, unë e kam Ndrenika. Pra edhe Ndre, edhe Nikë. Mbiemër i bashkuar. Si Koleka, edhe Kolë, edhe Lekë. Mos jemi grekë meqë përkatësinë fetare e kemi ortodokse dhe u zhvendosëm ndonja 600 vjet më parë në Vuno? Ne Ndrenikët kemi kishën e familjes, kishën e Shën Kollit. Grekë jemi? Është e vërtetë që flitet një formë greqishteje, mirëpo nja 200 vjet ishte italishtja më e përhapur. Ishim italianë asokohe?!

Rënia e forcës venedikase dhe pavarësimi i Greqisë padyshim që i bënë më të nevojshëm dhe të lehtë rrugëtimin tregtar dhe lëvizjet e popullatës. Ishte më lehtë të shkojë me mushka, gomerë dhe kuaj nëpër 55 fshatrat e venomit të Himarës deri në Artë e Prevezë të Çamërisë, se sa me varka nga deti në Itali. Pa të kujtojmë që emigracioni i Bregdetit ishte më shumë në Itali, Francë dhe Amerikë krahasuar me ca pak në Greqi.

Një marrëveshje e kahershme diku nga 1500 i bëri bashkë bregdetasit me arbëreshët dhe garantuan papatin që le të sillte misionarë për rikthimin e katolicizmit në këmbim të mbrojtjes nga islamizimi, meqenëse Fanari (kryeqendra ortodokse në Stamboll nga fuqia perandorake osmane për të mbrojtur veten, heshtte ndaj dobësisë së ortodoksëve në viset e largëta).

Për këtë mund të shihni priftërinjtë ortodoksë sot e kësaj dite në viset arbërore, që ushtrojnë ritet tona, ndonëse me një varësi papale. Që, rrjedh nga ajo marrëveshja e himarjotëve dhe arbëreshëve me papatin.

Himara, Bregdeti ishte dera e ikjes për në Itali pasi Gjergj Gjon Pali i Kastriotëve, pra Skënderbeu, shkoi në amëshim. Himara, Bregdeti ishte edhe dera e përpjekjeve që bëri biri i Gjergjit për të ardhur në luftë kundër osmanëve. Mos vallë janë grekë?! Grekët e pritën, e përcollën, e mbështetën?!

E vërtetë është gjithashtu se Bregdeti ka qenë kryemëvedi, i panënshtruar. Historia lexohet ndryshe nga çdokush. Mirëpo kjo na ka edhe ne pjesë që nuk duhet të heshtim. Që nga antikiteti. Ka pasur ndonjë ngulim helen (si të pretendueshëm se janë paraardhës të grekëve) në Bregdet, në Himarë?

Tash, ta rilidh me Micotaqisin. Për ata pak njerëz që ndihen grekë edhe nëse AND-ja u tregon gjak shqiptar, ka të drejtë t’i shohë, përqafë e kujdeset. Mirëpo jo të na flasë për vetëvendime. Në tokën tonë jo! Në Bregdetin, Himarën tonë jo!

E tash “tung e bofshi”, se merak nuk kam se greqizohemi, pasi historia na dëshmon se nëse do të kishim qenë apo të kishte qenë tokë e huaj, pse do të vuanin sot e kësaj dite fqinjët e tejshëm jugorë që jetojnë poshtë Çamërisë për të na bindur se nuk është e jona?!

Nëse nuk u greqizuam qindra e qindra motmote, megjithë vështirësitë, skamjen, përpjekjet greke për të na zvetënuar, ndryshuar emra, pushtimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, pensionet e harramura, teknologjinë përparuese që është një mundësi më shumë për atë greqizim, përse të kemi frikë?

Domosdo që jo, sepse Bregdeti, Himara është e jona!

Previous Post


Serbia përplaset me Perëndimin për shkak të Kosovës

Next Post

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës? Sulmohet një ekip i KFOR-it

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës? Sulmohet një ekip i KFOR-it

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.