• Latest
  • Trending
  • All

Komunikata e përbashkët Rama-Sunak: Thellim i bashkëpunimit për emigracionin e paligjshëm dhe luftën kundër krimit të organizuar

14/12/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Komunikata e përbashkët Rama-Sunak: Thellim i bashkëpunimit për emigracionin e paligjshëm dhe luftën kundër krimit të organizuar

14/12/2022
in Aktualitet

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak ranë dakord sot të thellojnë bashkëpunimin në tri fusha me interes të përbashkët.

Në një komunikatë të përbashkët theksohet se bashkëpunimi do të fokusohet në çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme, ku do t’i jepet vëmendje e posaçme luftës kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm;  rritja ekonomike dhe investimet; novacioni, rinia dhe arsimi.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Mes situatës delikate të emigracionit të paligjshëm drejt Britanisë, dy qeveritë do të ngrenë një Grup të Përbashkët Pune në nivelin e Ministrisë së Brendshme /Home Office. Kjo Skuadër e Përbashkët Pune mund të mbështetet nga një komitet ekspertësh, i përzgjedhur nga Ministria e Brendshme dhe Zyra e Brendshme.

Mbretëria e Bashkuar ka rikonfirmuar interesin për të investuar drejtpërdrejt në Shqipëri, në sektorët e energjisë, infrastrukturës, turizmit apo bujqësisë.

Të dyja qeveritë shprehën interes për thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit  dhe mjedisit, duke i kushtuar vëmendje të posaçme energjisë së ripërtëritshme dhe transportit inteligjent.

Komunikata e përbashkët Shqipëri – Mbretëri e Bashkuar

1. Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama dhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, z. Rishi Sunak ranë dakord sot të thellojnë bashkëpunimin në tri fusha me interes të përbashkët: a) çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme (me vëmendje të posaçme te lufta kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm); b) rritja ekonomike dhe investimet; c) novacioni, rinia dhe arsimi.

2. Kjo deklaratë vjen në kontekstin e angazhimit të dy kryeministrave për të zgjeruar e thelluar marrëdhëniet tashmë të forta dypalëshe ndërmjet dy vendeve. Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar sapo kanë kremtuar njëqindvjetorin e marrëdhënieve diplomatike dhe diaspora energjike shqiptare në MB jep kontribut domethënës për kulturën, ekonominë dhe shoqërinë e të dyja vendeve.

3. Çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme:

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar janë aleate të palëkundura në kuadër të NATO-s dhe, aktualisht, bashkëpunojnë ngushtë në Këshillin e Sigurimit për nxitjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, veçanërisht, duke e konsideruar Rusinë përgjegjëse për pushtimin e saj brutal dhe të paligjshëm të Ukrainës.
Shqipëria është vend që po negocion anëtarësimin e saj në BE dhe një partnere e besuar në organizatat ndërkombëtare. Duke njohur përparimin që Shqipëria ka bërë për forcimin e institucioneve demokratike dhe shtetit të së drejtës përmes zbatimit të një reforme të thellë e të gjithanshme gjyqësore, Mbretëria e Bashkuar e konsideron Shqipërinë vend të sigurt origjine, sipas legjislacionit të saj.
Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar janë të dyja palë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNj), Konventës së Këshillit të Evropës për Veprimin kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (KEKT) dhe Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar dhe Protokolleve Përkatëse (Konventa e Palermos, 2000). Si anëtare të Këshillit të Evropës, Shqiperia dhe MB-ja punojnë së bashku për të përmirësuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës në mbarë Evropën.
Ne jemi të përkushtuar të intensifikojmë më tej zbatimin e angazhimeve të përbashkëta ndërkombëtare, veçanërisht, në fushat e kontrollit të kufijve, luftës kundër krimit të organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore, përfshi të gjitha format e shfrytëzimit, si dhe migracionit të paligjshëm.
Përveç kuadrit të gjerë shumëpalësh, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë një kuadër të fortë ligjor dypalësh për të luftuar si duhet migracionin e paligjshëm dhe trafikimin e qenieve njerëzore, mbi të cilin do të bazohemi për të vepruar shpejt dhe në mënyrën e duhur ndaj migracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Ju lutemi, shihni shtojcën për listën e plotë të marrëveshjeve ekzistuese.
3.1 Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar do të forcojnë më tej bashkëpunimin e shkëlqyer në veprimtaritë ligjzbatuese, me objektivin për të ndaluar dhe goditur migracionin e paligjshëm dhe depërtimin e rrjeteve kriminale. Për këtë qëllim, dy qeveritë tona do të ngrenë një Grup të Përbashkët Pune në nivelin e Ministrisë së Brendshme /Home Office.

3.2. Në kuadrin e këtij Grupi Pune:

Do të forcojmë bashkëpunimin në nivel operativ midis Shqipëria dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë, por pa u kufizuar me ndarjen efektive të të dhënave dhe krijimin e më shumë grupeve të përbashkëta operative. Kjo Skuadër e Përbashkët Pune mund të mbështetet nga një komitet ekspertësh, i përzgjedhur nga Ministria e Brendshme/Zyra e Brendshme;
Të dyja palët angazhohen se do të kenë dialog sistematik lidhur me hapat praktike që do të ndërmerren në të ardhmen;
Mbretëria e Bashkuar do t’i ofrojë mbështetje të mëtejshme qeverisë shqiptare dhe organizatave përkatëse për mbrojtjen dhe shërbimet ri-integruese për të kthyerit.
3.3. Si palë nënshkruese të KEKT-së dhe të KEDNj-së dhe duke njohur përpjekjet e përbashkëta për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe trafikimin e qenieve njerëzore, mbështetur në marrëveshjen e ripranimit dhe objektivin për zbatimin e saj maksimal, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar do të shtojnë numrin e personave të kthyer në Shqipëri, përfshi ata mbi moshën 18-vjeçare, që janë identifikuar nga autoritetet kompetente të Mbretërisë së Bashkuar si viktima të skllavërisë moderne (sipas përcaktimit në legjislacionin e MB-së) dhe si viktima të trafikimit të qenieve njerëzore (sipas përcaktimit në legjislacionin shqiptar). Këto kthime do të bëhen në frymën e KEDNj-së, duke respektuar të drejtat, sigurinë dhe dinjitetin e individit, si dhe statusin e çdo procedure ligjore që lidhet me faktin që personi është viktimë, dhe preferohet qe kthimet të jenë vullnetare. Lidhur me kthimin e migrantëve të paligjshëm, të dyja palët theksojnë rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe efektiv të marrëveshjes dypalëshe të ripranimit ndërmjet dy vendeve. Pas kthimit në Shqipëri, personit do t’i ofrohet mbështetje për çdo nevojë që lind dhe mbrojtje nga ritrafikimi, sipas përcaktimeve të KEKT-së.

3.4. Duke shprehur vullnetin e të dy kryeministrave për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare dhe dypalëshe, që synojnë të ulin migracionin e paligjshëm dhe të luftojnë trafikimin e qenieve njerëzore, të dyja palët zotohen për një shkëmbim më efektiv e në mënyrë të sigurt të informacionit dhe të dhënave personale që do të mundësojnë identifikimin e saktë të personit të kthyer dhe marrjen e vendimeve lidhur me të, për të garantuar zbatimin e së drejtës ndërkombëtare, të monitorimit dhe të detyrimeve përkatëse ndërkombëtare ligjore.
3.5. Me qellim që Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar të vazhdojnë të përmbushin detyrimet e tyre ndërkombëtare dhe dypalëshe, MB-ja angazhohet:

të mbështetë strukturat përkatëse shqiptare në forcimin e mekanizmave të referimit të viktimave për të marrë përkrahjen e duhur dhe rritjen e kapaciteteve të Autoritetit Kompetent shqiptar dhe Mekanizmit Kombëtar të Referimit (MKR) për të fuqizuar proceset dhe vendimmarrjen në përputhje me KEKT-në.
të investojë në shërbime të mëtejshme mbrojtjeje, duke marrë parasysh aspektet specifike gjinore të personave që migrojnë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.
t’i ofrojë mbështetje Shqipërisë për të hetuar trafikimin e qenieve njerëzore, në përputhje me detyrimet e parashikuara në Nenin 4 të KEDNj-së.
të ofrojë mbështetje për forcimin e sigurisë kibernetike dhe të komunikimit, që Shqipëria të rritë përputhshmërinë e saj me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave;
3.6. Nga ana tjetër, qeveria shqiptare garanton se do të vazhdojë të zbatojë efektivisht angazhimet e përbashkëta të ndërmarra në kuadrin e KEKT-së dhe KEDNj-së për trajtimin e të kthyerve dhe parandalimin dhe identifikimin e viktimave të trafikimit, duke marrë parasysh dhe specifikat gjinore të të kthyerve.

3.7. Të dyja qeveritë do të monitorojnë nga afër ndikimin që do të kenë këto masa dhe zbatimi i tyre. Raporti i parë për zbatimin e masave më sipër do të paraqitet në fund të janarit të vitit 2023, përmes një Komiteti të Përbashkët Mbikëqyrës, në nivelin e Ministrisë së Brendshme/Home Office.

3.8 Për të përmirësuar më tej monitorimin dhe mbikëqyrjen, dy qeveritë bien dakord të punojnë me Grupin e Ekspertëve për Veprim kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (GRETA), me qëllim që të garantohet një raportim i pavarur mbi zbatimin e masave.

4. Rritja dhe mirëqenia ekonomike

Ne do të vazhdojmë të punojmë më tej punën bazuar në Marrëveshjen tonë të Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit, e nënshkruar në shkurt të vitit 2021, për të nxitur tregtinë dhe investimet dypalëshe. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta mbështetë qeverinë shqiptare në nxitjen e zhvillimit social-konomik dhe krijimin e aftësive dhe vendeve të mira të punës për të rinjtë.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar rikonfirmon interesin e saj për të investuar drejtpërdrejt në Shqipëri, në sektorët strategjikë, si: energjia, infrastruktura, turizmi, bujqësia dhe agroindustria, transporti e logjistika, shërbimet e TI-së etj.
Të dyja qeveritë shprehën interes të shtuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit (përmes shkëmbimit të informacionit në këtë fushë, praktikave më të mira të zhvillimit të produkteve turistike, promovimit të destinacioneve turistike në të dyja vendet etj.) dhe mjedisit, duke i kushtuar vëmendje të posaçme energjisë së ripërtëritshme dhe transportit inteligjent.
Të dyja qeveritë theksuan interesin e përbashkët për të hartuar projekte me ndikim rajonal në sektorët e infrastrukturës së transportit dhe energjisë.
5. Rinia, kultura, arsimi.

Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë qeverinë shqiptare të rritë aftësitë për të ardhmen përmes Këshillit Britanik dhe Ministrisë shqiptare të Arsimit. Me anë të bursave britanike “Chevening” dhe Bursave për Sigurinë Kibernetike për Shqipërinë (dhe, më gjerë, për Ballkanin Perëndimor), Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’u ofrojë mundësi studentëve që të ndjekin atje studimet pasuniversitare.
“Shkollat e Shekullit të 21-të” është një program arsimor ambicioz i Këshillit Britanik, i financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, që synon të zhvillojë aftësitë për të menduar në mënyrë kritike dhe për të zgjidhur problemet.
Qeveria shqiptare vlerësoi mbështetjen e deritanishme dhe premtimet e dhëna nga qeveria britanike për organizatat e shoqërisë civile, që synojnë t’u krijojnë të rinjve mundësi për të qëndruar në Shqipëri.
Marrëveshjet përkatëse dypalëshe

Rritja e bashkëpunimit tonë mbështetet nga marrëveshjet dypalëshe në vijim:
Memorandumi i Mirëkuptimit midis qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, e përfaqësuar nga Ministria e Brendshme dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, “Për shkëmbimin e informacionit për qëllime të lidhura me emigracionin”, nënshkruar më 16 maj 2022, në Tiranë.
Marrëveshja midis Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, “Për transferimin e personave të dënuar”, nënshkruar më 26 korrik 2021;
Marrëveshja midis Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për ripranimin e personave”, nënshkruar më 8 korrik 2021, në Tiranë;
Marrëveshja e Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, nënshkruar më 5 shkurt 2021;
Marrëveshja Plotësuese e Konventës Evropiane për Ekstradimin, 1957, midis Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, nënshkruar më 5 prill 2017, në Tiranë;
Memorandumi i Mirëkuptimit midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, “Për shkëmbimin e informacionit për të dhënat penale (6 korrik 2018);
Marrëveshja midis Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, si shtesë e Konventës Evropiane për Ekstradimin, 1957, nënshkruar më 5 prill 2017.
Memorandumi i Mirëkuptimit midis Sekretarit të Shtetit për Departamentin e Punëve të Brendshme që vepron përmes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë, “Për përmirësimin e identifikimit, njoftimit, referimit dhe kthimit të asistuar vullnetar të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore, nënshkruar më 4 dhjetor 2014, në Londër;

Nënshkruar:

Për qeverinë e Shqipërisë
Edi Rama, Kryeministër

Për qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut
Rishi Sunak, Kryeministër

Previous Post

Udhëheqësit e Kosovës nënshkruan kërkesën për anëtarësim në BE

Next Post

SPAK nën presion: Po hetojmë për Agaçin, Ahmetajn, Gjiknurin dhe Naçon!

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

SPAK nën presion: Po hetojmë për Agaçin, Ahmetajn, Gjiknurin dhe Naçon!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.