• Latest
  • Trending
  • All

Donald Trump shpalli kandidaturën për president të Shteteve të Bashkuara

16/11/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Donald Trump shpalli kandidaturën për president të Shteteve të Bashkuara

16/11/2022
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Ish-presidenti Donald Trump shpalli të martën në mbrëmje kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Njoftimi i tij erdhi pak pas zgjedhjeve për Kongresin në të cilat Partia Republikane, doli më dobët se pritshmëritë. 

Por tani që zoti Trump nuk është më një frymë e re e partisë, siç ishte më 2016, ai po ofron trashëgiminë e tij dhe planet e mëdha për një administratë të dytë nën udhëheqjen e tij.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Donald Trump shpalli zyrtarisht kandidaturën, ashtu siç kishte lënë të kuptohej për muaj të tërë, gjatë tubimeve dhe postimeve në rrjetet sociale, ku vazhdonte të ngulte këmbë tek pretendimet e rreme se i kishte fituar zgjedhjet e vitit 2020.

“Në mënyrë që ta bëjmë Amerikën sërish madhështore dhe të lavdishme, sonte po shpall kandidaturën time për president të Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Në fjalimin gati një-orësh, zoti Trump thumboi paraardhësit e tij, kritikët, shtypin dhe autoritetet federale, shtetërore dhe lokale ato që po e hetojnë atë.

Ai përsëriti thirrjen e tij për politika më të ashpra, reforma gjithëpërfshirëse zgjedhore për të eliminuar votimin e hershëm dhe për të kërkuar numërim të shpejtë votash, masa më të ashpra emigracioni, ligje konservatore në shoqëri dhe shpenzime më të mëdha ushtarake.

Ai gjithashtu u zotua se nëse fiton “shumë shpejt” do të vendosë një flamur amerikan në Mars.

Por cilat janë shanset e tij? 

Analistët thonë se ai përballet me dy sfida të mëdha politike.

E para është ylli në rritje i Partisë Republikane, guvernatori i sapo zgjedhur i Floridës, Ron DeSantis. Të dy kanë politika të ngjashme konservatore për ligjin dhe rendin, emigracionin dhe shpenzimet qeveritare.

“DeSantis ka pothuajse të njëjtën qasje sa i përket ligjit dhe rendit dhe votuesve republikanë u pëlqen kjo. Por ai gjithashtu është më i afërt, më i butë dhe më njerëzor”, thotë Michael O’Hanlon nga instituti Brookings.

Pengesa e dytë është vetë vetja e tij. Zoti Trump është aktualisht në qendër të hetimeve të shumta mbi financat dhe një mori aktivitetesh të dyshuara kriminale para dhe gjatë presidencës së tij.

“Ai nuk është më ai politikani kryengritës që po rrëmben institucionet, siç ndodhi herën e kaluar. Tani të gjithë e njohim atë, të gjithë pamë katër vitet e punës së tij në Shtëpinë e Bardhë dhe dy vitet që pasuan. Pra, nuk mendoj se njerëzit do të ndryshojnë lehtësisht mendimin e tyre për të”, thotë zoni O’Hanlon.

Këtë herë, zoti Trump po përpiqet të shfrytëzojë trashëgiminë e tij dhe pretendimin e rremë se ai fitoi zgjedhjet e vitit 2020.

“Nën udhëheqjen tonë, ishim një komb madhështor dhe i lavdishëm, diçka që nuk është parë për një kohë të gjatë. Ishim një komb i fortë dhe më e rëndësishmja, ishim komb i lirë. Por tani jemi një komb në rënie”, tha zoti Trump.

Ish-nënpresidenti, Mike Pence, së fundmi e quajti zotin Trump “të papërgjeshëm” për inkurajimin e mbështetësve të tij për të sulmuar dhunshëm Kapitolin më 6 janar 2021.

Ata u përpiqën të ndalonin çertifikimin nga Kongresi të fitores së presidentit Joe Biden ndaj rivalit Trump.

Në një intervistë për programin “World News Tonight”, të rrjetit ABC, zoti Pence u pyet nëse ai do të mbështeste ish-presidentin.

“Mendoj se kjo varet nga populli amerikan. Por unë mendoj se do të kemi opsione më të mira në të ardhmen”, tha ai.

Presidenti Biden ka folur pak për zotin Trump dhe mundësinë e një ballafaqimi Trump-DeSantis më 2024.

“Do të jetë kënaqësi të shikosh përballjen e tyre”, tha ai.

Më serioze është trashëgimia e dhunës dhe paqëndrueshmëria e lënë nga presidenca e zotit Trump.

Detaje dramatike të ngjarjeve të 6 janarit janë rishfaqur në një seri seancash dëgjimore në Kongres.

Zoti Trump u thirr nga komisioni hetimor për të dëshmuar të hënën, por ai refuzoi, duke mos i lënë mundësi tjetër komisionit, veç hapjes së procedurave ligjore ndaj tij/VOA

Previous Post

DW: Trump nuk duhet nënvlerësuar

Next Post

SHBA: Republikanët fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

SHBA: Republikanët fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.