• Latest
  • Trending
  • All

Boomerang-u i leksioneve të moralit për Londrën

08/11/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Boomerang-u i leksioneve të moralit për Londrën

08/11/2022
in Aktualitet

Andi Bushati

A ka vlerë mbrojtja e një kauze të drejtë nga njeriu i gabuar? Kjo është pyetja që mund të shtrohet pas polemikave që ngalli Edi Rama në përgjigjen e tij kundër ministres së brendëshme britanike Suella Braverman. Nëse i lexojmë gërmë për gërmë, pjesa më e madhe e atyre që kryeministri ynë cicëroi fillimisht në Twitter dhe i përforcoi, më pas, në intervistën për BBC Newsnight, janë të vërteta. Ato rezonojnë njësoj si për shqiptarët, po ashtu dhe për të gjithë ata liberalë perendimorë, kundërshtarë të politikave raciste dhe ksenofobe që i keqpërdorin emigrantët si “koka turku”. Pra, në pamje të parë, Edi Rama bëri mirë që “i theu turinjtë” ministres së brendëshme Suella Braverman, e cila i cilësoi ata që kapërcenin kanalin e La Manshit si “pushtues”. Ai ndoshta mori duartokitjet e bashkëkombasve patriotë dhe të laburistëve britanikë, ndërsa i etiketoi si “çmenduri” konceptet e saj.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Ai arriti të tërheqë më shumë vëmendje nga sa e ndrydhin kufijtë modestë të vendit që përfaqëson, duke kërkuar respekt për qeverinë e tij dhe duke u renditur përkrah asaj pjese të opinionit që nuk ndan këndvështrimin e konservatorëve ekstremistë dhe radikalë.

Pra edhe njëherë, Edi Rama, ia doli të provojë ekstimin e atij që shkakton polemika globale, njësoj si atëherë kur e nxiu Donald Trumpin, si “turp i njerëzimit”, gjatë fushatës elektorale të SHBA-ve, apo tani së fundi, kur tentoi ti tregojë Evropës, se si duhej ta toleronte mardhënien e serbëve me Putinin.

Por, në ndryshim nga këto dy raste, apo ndonjë ëndërr marroke për t’u bërë ndërmjetës në konfiltin mes Erdoganit dhe Greqisë, polemika që ai shkaktoi këtë herë, kishte lidhje me vendin, bilancin e qeverisjes dhe stabilitetin e shtetit që ai përfaqëson. Ky qe edhe gabimi drejt  të cilit e yshti mania për protagonizëm në mediat e mëdha të globit.

Natyrisht, për këdo gazetar në botë, konflikti mes një qeverie të fuqishme, si ajo britanike, dhe një vendi të vogël që prodhon emigrantë është tejet grishës. Aq më tërheqës bëhet ky duel mes Davidit dhe Goliatit, kur i vogli ka privilegjin e falmurmbajtësit të betejës kundër racizmit dhe ksenofobisë. Për këto arsye qëndrimet e kryeministrit shqiptar patën jehonë, u rimorën nga mediat, nga opzitarët e qeverisë së Rishi Sunak dhe nga ndonjë propogandist i tezave të Tiranës zyrtare në perëndim.

Vetëm se në teoritë e komunikimit ka një një regull të pashkruar: ai që i hap gazetarëve portën e një historie joshëse, bashkë me të humbet edhe pushtetin për ta shitur atë sipas rregullave të tij.

Këtu Edi Rama prodhoi një efekt bomerang. Ai pati aftësinë ta shndërojë konfliktin me Suella Braverman në një lajm kryesor, por ai nuk mundi ti pengonte më reporterët britanikë të merrnin avionin për të hetuar shkaqet e eksodit të tretë më të madh të shqiptarëve (pas atij të viteve ‘90-’91 dhe ‘97).

Dhe ajo që po rezulton nga fluksi i pandodhur i artikujve të të përditshmeve britanike, është e tmerrshme për jo vetëm për Edi Ramën, por edhe për të gjithë ne që duke mbajtur atë në krye, kemi devijuar nga rruga e demokracisë dhe një shteti funksional.

Lapsi.al i ka shfletuar dhe në titujt e gazetave britanike nuk ka më sekrete. Shqipëria po zbrazet. Të rinjtë mezi presin që të çajnë ferrën. Varfëria, krimi dhe korrupsioni i kanë hequr mbarë popullsisë, por sidomos asaj të aftë për punë edhe iluzionet e fundit për të nesërmen. Përmes reportazheve të gjata, intervistave me kandidatë për emigrim, shifrave kokëforta, pothuajse në unison, korespondentët specialë nga Londra, i kanë nxjerrë bojën asaj propagande, që me çmimin e milionave dhe me ndihmën qesharake të Alistair Campellit, Tirana është përpjekur të ndërtojë prej vitesh.

Dhe kur lexon këtë lumë kronikash e analizash që vizatojnë mjerimin e një vendi që lëngon nën një regjim kleptokratik, natyrshëm të lind pyetja: po pse duhej që Edi Rama të krijonte kushtet e ekspozimit kaq brutal të një gjendjeje që reket të maskojë prej kohësh? Mos vallë deliri për protagonizëm e ka mundur tek ai sensin e realitetit? Mos ndoshta vetësiguria e tepruar i ka rrënosur bindjen se, njësoj si në Shqipëri edhe në Britani, të vërtetën mund ta fshëhesh me aftësinë për batuta?

Pak rëndësi ka se cila nga këto pandehma është më pranë të vërtetës, një gjë shihet e qartë: duke dashtur të krehë vetullat, Rama nxori sytë. Në ndezjen e polemikës me ministren e brendëshme britanike, ai dëshmoi se është njeriu i gabuar edhe kur i duhet të mbrojë një çështje të drejtë. Qëmtimi i fakteve dhe arsyeve të emigrimit të shqiptarëve e nxorën atë zbuluar. Ai arriti ta përmbysë debatin në dëmin tonë, nga dënimi i racizmit të atyre që na trajtojnë si pushtues, në tablonë e një shteti të dështuar, nga i cili arratisemi, pasi nuk mundemi ta përmirësojmë.

©Lapsi.al

Previous Post

Ballkani i Hapur po na mbyll gojën!

Next Post

Ministria e Financave “harron” të raportojë vlerën e investimeve te incineratori i Tiranës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Ministria e Financave “harron” të raportojë vlerën e investimeve te incineratori i Tiranës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.