• Latest
  • Trending
  • All

A do të shpëtoj shteti i Kosovës

07/11/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

A do të shpëtoj shteti i Kosovës

07/11/2022
in Aktualitet

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025
Daut Dauti
“Dok se Srpska vojska ne vrati, na Kosovo neće biti mira” (Derisa ushtria serbe nuk kthehet, në Kosovë nuk do të ketë paqe). Kjo ka qenë një fjali tronditëse që e kam dëgjuar së paku në dy fshatra serbe dhe që nuk më është hequr kurrë nga mendja. Kjo ka qenë koha kur kam punuar në qeverinë e Kosovës dhe kur i vizitonim fshatrat serbe për t’i bindur serbët që të hynin në institucione. Sa më shumë që i lutnim, ata egërsoheshin më shumë. Ata e nuhatnin mirë pafuqinë tonë (ushtarake). Prandaj, kishin kësi qëndrimi.
Ata e shqiptonin këtë fjali në mënyrë agresive dhe me plot urrejtje: e kërkonin kthimin në të kaluarën që nënkupton sundimin e tyre diskriminues dhe shfarues ndaj shqiptarëve. Ky është mentaliteti i shumicës së serbëve në Kosovë dhe Serbi. Do të mendoni se kjo fjali tronditëse është iluzion, por nuk është. Nuk është më iluzion diçka në të cilën besoni dhe veproni që ajo të ndodhë. Titujt e gazetave të Beogradit fillojnë çdo ditë me këtë fjali. Qeveria e Beogradit edhe e mobilizon ushtrinë e saj dhe e transporton rreth kufririt me Kosovën. Në qeverinë e Serbisë janë po ata njerëz që ishin gjatë luftës dhe nuk e kanë ndërruar aspak qëndrimin që shpesh thuhet se ka qenë i Millosheviqit.
Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me qëndrimin anti shqiptar të një njeriu apo të një kaste politike. Ky është qëndrim gjithpopullor serb, që shqiptarin nuk e sheh ndryshe pos si nën-njeri, inferior dhe okupues të tokave të tyre.
Tashti, sërbi i zakonshëm i Kosovës apo i Sërbisë është pothuaj i pafajshëm në këtë qëndrim. Njeriu nuk mund të jetë ndryshe nëse programi shkollor, gazetat dhe politika e shtetit të tij e ushqejnë me këtë të pavërtetë dhe urrejtje. Nëse e shtoni edhe faktin që Evropa, shpesh edhe Amerika, e ledhaton për qëndrimin që ka, gjërat bëhen të qarta.
Gjërat kanë shkuar gabim që nga viti 1999. Së pari, lufta e Kosovës ka përfunduar në mënyrën më të pazakonshme. Sërbia nuk është dënuar për agresionin dhe luftën e humbur në Kosovë, siç e kërkojnë rregullat. Përkundrazi, ata që e sulmuan Kosovën, janë në pushtet. Mentaliteti i serbit të zakonshëm nuk mund të ndryshoj në këto rrethana?
Themelimi i shtetit të Kosovës është bërë në mënyrë të gabueshme. Është shtet që kujdes primar nuk i kushton popullates shumicë, por pakicës serbe. Ky shtet është themeluar, aq sa mund të themelohet, duke mos ia prishë qefin Serbisë. Njëkohësisht duke ua mundësuar serbëve që t’ia lëkundin themelet sa herë që nervozohen me masat e qeverisë në Prishtinë. Problemi me serbët është se ata janë gjithmonë nervozë dhe të shqetësuar me shtetin e Kosovës, të cilin nuk e pranojnë. Serbët nuk duan të drejta. Ata dëshirojnë territor dhe sundim. Ky është qëndrimi i përhershëm i serbit ndaj Kosovës.
Në periudhën e pasluftës shqiptarët nuk kanë patur sukses që të zhvillojnë klasë të mirëfilltë politike dhe intelektuale, e cila do ta përparonte Kosovën duke e larguar nga kthetrrat e Serbisë pasi që kjo mundësi ekzistonte. Me ndihmën e ndërkombëtarëve është krijuar një klasë ‘intelektuale’ dhe afariste me ndjenja të shtrydhura kombëtare (shqiptare). Një elitë e re, do të thoshim. Por, kjo nuk është gjë e re. Kjo është metoda që është zbatuar në Jugosllavinë socialiste nën iniciativën e Kardelit dhe tjerëve që kishin për qëllim ta krijonin qytetarin vetëqeverisës me pak ndjenja kombëtare e me më shumë të përkatësisë federative. Por, kjo metodë nuk tregoi sukses. Njeriu nuk ikë nga vetëvetja për shkak se dikush dëshiron të ndodhë kjo gjë.
Megjithatë, kjo ‘elitë’ është e vetmja që e mbronë Kosovën. E mbronë për shkak se dëshiron t’i ruaj privilegjet që i ka e jo për shkak të parimit të ruajtjes së shtetit. Këta i frikësohen luftës dhe nuk ngurrojnë ta marrin anën e Serbisë duke pretenduar se kështu ruhet gjendja paqësore. Ky është mashtrim për shkak se Kosova, që nga viti 1876 është në luftë me Serbinë. Që nga kjo kohë, Beogradi asnjëherë nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj shqiptarëve. Gjatë kësaj periudhe ka mund të ketë diçka që i ngjanë armpushimit mes serbëve dhe shqiptarëve, por paqe, kurrë. Beogradi e ka zbatuar politikën anti shqiptare edhe në kohë të paqes dhe armëpushimit. Tashti Beogradit i është lënë mundësia që ta mbaj Kosovën në gjendje gjithmonë të destabilizuar.
Pyetja kryesore dhe e fundit është: a do të mbijetoj Kosova si shtet në këto rrethana? Po, por vetëm nëse Serbia detyrohet ta njeh Kosovën brenda kufijve ekzistues. Por, kjo nuk është duke ndodhur. Nuk ka interesim të mjaftueshëm nga jashtë e as kohezion të brendshëm që Kosova të funksionoj si shtet sovran brenda kufijve të saj. Ekziston edhe një alterativë për shpëtimin e shtetit të Kosovës: shkëmbimi i territoreve. Por, as për këtë variant nuk duket që ka interesim. Prandaj, ky dështim e obligon Kosovën që t’i bashkangjitet Shqipërisë. Nuk është duke mbetur rrugë tjetër.
Previous Post

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

Next Post

Ballkani i Hapur po na mbyll gojën!

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Ballkani i Hapur po na mbyll gojën!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.