• Latest
  • Trending
  • All

Media në Shqipëri, gazetarët: Përkeqësim i treguesve të lirisë së shprehjes 

02/11/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Media në Shqipëri, gazetarët: Përkeqësim i treguesve të lirisë së shprehjes 

02/11/2022
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Media në Shqipëri vijon të funksionojë në spiralen e problemeve të reja dhe të mbartura të cilat po dëmtojnë lirinë e shprehjes. Edhe raporti i fundit i Komisionit Europian evidentoi mangësi që lidhen me pavarësinë e saj. Gazetarë dhe analistë i thanë Zërit të Amerikës se transparenca e institucioneve është përkeqësuar dhe se tani ka gjithë e më pak informacion mbi kontratat publike me prapavijë korruptive. Edhe media online në gjykimin e tyre kërkon rregullim juridik, për të shmangur fenomene të tilla si shantazhi, presioni dhe anonimati.

Në Shqipëri, komuniteti i gazetarëve dhe grupimet shoqërore që monitorojnë zhvillimet në spektrin mediatik, shprehin shqetësim për cëninim e vazhdueshëm të lirisë së shprehjes. Së fundi edhe raporti i KE-së veçoi se nuk është shënuar progres në fushën e medias, dhe se ndërthurja e interesave të politikës dhe biznesit vijoi të pengojë pavarësinë e saj dhe cilësinë e gazetarisë. Analistë dhe gazetarë konstatojnë, se gjithnjë e më shumë media po kthehet në një zgjatim të politikës. Institucionet publike thonë ata e kanë përkeqësuar transparencën, kryesisht në dhënien e informacionit mbi çështje që lidhen me afera korruptive duke penguar investigimet mbi korrupsionin, kontratat konçensionare, dhe mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e buxhetit të shtetit.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Institucionet po rezistojnë gjithnjë e më shumë për të dhënë edhe informacionet që më herët i kanë dhënë me lehtësi. Ne jemi në një betejë të përhershme, gjithmonë e më keq tani, për të marrë informacion për kontrata, ku autoritetet publike i japin të drejtën vetes t’i bëjnë konfidenciale, për të mbrojtur kryesisht veten në këto kontrata dhe për të vendosur një perde ndaj informimit të publikut”- tha për Zërin e Amerikës Aleksandra Bogdani, gazetare e BIRN-it.

Analisti Lutfi Dervishi, thotë për Zërin e Amerikës, se mungesa e transparencës së institucioneve publike i ka lënë shteg të hapur propagandës qeveritare të depërtojë me lehtësi në publik, si rrjedhojë edhe të zhvillimeve të vrullshme teknologjike.

“Për fat të keq ne shohim një përkeqësim të vazhdueshëm të marrjes së informmacionit, bazuar në ligjin për të drejtën e informimit të publikut mbi dokumentat zyrtare. Ky nuk është një ligj i keq, por zbatimi i tij ka ardhur duke u përkeqësuar. Është ironike, kur mendon se hakerat marrin çfarë duan dhe gazetarët nuk marrin atë që u jep ligji”- tha për Zërin e Amerikës analisti Lutfi Dervishi.

Sipas analistëve një mungesë e tillë transparence, u pa dhe në një rast të fundit kur kryeministri Edi Rama takoi pak kohë më parë në Turqi presidentin e këtij vendi, Reçep Tayyp Erdogan dhe nuk dha asnjë njoftim për shtyp mbi përmbajtjen e këtij takimi.

Krytari i unionit të gazetarëve shqiptarë Aleksandër Çipa shpreh keqardhje kur thotë se problemeve të vjetra u shtohen dhe të reja, duke ju referuar kaosit në funksionimin e medias on line. Qeveria është tërhequr nga ajo që njihet si paketa antishpifje për median on line, e cila i jepte autoritetit të mediave audiovizive atributet e gjykatës. Në raportin KE-së, nënvizohet vetërregullimi në këtë fushë, ku dizinformacionet janë të përsëritura. Por zoti Çipa shkon më tej kur flet për një kuadër ligjor që nxit regjistrimin e mediave on line, me qëllim largimin e gazetarisë nga mjaft fenomene negative.

“Sot ne kemi një skenë të medias on line inflacioniste, rreth 750 media on line. Mungesa e rregullimeve ligjore në këtë sektor të medias ka mbishtuar problematikat, që lidhen me trashëgiminë e tranzicionit, siç janë çështjet e informalitetit në marrëdhëniet e punës, parregullsitë financiare, thashethemin, lajmin e rremë, anonimitetin, shantazhin, intimidimin dhe në të njëjtën kohë ka ndotur klimën etike të munguar në vend”- u shpreh për Zërin e Amerikës Aleksandër Çipa, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Një prej shqetësimeve serioze për komunitetin e gazetarëve në Shqipëri, lidhet me pronësinë e medias. Mjaft media mbështeten financiarisht, përveç fondeve nga buxheti i reklamave, edhe nga të ardhura që vijnë nga aktivitete të pronarëve në fushën e biznesit. Kjo e përkeqëson lirinë e shprehjes thonë analistët për disa arsye.

“Zhvillimi i punës së gazetarëve pengohet nga interesat e pronarëve në media. Këtu kemi mungesë të transparencës së pronësisë të financimeve dhe jo një ligj të qartë për financimet publike. Në momentin që një kompani shtetërore, apo institucione shtetërore financojnë një media të caktuar, nuk e ka më misionin e informimit të publikut dhe për të bërë një raport kritik, apo shqyrtim të fakteve, por priret drejt propagandës”- vijoi Lutfi Dervishi, analist.

Gazetarja Aleksandra Bogdani, duke i qëndruar të njëjtit argument, shprehet se interesat fitimprurese të pronarëve të mediave e kanë dëmtuar informimin, e publikut.

“Media është bërë një armë në duart e pronarëve. Ata nuk hyjnë në këtë biznes për të informuar publikun, futen në këtë biznes për të qenë sa më afër me politikën dhe grupe të tjera interesi. Dhe nëse në mëngjes një pronar është duke negociuar një lejë ndërtimi apo një kontratë të madhe me qeverinë, çfarë do bëjë media pasdite? Do mbajë nën kontroll këtë institucion në mënyrë që interesi publik të jetë i mbrojtur, apo në fakt thjesht do fshehë lajme dhe do çensurojë gazetarët që do tentojnë të bëjnë punën e tyre”- u shpreh Aleksandra Bogdani, gazetare e BIRN-it.

Media në Shqipëri nuk ka shënuar asnjë përparim, në vitin 2021, ashtu siç thuhet në raportin e KE-së, por gazetarët thonë se përkundrazi ajo ka shënuar hapa pas. Problemet e vjetra qëndrojnë pezull dhe të rejat shtohen në vijimësi. Gazetaria cilësore duket se ka hyrë në udhëkryq për shkak të pengesave të shumta, që vijnë nga të gjitha anët. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë thotë se vetëm në 3 muajt e fundit 32 gazetarë të redaksive të informacionit dhe raportimit të thelluar, kanë lëvizur nga një media audiovizive në tjetrën. Kjo sipas këtij unioni tregon klimën e tensionuar dhe të pasigurt në sektorin mediatik. Dhe duket se në fund ajo që paguan është cilësia e informimit të publikut./VOA

Previous Post

 “Djali i ra dëshmor 17 vjeç”! Flet dhëndri i të moshuarës që u dhunua nga infermierja 

Next Post

Shqipëria, e para në botë për kërkesat e larta për azil në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Shqipëria, e para në botë për kërkesat e larta për azil në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.