• Latest
  • Trending
  • All

Kujtesë për popujt e dashuruar me gerontokratët – Nga Shaban Murati

02/11/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kujtesë për popujt e dashuruar me gerontokratët – Nga Shaban Murati

02/11/2022
in Aktualitet

Në 30 tetor 2022 mbaroi mandati presidencial i presidentit 89 vjecar të Libanit, Mishel Aoun. Një personazh, që ka qenë edhe më parë kryeministër dhe president atij shteti tragjik, të sakatosur nga luftrat e brendshme, dhe presidenti, që sapo iku tani, është një nga protagonistët e asaj katrahure libaneze. Ngaqë popujt kujtesëshkurtër dashurohen me shtypësit e tyre, në 2016 në moshën 83 vjeçare ai u rizgjodh prapë president i Libanit dhe e la tani postin në moshën 89 vjeçare.

Emri i presidentit libanez lidhet edhe me një element biografik timin, sepse për shkak të tij kam marrë paralajmërimin e parë për pushim nga puna, sepse artikulli im për sunduesit, që kthejnë dhimbjen e popullit në dollarë, botuar në “Zërin e Popullit” në 20 janar 1990, i kishte djegur shumë dikujt me shumë peshë në udhëheqjen e partisë. Kryeredaktori nuk e kishte parë atë ditë faqen e katërt të çështjeve ndërkombëtare dhe përgjegjësi i faqes isha unë. Ndaj po e sjell për miqtë dhe lexuesit e mi shkrimin me titull:

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Ata që e kthejnë dhimbjen e popullit në dollarë

Pamjet tragjike të përnatshme, që vijnë në ekranet televizive nga Bejruti, shkaktojnë dhimbje dhe trishtim tek miliona e miliona spektatorë, që i përcjellin njëkohësisht në katër anët e globit. Revolucioni në fushën e informacionit bën që pamjet e ditës të kthehen, në të njëjtën kohë në një dhimbje masive tek njerëzit e thjeshtë. Ky është transformimi i parë. Por ka edhe një transformim tjetër, që nuk e nxjerrin ekranet dhe ndodh prapa kuintave të pushtetit. Është transformimi i dhimbjes së popullit në dollarë. Natyrisht nuk kthehen në Bejrut, ku ndodh tragjedia, sepse atje baronët e luftës nuk janë të sigurt. Ato kthehen në bankat perëndimore në formën e depozitave private të siguruara.

E përjavshmja franceze “Le Canard Enchainé”, njoftonte se gjenerali libanez Mishel Aoun, komandant i forcave kristiane libaneze, ka një depozitë personale mbi 15 milionë dollarë në Bankën Kombëtare të Francës. Paga e tij zyrtare si ushtarak, është mjaft larg, si shumë dhe si kohë, që të krijojë një depozitë kaq të madhe personale, e cila vetëm nga përqindjet sjell 100 mijë dollarë çdo muaj. Ekspertë të Lindjes së Mesme thonë se gjenerali, i cili ka lidhje të ngushta dhe i shërben Izraelit, ka depozita edhe në disa banka të vendeve të tjera. Këto para, si gjithë paratë që vilen nga punë jo të ndershme, janë grumbulluar duke shfrytëzuar postin dhe pushtetin, duke akaparuar nga fondet e caktuara për ushtrinë dhe nga taksat e kontributet e tjera të popullsisë, duke bërë spekullime me ndihmat, që dërgohen në Liban për arsye humanitare e për rimëkëmbjen e ekonomisë, me trafikun e armëve dhe mënyra të tjera të ngjashme.

Mishel Aoun-i kërkon t’i veshë kësaj depozite private një motiv “zyrtar”: ato i duhen partisë së tij për të vazhduar luftën në Liban. Specialistët deklarojnë se ky është një pretendim qesharak, sepse me këtë shumë mund të blihen vetëm tre tanke të tipit “AMX 30”, pa municion. Nga ana tjetër shtypi francez e rrëzoi pretendimin “zyrtar” të Aoun-it me faktin tepër domëthënës që të drejtën për t’i tërhequr paratë e depozituara e ka edhe e shoqja e gjeneralit, mjaft që të paraqitet në sportelet e Bankës Kombëtare të Francës. Pra motivi “zyrtar” avullon dhe paratë dalin si pronë e familjes Aoun.

Ç’janë këto para? Ato janë shpërblimi, që i jepet Mishel Aoun-it, si një nga protagonistët e tragjedisë libaneze, për të vazhduar luftimet, për të mbajtur gjallë vëllavrasjen, për të vrarë libanezë e për të mbjellë terror. Atij i intereson të vazhdojnë gjaku dhe lotët në Bejrut, sepse shtojnë depozitat e familjes së tij në bankat e huaja në dollarë. Kuptohet, i interesojnë dhe atyre që e financojnë dhe e mbajnë Aoun-in, si Izraeli, që kanë përfitime të mëdha nga vazhdimi i luftimeve në Liban.

Përballë realitetit të depozitave personale në miliona dollarë në bankat e huaja, humbet si vesa në diell retorika e baronëve të luftës se “mendojnë për popullin”. Në fakt, ata mendojnë për lëkurën e tyre, ndaj vrapojnë të fshehin depozitat në bankat e huaja. Është një traditë e provuar e diktatorëve, mafiozëve, mercenarëve dhe trafikantëve të ndryshëm, që paratë e grabitura popullit t’i transferojnë në shtetet e tjera. E bëjnë këtë, sepse e dinë që në tokën e tyre janë zotër të përkohshëm, mbi të cilët, sot a nesër, do të bjerë urrejtja e popullit. Kështu ndodhi me Reza Pahlevin, Markosin, Dyvaljenë dhe diktatorë të tjerë, të mëdhenj e të vegjël, të ditëve tona. Nga rregulli nuk mund të bëjë përjashtim as Mishel Aoun-i dhe baronë të tjerë të luftës, të cilët shtojnë depozitat bankare, duke shtuar dhimbjen e popullit.

Me paratë e grabitura popullit, ose të fituara nga gjaku i tij, diktatorët e mëdhenj apo të vegjël, mendojnë të krijojnë një oaz qetësie në vendet e tjera, në kohërat e stuhirave të parashikuara në vendet e tyre. Por, edhe ata që i janë shmangur stuhive, nuk kanë shpëtuar nga urrejtja e popullit. As nga turpi, i cili merr dhe ka formën e këtyre depozitave bankare, të krijuara me dhimbjen dhe lotët e popullit.

©Shaban Murati – Botuar përë të parë më 20.01.1990

(Libri “Hije në diplomacinë shqiptare”, 2012, fq.44)

Previous Post

Ambasadori amerikan kërkon shtyrjen e afatin për targat: Incidentet në veriun e Kosovës, vepra kriminale!

Next Post

Në ‘Facebook’ dukej si parajsë, por pas kamerave të moshuarit dhunoheshin brutalisht 

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Në 'Facebook' dukej si parajsë, por pas kamerave të moshuarit dhunoheshin brutalisht 

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.