• Latest
  • Trending
  • All

Kamberi për thirrjet për arrestimin e tij: Në Serbi vazhdojnë të përdoren metodat e Millosheviqit

21/09/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kamberi për thirrjet për arrestimin e tij: Në Serbi vazhdojnë të përdoren metodat e Millosheviqit

21/09/2022
in Aktualitet

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se nuk e ka pritur që dikush do të guxonte që në Kuvendin e Serbisë të kërkonte arrestimin e tij, madje në prezencë të presidentit të shtetit.

Arrestimi i Kamberit u kërkua gjatë një seance parlamentare nga deputetja e Partisë Socialiste të Serbisë, njëherësh nënkryetarja e Kuvendit, Snezhana Paunoviq, për shkak të deklaratës së tij se Kosova është shtet i pavarur,.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Unë prisja që të gjithë të kundërshtonin qëndrimet e mia, por nuk prisja që dikush do të guxonte të kërkonte, në prani të presidentit të Republikës, në Kuvend, jo vetëm burgosjen e një deputeti, por ajo që është më e keqja – dëbimin tim nga Serbia”, tha Kamberi në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Gjatë seancës dyditore të Kuvendit që u mbajt javën e kaluar, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, prezantoi raportin për dialogun me Kosovën dhe iu përgjigj pyetjeve të deputetëve.

Kamberi, një prej deputetëve të paktë që e njeh pavarësinë e Kosovës, e përfaqëson komunitetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë.

Pasi Kamberi deklaroi në seancën plenare se Kosova është shtet i pavarur dhe se autoritetet në Serbi duhet të bashkëpunojnë me autoritetet e Kosovës, Snezhana Paunoviq, deputete e Partisë Socialiste, partia e ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviq, deklaroi se Kamberi ka shkelur betimin e bërë para Kuvendit dhe Kushtetutën e Serbisë, ku thuhet se Kosova është pjesë e Serbisë.

“Çfarë nuk lejohet të thuhet në Kuvendin e Serbisë – është kjo”, tha Paunoviq, duke shtuar se ka bazë për arrestimin e Kamberit.

Sipas ligjeve serbe, deputetët gëzojnë imunitet dhe nuk mund të ndiqen penalisht për shprehje të mendimeve apo për votë të shprehur verbalisht apo me shkrim.

Shaip Kamberi tha për REL-in se e gjithë kjo ndodhi në prani të presidentit të Serbisë, i cili nuk reagoi, dhe kryetarit të Kuvendit, i cili, sipas Rregullores së Punës dhe Ligjit për Kuvendit, është i obliguar të kërkojë nga deputetët që të mos përdorin metoda të frikësimit.

“Në këtë lloj mjedisi politik, është normale të presësh që dikush të shprehet se nuk është dakord me ju ose që ka mendim të ndryshëm politik. Mirëpo, siç ndodhi në Kuvend – një vend ku, të paktën formalisht, një deputeti i lejohet të shprehë lirshëm mendimin e tij, siç e parasheh Ligji për Kuvendin, sigurisht se nuk prisja që të shkonte kaq larg”, tha Kamberi.

“Pra, ky rast tregon se janë hequr maskat dhe se ata që kanë veshur kostumin demokratik po tregojnë se nuk kanë ndryshuar dhe se po mundohen të përdorin metodat e Millosheviqit, sidomos kur bëhet fjalë për shqiptarët. Për mendimin tim, kjo është e keqe për demokracinë, e keqe për vendin që synim primar të politikës së jashtme e ka afrimin me Bashkimin Evropian, pra anëtarësimin në bllok”, shtoi ai.

Kamberi tha se deklaratat e nënkryetares së Kuvendit serb i ka parë si “gjuhë të urrejtjes”, por shtoi se duke e ditur se cilës parti i përket ajo, ato kanë qenë të pritshme.

“Kjo mund të pritej nga Partia Socialiste, partia që ka përgjegjësinë më të madhe për të gjitha krimet që ndodhën në Ballkan dhe për gjithçka që ka ndodhur në Kosovë. Por, të thonë diçka të tillë në prani të presidentit të Republikës, vërtetë nuk e prisja”, theksoi ai.

Sipas Kamberit, baza e politikës që kërkon që Kosova t’i kthehet Serbisë, është synimi që kishte Milosheviqi, “që Kosova të jetë nën Serbi, por pa shqiptarë”.

Deputeti Kamberi tha se tani është koha që Kosova dhe Serbia të diskutojnë dhe të arrijnë një marrëveshje në përputhje me situatën reale.

“Unë kërkova që presidenti Vuçiq të marrë përgjegjësinë e një burrështetasi, të arrijë paqe me shqiptarët dhe të punojë për prosperitet në Ballkanin Perëndimor”, tha Kamberi.

Ai tha se nëse deklaratat e tij në Kuvend konsiderohen armiqësore ndaj shtetit të Serbisë, atëherë, sipas tij, shtrohet pyetja se cili është qëllimi që ai është pjesë e Kuvendit serb, institucion ku ndalohet shprehja e mendimit të lirë.

Edhe në të kaluarën Kamberi ka deklaruar se Kosova është shtet i pavarur dhe ka kërkuar që palët të arrijnë një marrëveshje dhe ai sërish theksoi se nuk do të tërhiqet nga këto qëndrime.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë dialog për normalizimin e raporteve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Të dyja palët kanë dallime sa i përket përfundimit të këtij procesi. Kosova kërkon që dialogu të përmbyllet me një marrëveshje me njohje reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi. Megjithatë, zyrtarët në Beograd nuk kanë treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

(REL)

Previous Post

Urdhri i Putinit për mobilizim të plotë ushtarak/ Rusët dynden në aeroporte për t’ia “mbathur” nga lufta 

Next Post

Shqipëria humb tregjet e Kosovës, eksportet në sasi shënuan rënie me 40% në 8-mujor

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Shqipëria humb tregjet e Kosovës, eksportet në sasi shënuan rënie me 40% në 8-mujor

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.