Qytetarët rusë, kryesisht meshkujt po nxitojnë të largohen nga Rusia, pas deklaratës së presidentit Vladimir Putin, i cili tha se vendi ishte gati për mobilizim të plotë ushtarak.
Eksodi është nxitur nga thashethemet se autoritetet mund të shpallin gjendjen ushtarake të premten, kur këshilli i federatës, dhoma e lartë e parlamentit rus, do të mbajë një takim të paplanifikuar.
Një veprim i tillë do të ishte i paprecedentë në historinë moderne ruse dhe mund të përfshijë mobilizimin masiv të popullatës mashkullore si dhe mbylljen e kufijve, sipas një dokumenti zyrtar që përshkruan ligji
Hera e fundit që këshilli i federatës thirri një mbledhje të paplanifikuar ishte më 22 shkurt, kur organi miratoi kërkesën e Vladimir Putin për të përdorur forcën ushtarake jashtë vendit, dy ditë para pushtimit të Ukrainës.
Por nga ana tjetër, të gjithë ata që kërkojnë të largohen nga vendi kanë hasur në kufizime, për shkak të sanksioneve të vendosura nga perëndimi si dhe bllokimeve të linjave ajrore ruse pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.



















