• Latest
  • Trending
  • All

Abazoviç kërkon gjysmën e ministrave në qeverinë e re të Malit të Zi

20/09/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Abazoviç kërkon gjysmën e ministrave në qeverinë e re të Malit të Zi

20/09/2022
in Aktualitet

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha të hënën në Uashington se partia e tij kërkon gjysmën e posteve ministrore, portofolet e politikës së jashtme dhe sigurisë në një qeveri të ardhshme. Kështu sipas tij që të garantohet kursi perëndimor i vendit.

Abazoviç i bëri komentet në një intervistë për Zërin e Amerikës, pas një takimi me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Departamentin e Shtetit, duke iu përgjigjur shqetësimeve lidhur me përfshirjen e Frontit Demokratik prorus në koalicionin e ardhshëm.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Sa i takon formimit të qeverisë së re në Mal të Zi, ne jemi ata që garantojmë një kurs perëndimor të Malit të Zi”, tha ai.

Abazoviç foli pasi në Podgoricë u arrit një marrëveshje në parim që do t’i paraqitet presidentit. Do jetë emri i Miodrag Lekiçit, i partisë Demos për të formuar qeverinë e re. Kjo ndodhi para se të skadonte në mesnatë afati për një mandatar të ri. Abazoviç tha se nënshkrimi i marrëveshjes varet nga plotësimi i kërkesave të partisë së tij.

“Ne kemi kërkuar që të kemi gjysmën e qeverisë. Të kemi mundësi të udhëheqim. Kjo që t’i ruajmë këto gjërat që janë arritje te Malit të Zi në politikën e jashtme”, tha ai. Abazovic shtoi se partia e tij do gjithashtu që të drejtojë ministrinë e jashtme, të brendshme, të mbrojtjes dhe të drejtësisë.

“Nëse ne jemi në qeverinë e re, nuk do të ndryshohet asgjë nga ajo që ka qenë politika e jashtme e Malit të Zi deri tani. Njësoj është edhe për sektorin e sigurimise. E kemi shpjeguar që ajo është diçka që ne tash e dy vjet jemi duke punuar në atë drejtim. Lufta kundër korrupsionit në nivelin e lartë. Atë do e vazhdojmë edhe nëse formohet qeveria e re”, – tha ai.

Ai iu përgjigj zërave që kanë thënë se partia e tij po kërkon shumë, duke thënë se në demokraci ka mendime të ndryshme.

“Por ne do të vemë firmën në moment kur të jemi të sigurtë se çdo gjë është e paraparë. Dhe çdo është konkretizuar”.

Abazoviç tha se nëse kërkesat e partisë së tij nuk plotësohen, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk e shohin Frontin Demokratik prorus si partner sepse ai nuk mbështet vlerat evropiane. Kjo parti u përmend gjithashtu në raportin e fundit të SHBA-së, si një nga partitë që ka marrë financime të huaja nga Rusia.

“Siç e kemi thënë më parë, Shtetet e Bashkuara nuk e shohin Frontin Demokratik si partner. Sepse ai nuk mbështet vlerat evropiane. Përfshirë faktin që nuk e ka dënuar agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. Nuk ka treguar udhëheqje apo vullnet për të bërë përparim në reformat kyçe të nevojshme për anëtarësimin në BE”. – tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës pasi qeveria e zotit Abazoviç humbi votëbesimin në parlament.

Reagimi i SHBA

Departamenti i Shtetit tha se SHBA do të mbështeste “çdo qeveri të formuar në mënyrë demokratike. E cila siguron përparimin e Malit të Zi në rrugën euro-atlantike. Që përfshin përshpejtimin e anëtarësimit në BE. Luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rritjen e rolit në NATO. Një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe me orientim qytetar.  Dhe që vazhdon të mbajë përgjegjëse Rusinë për luftën e saj brutale kundër Ukrainës”.

Abazoviç tha se ka parti që nuk e ndajnë vizionin e partisë së tij. Por shtoi “me një menaxhim të mirë dhe me një kontroll të mirë të një pjese të qeverisë, mund të vijmë deri te situata ku do të dominojë politika jonë. Fryma jonë perëndimore dhe nuk do të dominojë një politikë tjetër”.

“Ne nuk jemi të gatshëm të bëjmë kompromise. Sa i takon politikës së sanksioneve ato do të mbesin në fuqi. Ne do të përcjellim Bashkimin Evropian 100% në politikën e jashtme. Gjithashtu do të sigurojmë që partneriteti me NATO –n të jetë si tani. Në nivel shumë të lartë. Nëse diçka varet prej nesh, nuk shoh se do të ndodhë diçka negative”.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “aleati kryesor i Malit të Zi kur flasim për partnerët ndërkombëtarë”.

Shumica parlamentare e dalë nga zgjedhjet e vitit 2020 i paraqiti sot Presidentit Milo Gjukanoviç emrin e ish-diplomati Lekiç si personi që ka mandatin për formimin e qeverisë së re.

Një nga përfaqësuesit e koalicionit të Frontit Demokratik, Andrija Mandiç tha pas një takimi ku morën pjesë përfaqësues të Frontit Demokratik, Demokratët, URA dhe partitë tjera më të vogla që janë në koalicion me ta, se shumica e vjetër parlamentare ranë dakord për formimin e një qeverie të re.

Si do jete qeveria e re

Mandiç tha se qeveria e ardhshme do të krijohet në bazë të barazisë. Gjysma e anëtarëve të saj do të jenë nga radhët e URA. Gjysma tjetër do të jenë ministra nga partitë e tjera. Kandidati për mandat, Miodrag Lekiç, do të ketë një “votë të artë”.

Ai nuk përmendi detaje lidhur me portofolet e veçanta për forcat politike. Ndërkohë që zoti Abazoviç ka kërkuar ministritë kryesore. Qeveria e Dritan Abazoviçit , u rrëzua më 20 gusht. Parlamenti votoi në favor të mocionit të mosbesimit ndaj saj. Ai u ndërmor pasi kabineti votoi pro-marrëveshjes bazë me Kishën Ortodokse Serbe.

Partitë që kërkuan votëbesimin e qeverisë, thanë se e morën nismën për shkak të ndalimit të Malit të Zi në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian dhe shtimit të tensioneve ndëretnike në vend. Ata thanë se në vend që të ndjekë rrugën evropiane, qeveria po kryen eksperimente politike.

Kryeministri Abazoviç tha se kërkesa për rrëzimin e qeverisë nuk kishte të bënte me proceset europiane, por me marrëveshjen që qeveria e tij arriti me Kishën Ortodokse Serbe.

Marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe shkaktoi përplasje brenda koalicionit qeverisës që në fillim. Një pjesë e partive qeverisëse, theksuan se marrëveshja është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi dhe nuk është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet malazeze. /VOA

Previous Post

Vuçiç: Nuk ka shans që të lejojmë Kosovën në OKB

Next Post

Kurti është i pafuqishëm të ballafaqohet me Serbinë i vetëm, Kosova ka nevojë për një tryezë liderësh

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Kurti është i pafuqishëm të ballafaqohet me Serbinë i vetëm, Kosova ka nevojë për një tryezë liderësh

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.