• Latest
  • Trending
  • All

Kirby: Dialogu s’mund të ketë sukses, nëse Serbia nuk shkëputet nga Moska

20/08/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kirby: Dialogu s’mund të ketë sukses, nëse Serbia nuk shkëputet nga Moska

20/08/2022
in Aktualitet

Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje të enjten Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë dialogun, pasi takimi mes palëve në Bruksel përfundoi pa rezultat. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha të enjten se Uashingtoni, përmes zyrtarëve të lartë në terren dhe atyre në SHBA, po e ndjek me vëmendje dhe përparësi situatën.

Por, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby, vlerëson se dialogu ka disa probleme të mëdha, pa tejkalimin e të cilave, është vështirë të arrihet një rezultat.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës, zoti Kirby tha se një nga problemet kryesore është përqendrimi i Beogradit tek Moska.

Ai tha se mundësia më e mirë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare është nëse Brukseli iu konfirmon palëve se çmimi i madh që mund të fitojnë është anëtarësimi në BE.

Ish-ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby, tha se nuk është i befasuar pse dialogu i të enjtes në Bruksel përfundoi pa marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Ish diplomati amerikan, që shërbeu në Beograd nga viti 2012 deri në vitin 2016, nuk beson se çështjet që nxitën tensionet kohëve të fundit janë problemet kryesore.

“Çështja e parë është a beson Serbia se rruga drejt anëtarësimit në BE është vërtet e hapur? Kjo nuk është e qartë. E dyta, nëse kjo rrugë është e hapur, a dëshiron ende ta ndjekë atë rrugë? Ka ditë që dëgjojmë se po, duan ta ndjekin atë rrugë, por veprimet e tyre nuk e thonë këtë. Këtu duhet të shikoni marrëdhëniet që ka me Rusinë, një lidhje kjo që bien ndesh me vlerat e Bashkimit Evropian”, tha zoti Kirby, duke e komentuar edhe paralajmërimin e ministrit të qeverisë aktuale teknike serbe, Aleksandar Vulin, se javën tjetër do të udhëtojë drejt Moskës për vizitë.

“Zoti Vulin gjithmonë ka qenë i orientuar më shumë nga Moska se sa drejt Brukselit. Nëse ai thotë se po niset drejt një destinacioni evropian, unë mendoj që Moska është vendi ku ai kryesisht ka qëllim të shkojë. Unë mendoj se Serbia duhet të merret me atë që mendon se do të ndodhë në Ukrainë, sepse të paktën tani ajo që thuhet në Beograd është shumë e orientuar nga Moska”, tha zoti Kirby.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u takuan të enjten në Bruksel në kuadër të dialogut mes të dy vendeve, pas rritjes së tensioneve kohëve të fundit në veri të Kosovës.

Diplomatët perëndimorë, përfshirë Uashingtonin, u aktivizuan menjëherë duke e qetësuar situatën dhe duke nxitur palët të rinisnin dialogun në Bruksel.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha të enjten se dialogu Kosovë Serbi po vëzhgohet me përparësi nga SHBA-ja.

“Janë një mori zyrtarësh të lartë që po e vëzhgojnë këtë çështje nga afër. Kemi një zyrtar të lartë që është në Bruksel, duke vëzhguar nga afër bisedimet. Ju siguroj që këto bisedime kanë vëmendjen e zyrtarëve të lartë amerikanë. Por, ka zyrtarë të lartë që edhe këtu në Uashington po e bëjnë të njëjtën. Kjo është një çështje me të cilën vetë Sekretari Blinken është angazhuar personalisht prej një kohe të gjatë. Ky është një prioritet që përfshin gjithë organizatën tonë, në terren dhe këtu në SHBA”, tha zoti Price.

Mirëpo zoti Price e bëri të qartë se ndonëse Uashingtoni është i përfshirë aktivisht për të ndihmuar palët, zgjidhja e problemeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit mund të bëhet vetëm përmes BE-së.

Këtë qëndrim e thotë edhe ish ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby. Një gjë shumë e mirë sipas zotit Kirby është emërimi i Christopher Hill-it si ambasador amerikan në Beograd, pasi ai e ka vëmendjen e duhur të Uashingtonit.

“Mendoj se mund të ndihmojmë veçanërisht në inkurajimin e Kosovës që të pranojë një ofertë të arsyeshme. Besoj se Chris Hill mund të jetë i dobishëm kur ka diçka për t’i ndihmuar serbët të kuptojnë se SHBA-të i qëndrojnë prapa saj. Mund të ketë edhe gjëra të tjera të nevojshme në lidhje me këtë, që ne mund të luajmë një rol të rëndësishëm. Por, në fund çmimi i madh është anëtarësimi në BE, jo anëtarësimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha zoti Kirby.

Por, momentalisht ish ambasadori Kirby nuk sheh se zgjidhja përfundimtare është e afërt dhe ai përmend disa arsye për këtë.

“Mendoj se nëse BE-ja është ende e përkushtuar, që Serbia të jetë anëtare, nëse Serbia konfirmon vendosmërinë e saj për t’u bërë anëtare, dhe Kosova është e bindur për të njëjtën gjë – gjithçka do të mund të kalojë. Megjithatë, nuk mendoj se udhëheqësit aktual të Kosovës dhe Serbisë janë të gatshëm për lëshime reciproke, përpos nëse ka ndonjë shpërblim të rëndësishëm. Nuk besoj se dy palët mund të diskutojnë dhe bien dakord për diçka. Duhet të ketë një shpërblim në fund. Shpërblimi gjithmonë kam besuar se është anëtarësimi në BE”, tha zoti Kirby.

Problem tjetër, sipas ambasadorit Kirby, janë edhe intereset politike të vet udhëheqësve të përfshirë në dialog, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, pasi asnjëra palë nuk dëshiron të dëmtojë interesin kombëtar, por as karrierat e tyre politike.

“Pra, zgjidhja duhet të jetë edhe në interesin e Aleksandar Vuçiqit dhe interesin e Serbisë, si dhe duhet të jetë në interesin e Kosovës dhe të Albin Kurtit. Deri tani nuk e shoh që kjo po ndodh, jo menjëherë. Së pari duhet shpjeguar se cilat janë këto interesa dhe si mund të afrohen ato”, tha zoti Kirby.

Megjithatë ish ambasadori amerikan beson se ai sheh vend për optimizëm

“Unë e konsideroj Evropën jo të plotë pa Serbinë. Dhe dialogu aktual duhet të përfundojë që kjo të ndodhë. Jam optimist, por jo në kuptimin që mund të ndodhë sot apo nesër, por ndoshta në minutin e fundit. Por i gjithë dialogu nuk do të zgjidhet menjëherë”, tha zoti Kirby.

Sipas ambasadorit Kirby, para se të afrohet një zgjidhje përfundimitare me çmimin e madh, me anëtarësimin në BE, fillimisht duhet të zgjidhet në një farë mënyre rrëmuja e krijuar nga Moska në Ukrainë. BE-ja sipas zotit Kirby nuk ka kapacitet të pranojë anëtarë të rinj sidomos një vend si Serbia e cila sot është shumë më e orientuar drejt Moskës.

(Zëri i Amerikës)

Previous Post

Rrëzohet qeveria e Malit të Zi

Next Post

Daçiç bën thirrje për unitet politik: Serbia po kërcënohet me luftë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Daçiç bën thirrje për unitet politik: Serbia po kërcënohet me luftë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.