• Latest
  • Trending
  • All

Tirana, qyteti nga duhet ikur

16/08/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tirana, qyteti nga duhet ikur

16/08/2022
in Aktualitet

Andi Bushati

Ka dhe ditë kur propaganda i dorëzohet realitetit dhe padyshim që kjo e stotmja është njëra prej tyre. Lapsi.al ka rimarë dhe përkthyer dy lajme të botuar si në botën virtuale, po ashtu dhe në mediat ndërkombëtare, që flasin për anën e errët të kryeqytetit tonë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

I pari është një shkrim, këtë radhë jo nga ata të sponsorizuarit të prestigjozes “Th Guardian”, e cila bën një radiografi të pamëshirshme të kullave që po ngrihen në Tiranë. Interesant në thelbin e tij nuk është shkatërrimi i traditës, prishja e shtëpive të vjetra, ndërtimi me paratë e krimit, fluturimi i papërballueshëm i çmimeve të apartamenteve, tema të cilat janë shtjelluar gjatë edhe në Shqipëri, nga ata që kryeministri ynë i ka skualifikuar me një të rënë të lapsit si “kullofobë”.

E veçanta e artikullit të “The Guardian” është ironia me faktin se koka gjigande e Skënderbeut, që po lartësohet në krah të hotel Tiranës, nuk është çudi të ngjajë gjithnjë e më shumë me portretin e autokratit tonë, duke lënë të kuptohet se ai vendos gjithçka për këto grataçiela. E dyta qëndron në faktin se shkrimi nxjerr zbuluar hipokrizinë dhe fallcitetin e atyre që këtu pompohen si mjeshtra të mëdhenj të arkitekturës botërore, por që në Tiranë i lejojnë vetes vepra nacionalisto- korruptive mbi projektet e të cilave nuk do të kishin guxuar kurrë të nënshkruanin në vendet e tyre.

E pra, sipas The Guardian, Tirana nuk është qyteti modern të cilit po i rilind fytyra, por kryeqyteti i një vendi ku një njeri i vetëm po e përçudnon sipas orekseve dhe tekave të tij. Ajo nuk është gjithashtu as qyteti tashmë më i pastër falë inceneratorëve, më i lehti për të bashkëjetuar të gjitha shtresat sociale, më i sigurti, apo më joshësi nga pikpamja e cilisëisë së jetesës. Të gjithë ata që shohin përditë Erion Veliajn në ekranet e mëdha që janë shndërruar në bori të promovimit të tij, ose duke mbjellë një pemë, ose duke inaguruar një park, ose duke prerë shiritin e një rruge të re, duhet të dinë se ai është kreu i qytetit më të ndotur në Evropë. Sipas Numbeo, një organizëm me baza jo saktësisht shkencore, por që mbledh të dhëna nga e gjithë bota, kryeqyteti ynë ka cilësinë më të keqe të jetës në kontinent dhe klasifikimi i tij renditet poshtë e më poshtë, çdo vit që kalon.

Edhe nga kosto e jetesës edhe nga siguria edhe nga shtrenjtësia edhe nga çmimet e shtëpive, Tirana klasifikohet nga fundi dhe e vetmja gjë që bën diferencën është ajo që nuk varet tërësisht nga njeriu, klima e saj që i ngre disa pikë. Pra për pastërtinë, trafikun, krimin, kujdesin shëndetësor dhe shtrenjtësinë, ndryshe nga ç’buçasin daullet e propagandës që na shurdhojnë përditë, Tirana renditet mes vendeve të pajetueshme. Një qytet ku të mbyt zhurma dhe tymi i betonierave dhe ku nuk jeton dot denjësisht me të ardhurat që fiton nga puna.

Po të shohësh këto të dhëna, që janë tejet larg nga imazhi që na përciellin pronarët e TV që janë pothuajse të gjithë ndërtues, Tirana është një qytet që duhet braktisur, nga i cili duhet ikur një orë e më parë për të shpëtuar cilësinë minimale të jetës. Por, kjo nuk është kaq e thjeshtë. Sepse vite e vite të tëra ethesh për fitim dhe politikash të mbrapshta që nuk i kalojnë dot interesat e xhepit të vendimarrësve, kanë ndjekur një rrugë që ka sjellë shpopullimin e gjithë krahinave të tjera dhe mbledhjes së parasë, kapitaleve apo vendeve të punës në kryeqytet. Kështu është krijuar një rreth vicioz, që për të jetuar më mirë duhet ti ikësh, por ama kjo arratisje bëhet e pamundur për arsye financiare. Tani për tani këtë luks, kanë të drejtën dhe mundësinë ta ëndërrojë vetëm një grusht i vogël të kamurish. Por as ata nuk largohen, sepse janë të njëjtit që po lartësojnë ato monumentet nacionalisto korruptivë që herë marrin formën e atdheut e herë atë të Skënderbeut.

Previous Post

Mali i Zi: Të largohet menjëherë ambasadori serb

Next Post

“Ikni nga shtëpitë“/ “Çmendet” moti në Angli, autoritetet paralajmërojnë qytetarët  

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

“Ikni nga shtëpitë“/ "Çmendet” moti në Angli, autoritetet paralajmërojnë qytetarët  

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.