BBC ka publikuar shifrat që tregojnë se 365 çifte nga të cilat 146 shqiptarë janë përpjekur të shfrytëzojnë në mënyrë mashtruese një skemë pas Brexit duke u dhënë qytetarëve të BE-së dhe bashkëshortëve të tyre të drejtën për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.
Askush që ka kryer një martesë të rreme nuk është larguar në dy vjetet e fundit dhe dëbimi i fundit ishte katër vjet më parë. Tutje bëhet e ditur se disa individë e bëjnë këtë për para. Ndërsa shpesh disa edhe bëhen pjesë e bandave të krimit të organizuar.
Doktor Ervin Muço, në Shqipëri, thotë për BBC se njerëzit paguajnë bandat kriminale për atë që e shihnin si një biletë për një jetë të re.
“Këto rrjete dinë të mashtrojnë sistemin dhe po bëjnë para nga njerëzit që janë të përgatitur të paguajnë. Vitet e fundit, shumica e meshkujve shqiptarë që janë larguar nga ky vend kanë shkuar në Itali apo Greqi, por disa prej tyre nuk kanë mundur të marrin nënshtetësinë në këto vende.
Ervin Muço
Kështu që disa përpiqen të gjejnë gra nga vendet evropiane me të cilat mund të martohen. Ata mund të kenë të gjitha përfitimet e të qenit qytetar evropian. Dhe për shkak se Britania ishte anëtare e BE-së, shumë shqiptarë janë tërhequr nga Britania e Madhe” – tha ai.
Ish-shefi i policisë Krenar Ahmeti që tani jep mësim në Universitetin e Tiranës, pranon se bandat e krimit janë thelbësore.
“Çdokush që aspiron të jetojë në një vend të pasur e di se ka disa dokumente kyçe që u nevojiten nëse do të integrohen në atë shoqëri, por ata gjithashtu shpesh kanë nevojë për një organizatë për t’i ndihmuar ta arrijnë këtë” – tha ai.
Krenar Ahmeti
Zyra e Brendshme Britanike i tha BBC: “Siç e pret me të drejtë publiku, ne e marrim shumë seriozisht abuzimin me rrugët e imigrimit të bashkëshortëve dhe partnerëve – dhe të sugjerosh ndryshe është e gabuar.
Ne nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime përmbarimore kundër individëve që gjenden në një martesë të rreme ose partneritet civil, duke përfshirë anulimin e lejes së tyre dhe largimin e tyre nga MB” – thuhet në reagim.