Duket se paniku ende nuk ka përfunduar në Ukrainë, teksa së fundmi është dhënë alarmi për centralin bërthamor.
Bëhet me dije se kreu i firmës shtetërore të energjisë bërthamore të Ukrainës paralajmëroi për rreziqet shumë të larta të bombardimeve në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në jug të pushtuar nga Rusia dhe tha se ishte jetike që Kievi të rimarrë kontrollin mbi objektin në kohë për dimër.
Shefi i Energoatom, Petro Kotin, i tha Reuters në një intervistë se bombardimet ruse të javës së kaluar kishin dëmtuar tre linja që lidhin uzinën e Zaporizhzhia me rrjetin ukrainas dhe se Rusia dëshironte të lidhë objektin me rrjetin e saj.



















