Një foshnjë 6-muajshme ka ndërruar jetë sot në Tiranë, pasi banesa ku ajo ndodhej bashkë me gjyshen u përfshi nga flakët.
Policia ka njoftuar se ngjarja e rëndë u regjistrua në rrugën “Gani Domi” si dhe banesa është djegu plotësisht. Si pasojë, foshnja humbi jetën, ndërsa gjyshja u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve.
“Sot, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Gani Domi”, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetases J. L.
Si pasojë ka ndërruar jetë një foshnje 6 muajshe, ndërsa shtetasja J. L., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, ka njoftuar policia.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



















